Durrësi i mbuluar nga mbeturinat. Qytetari: Mbetje nga më të ndryshme rrethojnë zonën e Pallatit të Sportit
Një qytetar ka denoncuar pranë “Piranja News”, mbetjet e shumta pranë Pallatit të Sportit në Durrës, i mbuluar me mbet...
Një qytetar ka denoncuar pranë “Piranja News”, mbetjet e shumta pranë Pallatit të Sportit në Durrës, i mbuluar me mbet...
’Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me...
Një burrë shqiptar u vra në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Baldissero d'Alba, nga pronari italian i nj&eum...
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin v...
Ai dëgjoi zhurma që vinin nga oborri në mes të natës dhe, pasi doli për të kontrolluar, thuhet se pa katër ose pesë...
Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashki...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme po shndërrohen n...
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencis...
Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qersh...
Të premten në mesditë, në një nga sallat e kryeministrisë ishin ftuar pronarët e supermarketeve, që prej dy javësh kishin refuzuar t’i dorëzonin qeverisë një liste me çmimet e mallrave që shesin në dyqanet e tyre.
Me buzët e rrudhura, vetullat e mbledhura dhe me pamjen e njeriut që e kishte gdhirë gjithë natën duke menduar për çmimin e bukës dhe të vezës, Edi Rama hyri i pari në sallën ku e prisnin tregtarët.
Përballë tij, pronarët rrinin seriozë e të heshtur dhe, për disa çaste, skena të sillte ndër mend më shumë një mbledhje të komisarëve me fshatarët te filmi “Përballimi”, se sa një takim të qeverisë me biznesin në një ekonomi të tregut.
Sigurisht që përballë Ramës nuk ishin kulakët që fshihnin thasët me grurë. Ai as nuk i quajti “shushunja” siç bënin në prodhimet e Kinostudios së re, por gjuha që përdori kryeministri ishte e ngjashme.
Sipas tij po jetojmë në një “kapitalizëm agresiv”, aty ku tregtarët po fitonin “më shumë se sa ç’e mban zakoni i mirë”; ai i paralajmëroi se qeveria nuk do t’i lejonte “që të ngarkoni njerëzit” me çmime të rënda dhe ua bëri të qartë se mund të vinte dita kur të thoshin: “Çfarë i hapëm vetes? Në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë…”.
Përkrah Ramës ishin shoqe Delina, ministre e ekonomisë që u tha pronarëve se përgatitja e listës së çmimeve nuk shkonte më shumë se një orë punë, dhe shoku Petrit, ministër i financave që u shpjegoi se qeveria kërkonte të gjente një hallkë në zinxhirin e furnizimit, ku çmimi fryhej abuzivisht. Mungonte aty vetëm “shoku Martin”…
Nisma e qeverisë synon krijimin e platformës “Pasqyra e Çmimeve”, një model i aplikuar më parë në Greqi dhe në Itali për të mbajtur nën kontroll çmimet e ushqimeve bazë. Transparenca shihet si një masë që mund të rrisë konkurrencën dhe të pasohet me ulje çmimesh.
Edhe Greqia dhe Italia përdorën marrëveshje me supermarketet për të frenuar çmimet. Vetëm se qeveritë atje nuk ia nisën duke mbledhur tregtarët në një sallë për t’u bërë presion se pse fitonin kaq shumë.
Si në Greqi, ashtu edhe në Itali, shumë ushqime bazë tatohen me TVSH të reduktuar. Në Greqi norma standarde e TVSH-së është 24%, por për bukën, qumështin, mishin, peshkun, vajin e ullirit, djathin, makaronat, miellin, drithërat dhe perimet zbatohet norma e reduktuar 13%.
Italia gjithashtu aplikon prej kohësh norma të reduktuara të TVSH-së për kategori të ndryshme ushqimore.
Të dyja qeveritë, në Greqi dhe në Itali nxorën gjithashtu para nga buxheti për të zbutur faturën e ushqimeve të familjeve.
Italia krijoi kartën “Dedicata a te”: në vitin 2023 vuri fillimisht 500 milionë euro në dispozicion të rreth 1.3 milionë familjeve në vështirësi për blerjen e ushqimeve bazë; fondi u rrit më pas në 600 milionë euro. Greqia krijoi “Market Pass”, që në fazën fillestare subvenciononte 10% të një shume mujore të llogaritur për blerjet ushqimore, duke nisur nga 22 euro ndihmë në muaj për një familje me një person dhe duke u rritur sipas numrit të anëtarëve. Ndihma jepej përmes një karte dixhitale ose, me një shumë 20% më të ulët, drejtpërdrejt në llogarinë bankare.
Në të dyja rastet qeveritë përdorën edhe paratë dhe instrumentet e shtetit, përpara ose paralelisht me presionin ndaj tregtarëve.
Ndërsa në Shqipëri, teksa Rama u kërkon tregtarëve të heqin dorë nga një pjesë e fitimit, qeveria vazhdon ta mbajë TVSH-në standarde, 20% për ushqimet bazë.
Dikur Rama e mendonte ndryshe zgjidhjen për familjet e varfra. Me premtimin “zero TVSH për ushqimet” ai erdhi në pushtet. Atëherë argumentonte se si një familje nuk duhej të paguante 20% taksë mbi bukën, qumështin, vezët, miellin apo orizin. Shiko videon më poshtë:
Tani që çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë tejkaluar mesataren e Bashkimit Europian, qeveria po e kërkon me çdo kusht fajtorin brenda supermarketit. Vetëm se ky zell për t’ia lënë tregtarëve fajin nuk duket të jetë i ndershëm.
Prandaj dhe skenat që krijohen në kryeministri ngjanin te filmi “Përballimi”, atje ku Kadri Roshi lëshoi me mjeshtëri batutën, që keto dy javë e kanë pasur në mendje pronarët e supermarketeve: “Gërmo Tare, gërmo, aty kam qenin e ngordhur! Merre, Merre!”/Lapsi.al
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Pas vrasjes së 44-vjeçarit me armë zjarri dhe plagosjes së një 73-vjeçari, i cili mbeti i lënduar rastësisht, Drejto...
Një konflikt për motive sentimentale ka përfshirë gjashtë persona të shtunën në mbrëmje pranë një lokali ...
Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kateg...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasojë e kësaj janë...
Ai dëgjoi zhurma që vinin nga oborri në mes të natës dhe, pasi doli për të kontrolluar, thuhet se pa katër ose pesë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, në ujërat e lumit Setë. Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa po...
Një automjet është përfshirë nga flakët pranë kthesës së Picarit. Menjëherë pas njoftimit për zjarri...
Një debat midis studentëve degjeneroi në një sulm brutal: viktima, një djalë i moshës 14 deri në 16 vjeç, u p&eum...
Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Torino, është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të...