
Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prokurimeve Publike.
Në seancë u futën për votim 21 kandidatura. Kryetari Niko Peleshi, kur njoftoi pikën e rendit të ditës, u kujdes që, sipas rregullores, të kujtonte se për miratimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash”.
Neni 55, pika 3, në Rregulloren e seancave, e përkufizon si shumicë “numri i votave ‘pro’ që është më shumë sesa gjysma e deputetëve në sallë”.
Në përfundim të votimit, tre kandidatura morën nga 73 vota dhe një kandidat mori 44 vota.
Me aritmetikë të thjeshtë, pa pasur nevojë për makinë llogaritëse, me 84 deputetë në sallë, pragu për shumicën e thjeshtë është 43 vota. Me këtë prezencë, nga votimi katër kandidatë siguruan shumicën që parashikon rregullorja. Rregullorja nuk diversifikon në asnjë nen se si përgatitet lista përfundimtare, e aq më pak t’i japë diskrecion Kryetarit të Kuvendit të zgjedhë cila shumicë e thjeshtë është më shumicë sesa tjetra.
Por, pa asnjë kompetencë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi shpejt e shpejt që për kandidatin që siguroi 44 vota “projektvendimi nuk miratohet”.
Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Kuvendi, u përfshinë vetëm tre emrat dhe, si arsyetim i vendimit të Kryetarit të Kuvendit, u sqarua që qenkëshin miratuar vetëm tre kandidatura që morën më shumë vota.
Po nëse dy kandidatë do të kishin siguruar nga 77 vota dhe dy të tjerë nga 44 vota, cilin lepur do të nxirrte nga kapelja Kryetari i Kuvendit?
Edhe një fëmijë i klasës së dytë, mes një loje me ushtarë prej gome, kur sheh që ka katër ushtarë, por vetëm tre xhepa, do të ishte ndalur të mendonte se si do ta sistemonte njërin prej ushtarëve.
Por nuk besohet se, ngaqë i mungonin xhepat, do ta hidhte lodrën në koshin e plehrave. Fëmijët janë shumë empatikë, sidomos me ushtarët prej gome!
Neni 55 në Rregulloren e seancës nuk thotë që, kur kandidatët që kanë siguruar votat e nevojshme janë më shumë sesa vendet vakante, zgjidhen ata me më shumë vota.
Rregullorja nuk parashikon hedhjen në kosh të ndonjë kandidati që ka siguruar votat që vetë rregullorja parashikon.
Nëse rregullorja parashikon shortin, atëherë në short duhet të futeshin të katra kandidaturat që siguruan votat.
Nga votimi i Kuvendit për vendet vakante në Komisionin e Prokurimeve Publike, katër kandidatë kanë kaluar pragun duke siguruar shumicën e votave të deputetëve prezent.
Kryetari Niko Peleshi, kur njoftoi hapjen e votimit për tre vendet vakante, sipas rregullores u kujtoi deputetëve që për miratimin nevojitej “shumicë e thjeshtë votash”.
Por nuk tha që, nëse fituesit do të ishin më shumë, do ta vendoste ai se cilin do ta hidhte në kosh.
Nuk e tha, sepse ky rregull nuk ekziston!
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Korrik10:11
Zbulohet zgavër 70 metra e thellë në Parkun e Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra
Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar ...
AKTUALITET
26 Korrik10:04
Aksident i trefishtë, plagosen dy persona në aksin Peqin-Elbasan
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar...
AKTUALITET
26 Korrik09:09
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë.
Euro do të blihet me 93...
AKTUALITET
26 Korrik08:54
Furgoni me punëtorë del nga rruga në Fushë-Dukat, një viktimë dhe pesë të plagosur në Vlorë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Dukat–Orikum, n&eum...
AKTUALITET
26 Korrik08:40
Nga këshilltar në garant të pajtueshmërisë: Si po ndryshon roli i profesioneve të lira
Rregulloret e reja për parandalimin e pastrimit të parave dhe nisma më e fundit ligjore për raportimin e mekanizmave ndërkufitarë...
AKTUALITET
26 Korrik08:28
Punë dhe relaks: Si kompanitë e mëdha shqiptare po marrin me të mira punonjësit
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktivitetin duke investuar në një aktivitet të quajtur “retreat&rdquo...
AKTUALITET
26 Korrik08:11
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjell&eu...
AKTUALITET
25 Korrik22:57
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbul...
AKTUALITET
25 Korrik22:16
Dita e 56 revoltës kundër qeverisë, qytetarët mesazh për Ramën në bulevard: “I pabesë”
Protesta e përnatshme kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 56-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën në Ti...
AKTUALITET
25 Korrik21:48
“SPAK hetoni Ramën”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!
Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet &ldq...