“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për projekte rrugore që po prishen vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve.
Shpesh herë kemi dëgjuar Ramën të mburret për “vepra madhore” por realiteti është ndryshe, qytetarët po hasen me rrugë që ndërtohen natën e prishen ditën. Keqmenaxhimi, vjedhja e fondeve dhe punime me cilësi të dobët po gërvishtin fytyrën e vërtetë të propagandës së kryeministrit Rama.
Inxhinieri Romeo Nazarko thotë për Piranjat News se shembja e rrugëve në Shqipëri ndodh për tre arsye, punime pa cilësi, abuzimi me fondet, dhe mungesa e kolaudimit.
“Shembja e rrugëve në Shqipëri është kthyer në skandal, pothuajse çdo muaj shemben, kjo tregon qartë se ARRSH nuk bënë punën siç duhet, lekët ku shkojnë? Pse ka punime kaq të dobëta? Punimet certifikohen pa plotësuar kriteret kryesore, kjo zbulon të gjithë korrupsionin e qeverisë dhe atyre që merren me projektin”, tha shkurt Romeo Nazarko.
Rrugët e shembura:
Rruga e Arbrit – Tuneli i Murrizit
Rruga e Arbrit – Tuneli i Murrizit, u inaugurua 1 vit më parë me muzikë dhe valle nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, kostoja arriti mbi 300 milionë euro.
Tuneli i Murrizit, i cili u hap për qytetarët pak përpara zgjedhjeve të vitit 2025, me nxitim elektoral, propagandë dhe ceremoni festive, pa kaluar as një vit nga hapja e tij, ka pësoi krisje dhe çarje, duke rikonfirmuar se kemi të bëjmë me një vepër të realizuar jashtë standardeve teknike dhe atyre të sigurisë.
Tuneli i Murrizit, pjesë e segmentit nr. 3 të territorit të Rrugës së Arbërit, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH për ndjekjen e procedurave të kolaudimit. uneli i Murrizit dhe Rruga e Arbërit janë hapur për përdoruesit e rrugës të papërfunduara, të pakolauduara dhe të pamarra në dorëzim.
Tuneli i Llogarasë
Tuneli i Llogarasë – inauguruar 19 muaj më parë
Tuneli i Llogarasë, një nga projektet infrastrukturore më të kushtueshme të realizuara ndonjëherë nga qeveria Shqiptare, po shfaq probleme serioze që ngrenë pikëpyetje të forta mbi cilësinë e ndërtimit dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.
Sipas të dhënave zyrtare, ndërtimi i tunelit ka kushtuar mbi 200 miliardë lekësh, një investim i konsiderueshëm i financuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Megjithatë, pamjet e fundit tregojnë një realitet shqetësues.
Tuneli i Skërficës
Tuneli i Skërficës rruga Kardhiq-Delvinë– hapur 3 vite më parë, kosto: rreth 145 milionë euro.
Ky projekt u promovua gjerësisht nga qeveria si një vepër strategjike, simbol i zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës kombëtare. Sot, vetëm pak kohë pas përfundimit, tuneli paraqet pamje që bien ndesh me standardet që priten nga një investim i kësaj përmase.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë
Rruga Qukës–Qafë Plloçë – inauguruar 5 muaj më pare, kosto: rreth 260 milionë euro
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë u bllokua si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së masiveve shkëmbore në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standardit dhe reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të diel në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh mbetet një zonë problematike për trafikun. Si pasojë, trafiku i automjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesve të automjeteve u këshillohet të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftim të mëtejshëm.
Rruga Librazhd – Pogradec
Aksi Librazhd – Pogradec kosto: rreth 50 milionë euro
Juglindja e vendit ka mbetur në izolim, pasi prej mesditës së të shtunës është bllokuar qarkullimi në rrugën nacionale “Librazhd-Pogradec”. Ky është një aks jetik që lidh Korçën, Pogradecin e gjithë juglindjen me Elbasanin e Tiranën. Po kështu janë paralizuar lëvizjet drejt doganave në Qafë-Thanë dhe Kapshticë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndaluar lëvizjen e automjeteve, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë, për shkak se rruga ka çeduar për shkak të gërryerjes nga lumi Shkumbin.
Pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më drastik: është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.
Unaza e Burrelit
Unaza e Burrelit – inauguruar 6 muaj më parë
Kosto: 1.2 milionë euro
Unaza e poshtme rrugore e qytetit të Burrelit pësoi dëmtime të mëdha, duke penguar qakullimin e mjeteve.
Rruga ka pësuar 4 shembje, dy prej të cilave kanë dëmtuar të gjithë trupin e rrugës.
Pjesa më problematike është në anën perëndimore të saj, ku në të paktën dy vende e gjithë rruga është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pakalueshme për çdo lloj automjeti.Shumica e banorëve nuk ishin në gjendje të shkonin me makinë në shtëpitë e tyre dhe, ndërsa shembja e rrugës vazhdon, kjo ka vënë në rrezik edhe shtëpitë.
Rindërtimi total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit financohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me një vlerë prej 128 milionë lekësh të rinj, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k. me pronar dhe ndërtues Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rindërtimin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.
Rruga Usojë – Mallakastër
Aksi Usojë – Mallakastër – inauguruar 5 muaj më parë kosto: 650 mijë euro
Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur një segment rrugor prej 20 metrash në rrugën e re të rikonstruktuar të fshatit Usojë të bashkisë Mallakastër, ndërsa asfalti ka përfunduar në oborrin e një banese private.
Reshjet nxorën në pah atë që banorët kishin frikë prej kohësh: mungesën e standardeve dhe të elementëve bazë teknikë, si mosndërtimi i mureve mbajtës për mbrojtjen nga erozioni dhe mungesën e kanaleve kulluese anësorë. Rrëshkitja e asfaltit ndodhi në orët e para të mëngjesit duke rrezikuar banesën e familjes Kamaj.
Aksi Kuç – Qeparo
Aksi Kuç – Qeparo (segmenti që lidh lumin e Vlorës me Himarën) – inauguruar para 6 vitesh
Kosto: 35.4 milionë euro
Një segment rreth 30 metra i gjatë në Rrugën e lumit të Vlorës, në zonën që lidh fshatin Kuç me Qeparoin ka shfaqur çarje të dukshme në trupin e asfaltit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qarkullimit.
Rruga ka pësuar çedim në një pjesë të saj, duke krijuar edhe plasaritje anësore që dyshohet të jenë shkaktuar nga lëvizjet e tokës dhe faktorë nëntokësorë. Segmenti i dëmtuar shtrihet në një zonë me terren të thepisur.
Rruga Vllahinë – Poçem
Aksi Vllahinë – Poçem çarje 2 vite pas ndërtimit, kosto: 4.7 milionë euro
Prej më shumë se 5 ditësh, qarkullimi në juglindje të vendit ka qenë i bllokuar, duke dëmtuar qytetarët dhe ekonominë lokale./Piranjat News
Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digë...
SPAK ka dhënë pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, për shkak se dosja u v...
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi të enjten më 26 shkurt shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë në ndihm&eu...
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marë me qera në lagjen “ Kongresi i Përmetit” ...
Shembja në rrugën Librazhd–Pogradec ka sjellë anulime masive të rezervimeve në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë, du...
Në një kohë kur gjatë muajit shkurt 2026 disa akse rrugore në vend u dëmtuan rëndë nga rrëshqitjet dhe shembjet, ...
60 familje të një pallati në lagjen “Kryengritja”, në Fier ankohen për Piranjat News, se janë izoluar, për shka...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Levan-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër, ndërsa një...
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në aksin Thumanë-Milot, ku një person që po qarkullonte me motor, u përplas për vd...
Një ditë pas nisjes së procedimit penal ndaj një mjeku në Durrës për neglizhencë mjekësore, që dyshohet se &...