Rama thërret në tryezë "drejtësinë", më 28 shtator diskutohet mekanizmi i pagave
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashk&eu...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashk&eu...
Shqiptari që u vra në Baldissero D’Alba të Italisë nga pronari i shtëpisë ku dyshohet se kishte hyrë për të...
KOSOVË- Aleanca ka shprehur mbështetjen e saj për çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon garantimin e drejtësis&...
Zbardhet takimi i ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, me drejtuesit e policisë në qarqe. Mësohet se fokusi i takimit ka qe...
Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne forcat speciale RENEA zbarkuan n&eu...
Ylber Ramadani paralajmëron Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, e para nga 4 sfidat e këtij edicioni t&eum...
Narko-trafikantët shqiptarë janë gjithmonë e më shumë të pranishëm në Spanjë. Gadishulli Iberik tashmë...
Ura e fshatit Ketë në Klos u shemb me shirat e parë të vjeshtës, ndërsa u përurua 10 ditë më parë nga bashki...
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të bëjnë kujdes! Për shkak të pu...
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi. Sulmuesi është përfshirë në formaci...

Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi ankesën për tenderin e stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, duke i lejuar Hekurudhës Shqiptare të vijojë procedurën për kontratën fond limit 91.7 milionë lekë pa TVSH apo rreth 960 mijë euro.
Objekti i kontratës përfshin si hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, ashtu edhe ndërtimin e godinës së stacionit, pra një kontratë projektim-ndërtim me formulën “çelësa në dorë”.
Në vendimin e 16 shtatorit, KPP përcaktoi “të mos pranojë ankesën” e operatorit ekonomik dhe se “autoriteti kontraktor lejohet të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit”.
Operatori ankimues kishte paraqitur ofertë prej 76.6 milionë lekësh, por ishte skualifikuar. Operatori i shpallur fitues paraprak kishte ofruar 81.1 milionë lekë, ndërsa një tjetër ofertues i kualifikuar kishte paraqitur ofertë rreth 87 milionë lekë.
Mosmarrëveshja lidhej me mënyrën se si operatori ankimues kishte deklaruar mbështetjen në kapacitetet e subjekteve të tjera për plotësimin e kërkesave për licencat profesionale dhe stafin teknik.
KPP vlerësoi se dokumentacioni “nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet i vlefshëm”, duke arritur në përfundimin se pretendimi i operatorit “nuk qëndron”.
Stacioni do të zhvillohet në një sipërfaqe prej rreth 6,287 metrash katrorë, ndërsa godina do të ketë rreth 260 metra katrorë. Projekti parashikon salla pritjeje, sportele dhe makina automatike për bileta, ambiente shërbimi, sisteme sigurie dhe hapësira parkimi.
Dokumentacioni kërkon gjithashtu që objekti të projektohet si një “stacion i gjelbër”, me eficiencë energjetike, ndriçim natyral, panele fotovoltaike dhe sisteme për mbledhjen e ujërave të shiut. Stacioni është pjesë e projektit më të gjerë për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit drejt Aeroportit “Nënë Tereza”. Projekti përfshin rreth 40 kilometra linjë dhe synon një kohë udhëtimi prej rreth 12 minutash mes Tiranës dhe aeroportit dhe rreth 22 minutash mes Tiranës dhe Durrësit.
Sipas dokumenteve zyrtare, shërbimi për pasagjerët parashikohet të nisë në fund të vitit 2027 edhe pse me ecurinë e deritanishme mbetet për tu parë nëse kjo do të finalizohet./ Monitor
Moti parashikohet me kthjellime e gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu me int...
Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria aktuale e k...
Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin rrugor Lezhë-Milot. Moti i mirë d...
’Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me...
Të premten në mesditë, në një nga sallat e kryeministrisë ishin ftuar pronarët e supermarketeve, që prej dy javësh ...
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Pas vrasjes së 44-vjeçarit me armë zjarri dhe plagosjes së një 73-vjeçari, i cili mbeti i lënduar rastësisht, Drejto...
Një konflikt për motive sentimentale ka përfshirë gjashtë persona të shtunën në mbrëmje pranë një lokali ...
Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kateg...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasojë e kësaj janë...