Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kredia e mbuluar me kolateral pasuritë e paluajtshme vazhdon të rritet.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të 6-mujorit 2025 vlerësohet se rreth 76% e portofolit të kredisë bankare ishte i mbuluar me kolateral, në rritje të lehtë nga niveli prej 75% i një viti më parë.
Kolateral dominues për sigurimin e kredive bankare vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zënë 46% të tepricës së kredisë ose rreth 61% të kredisë së kolateralizuar.
Stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 9% në krahasim me një vit më parë, kryesisht si rezultat i rritjes së kredisë për shtëpi.
Edhe portofolet e kredive të kolateralizuara me kolateral tjetër kanë shënuar rritje. Përveç pasurive të paluajtshme, që ngelen kolaterali kryesor për garantimin e kredive bankare, llojet e tjera të kolateralit mund të përfshijnë kryesisht kolateralin financiar (për shembull, cash, aksione të kompanive apo portofol kredie performues), apo kolateral tjetër në formën e pasurive të luajtshme.
Në mesin e këtij viti, kredia e dhënë nga sektori bankar raportohej nga Banka e Shqipërisë në vlerën e 855 miliardë lekëve. Bazuar në këtë shifër, mund të përllogaritet se kredia e siguruar me pasuri të paluajtshme kishte vlerën e rreth 393 miliardë lekëve ose afërsisht 4 miliardë eurove.
Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Vlerësohet se kreditimi ka qenë faktor shumë i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Por, nga ana tjetër, kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme.
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme ka arritur në afërsisht 429 miliardë lekë. Rreth 54% e kësaj shume është kredia për individë, ndërsa 46% është kredi e dhënë për bizneset. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme është në rritje vjetore me 16%.
Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme e individëve dhe bizneseve përbën më shumë se gjysmën e portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më tipik, vetë prona e blerë me kredi). Një krizë e mundshme në tregun e pasurive të paluajtshme do të ulte vlerën e kolateralit dhe do të ekspozonte bankat ndaj rreziqeve për humbje nga kreditë.
Duke filluar nga korriku i këtij viti, Banka e Shqipërisë ka vendosur disa kufizime për standardet e kredidhënies së re për blerjen e banesave.
Këto masa synojnë ruajtjen e stabilitetit financiar, përballë rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave, nëpërmjet ruajtjes së aftësisë paguese të kredimarrësve dhe cilësisë së ekspozimeve të sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme.
Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë është vendosur 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj kufiri i lejuar është 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë është në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan është 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë./Monitor
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me inte...
Gazetari Elton Qyno në 'Çim Peka Live' zbulon detajet e hetimit të grupit të strukturuar kriminal në fushën e vrasjeve dhe tjet&...
Policia Kombëtare Kolumbiane, në koordinim me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe me mbështetjen e agjencive ndërkomb...
Gazetari Artan Hoxha zbulon për emisionin 'Çim Peka Live’, Syri Tv emrin e viktimës që u ekzekutua pak ditë më par...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru, ku një 40-vjeçar është vrarë me thik&eum...
Me shpresën e zbardhjes së misterit dhe rrethanave të vrasjes së shtetases Keniane, Joy Ayoko, prokuroria e Tiranës ka marrë nj&...
Një 40-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Babrru. Viktima është Haj...
Një burrë rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar i gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Babrru. Policia tha se trupi i p...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Babrru. Një person është qëlluar me thikë ...