Vrasja e efektivit, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut! Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...

TIRANË- Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka u rrit përsëri me ritme dyshifrore vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të vitit 2024 arriti në 61.5 miliardë lekë ose pothuajse 627 milionë euro.
Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 10.3% krahasuar me një vit më parë. Në pjesën dërrmuese, portofoli kredisë së institucioneve financiare jobanka u takon institucioneve financiare jobanka të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën rreth 6.9% të portofolit të total të kredisë për ekonominë shqiptare.
Kredia e institucioneve financiare jobanka jepet kryesisht në monedhën vendase dhe kjo ka bërë që efekti i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit të jetë më i vogël krahasuar me sektorin bankar. Në fund të vitit 2024, kredia në Lekë përbënte rreth 70% të vlerës totale të portofolit të kredisë.
Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro. Ajo ka si objektiv kryesisht atë segment që ka vështirësi për të siguruar akses për financim nga sektori bankar, duke përfshirë subjektet me të ardhura më pak të formalizuara dhe fermerët.
Institucionet e mikrofinancës kanë kosto më të larta të fondeve, marrin përsipër rreziqe më të mëdha dhe japin kredi në vlera mesatarisht të vogla. Të gjithë këta faktorë përcaktojnë një çmim më të lartë të kredisë.
Megjithatë, rritja e kreditimit nga sektori financiar jobankar dhe veçanërisht nga segmeti i produkteve të mikrofinancës mund të ndikohet nga masat e reja rregullatore që ka miratuar Banka e Shqipërisë dhe që kanë hyrë në fuqi këtë vit. Këto ndryshime do të prekin kryesisht atë segment të tregut që është rritur me ritme më të larta vitet e fundit, mikrokredinë konsumatore.
Mbështetur në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që ka hyrë në fuqi në fillim të 2025, pritet një shtrëngim në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka.
Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.
Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme dhe të provuara se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cënon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë.
Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara./ Monitor
samir mane TIRANË- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të cil...
SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij, 51-vjeçare...
BALLKAN- Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi për kalimin ose jo në gjyki...
TIRANA- Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan D...
ITALI- Autoritetet italiane kanë "çmontuar" dy grupe të trafikut të drogës, të përbërë nga italianë, shqip...
TIRANË- Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi janë dy persona në foton e njerëzve të njohur dhe të arrestuar nga politika p...
DIBËR- Administratori i kompanisë ku punonte 31-vjeçari i cili jumbi jetën pasi ra në kontak me rrymën elektrike ësht&eum...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se nuk ka asnjë provë që të dëshmojë se bëhet ...
VLORA- 6 subjekteve në Vlorë u janë gjendur në ambientet e tyre mish pule me salmonelë gjatë kontrolleve të ...