U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

TIRANË- Kredia e re për ekonominë arriti një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti në 379.8 miliardë lekë, në rritje me 19% krahasuar me vitin 2023. Rritja e kredisë së re ishte edhe më e lartë krahasuar me nivelin prej 14.5% të vitit 2023.
Viti 2024 u karakterizua i gjithi nga ritme të larta të kreditimit të ekonomisë dhe dhjetori solli një shumë të re rekord të kredisë mujore. Sektori bankar disbursoi 47.8 miliardë lekë kredi të reja për ekonominë në muajin dhjetor 2024, që përfaqëson vlerën më të lartë historike të kredisë mujore të dhënë nga sektori bankar.
Shtysa kryesore për rritjen e kredisë gjatë 2024 erdhi nga segmenti i biznesit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për bizneset vitin e kaluar arriti shumën e gati 269 miliardë lekëve, me një rritje prej 24% krahasuar me një vit më parë. Kredia për biznesin ka shfaqur rritje pozitive në të gjitha segmentet, por ritmet më të larta janë shënuar në kredinë për pasuri të paluajtshme.
Edhe segmenti i individëve sidoqoftë vazhdoi rritjen me ritme të larta dyshifrore. Vitin e kaluar, sektori bankar disbursoi pothuajse 107 miliardë lekë kredi të re për individët, në rritje me 16.1% krahasuar me një vit më parë.
Megjithëse shifrat e kredisë së re përfshijnë edhe rifinancime të kredive të maturuara ose zhvendosje të kredive ekzistuese në banka të tjera, të dhënat pozitive për ecurinë e kreditimit konfirmohen edhe nga ecuria e kredisë, e matur si tepricë.
Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve. Vetëm gjatë muajit dhjetor, vlera e portofolit u rrit me më shumë se 11 miliardë lekë. Me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 12.3%.
Rritja e portofolit pothuajse u trefishua në raport me rritjen e vitit të kaluar. Kjo është rritja më e lartë e portofolit të kredisë në 15 vitet e fundit. Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 11.4%, ndërsa për individët rritja ishte 13.5%.
Sipas monedhës, rritja e kredisë edhe vitin e kaluar u mbështetet sidomos nga financimet në monedhën vendase. Portofoli i kredisë në lekë vitin e kaluar u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.
Megjithatë, vitin e kaluar edhe kredia në valutë e përmirësoi ndjeshëm rritjen, me 9.5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Nëse marrim në konsideratë efektin e kursit të këmbimit, rritja e kredisë në valutë dhe e kredisë për ekonominë në tërësi do të kishte qenë edhe më e lartë. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun vitin e kaluar ra më tej me 7.4% krahasuar me vitin 2023./ Monitor
TIRANË- Gjykata e Apelit Administrativ mori sot vendimin për të shqyrtuar në themel padinë e shoqatave të turizmit për shfu...
Vëllai i Asim Gjonit TIRANË - Valentin Gjoni, vëllai i Asim Gjonit i cili u vra pak ditë më parë me thikë nga babai i ti...
Hekuran dhe Asim Gjoni TIRANË - Bashkëshortja e Asim Gjonit i cili u vra nga babai 74-vjeçari Hekuran Gjoni, ka treguar detaje në lid...
TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Bra...
Foto ilustruese FIER - Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier pasi akuzohet për grabitje. Në pranga ka r&eu...
ITALI- Aurora Tila, 13-vjeçarja shqiptare e cila vdiq në Piacenza më 25 tetor 2024 pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte me n&...
Vaskat e Peshkut TIRANË - Ish-vaskat e peshkut në Drenovë që sot e kanë humbur funksionin parësor të tyre pritet të...
LEZHË- Daut Laze i dënuari që u arratis nga burgu i Shënkollit, nuk është gjetur ende nga policia. Familja e 49-vjeçarit ...
Edison Pula TIRANË - Një operacion i koduar "Together" i kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania...
Hekuran Gjoni TIRANË - Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "Arrest me burg" për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni i c...