Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË- Qeveria synon të hartojë një vlerësim risku për sektorët më të rrezikuar për t’u ekspozuar ndaj sjelljeve korruptive. Në Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 të nxjerrë për konsultim nënvizohet se do të ketë një renditje të disa fushave që kanë prevalencë më të lartë.
“Kjo dukuri është veçanërisht e pranishme në sektorin e të drejtave të pronësisë, kujdesit shëndetësor dhe social, arsimit, prokurimeve publike, partneritetit publik-privat, taksave dhe doganave, të cilat kanë një ndikim të madh në Qeverisje, ekonomi dhe shoqëri në tërësi, veçanërisht në nivelin e besimit të publikut ndaj Institucioneve publike” thuhet në dokument.
I njëjti nënvizon se adresimi i risqeve të korrupsionit në sektorin e pronave është themelor për konsolidimin e një sistemi transparent dhe të përgjegjshëm për ofrimin efikas të shërbimeve kadastrale, ndërsa parandalimi i korrupsionit në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe social është në përputhje me të drejtat themelore dhe sigurimin e aksesit të barabartë për kujdes shëndetësor cilësor.
“Kontrolli më i mirë i procedurave në shërbimet e ofruara nga administrata tatimore do të reduktojë evazionin fiskal, si dhe do të rrisë eficencën e monitorimit të veprimeve ose mosveprimeve të zyrtarëve në sektorin tatimor dhe përfshirjen e tyre në raste të abuzimit të detyrës.
Vlerësimi i riskut të korrupsionit në sektorin e prokurimeve publike dhe partneritetit publik-privat do të reduktojë gjithashtu problematikat që pengojnë investitorët, ndërsa parandalimi i korrupsionit në procedurat doganore, kontrollet dhe vlerësimet nga administrata doganore do të rrisin efiçencën e sektorit doganor” thuhet në dokument.
Një nismë e tillë e një vlerësimi të thelluar sipas autoriteteve parashikohet të përmirësojë korrupsionin në këto sektorë teksa do të kemi një panoramë më të detajuar të proceseve dhe procedurave më të ekspozuara ndaj korrupsionit, si dhe formave të shfaqjes së tij.
Strategjia vlerëson se për këtë qëllim, do të zhvillohet një metodologji e për kryerjen e vlerësimit të riskut të korrupsionit (e cila mund të përdoret gjerësisht në të gjitha institucionet), e përshtatur më pas për vlerësimet e riskut në secilin sektor veçanërisht të prirur ndaj korrupsionit./ Monitor
TIRANË- Në kuadër të operacionit policor të koduar "Driver" është arrestuar në flagrancë 20-vjeçari me ini...
Foto ilustruese TIRANA- Kontrata sekrete, tenderë pa garë dhe projekte pa gjurmë pagesash në dizajnimin e planeve dhe godinave iko...
TIRANË- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Bëhet me dije se n...
Tea Karanxha TIRANA- Ergys Mezini dhe Tea Karanxha, pronari i "Global Cosmetics & Production" dhe pronarja e "Global Beauty & Cosmet...
Foto ilustruese TIRANA- Një 20-vjeçar, banues në Devoll, është arrestuar pasi ishte i përfshirë në një ...
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilalas të Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-...
Foto ilustruese TIRANA- Tre persona janë paraqitur në një spital privat në kryeqytet rreth orës 01:35, në Tiranë pë...
Foto ilustruese TIRANA- Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazhe janë në një pjesë të madh...
Foto ilustruese TIRANA- Ndryshojnë rregullat për regjistrimin në regjistrin e kadastrës së pasurive të paluajtshme të sh...
Foto ilustruese TIRANA- Në rrugët e vendit qarkullojnë çdo vit gjithnjë e më shumë automjete. Pjesa më e madhe e ...