Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

TIRANË- Kredia për shtëpi u rrit për të pestin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 54.9 miliardë lekësh ose rreth 545 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar. Kredia e re për banesa u rrit me 13% krahasuar me vitin 2023.
Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2024 arriti në pothuajse 208.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 15.5%. Ritmet e rritjes të portofolit të kredisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 6.3% të vitit të mëparshëm.
Normat e ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi në dy vitet e fundit të dominohen nga monedha vendase. Kjo tendencë u thelluar edhe më shumë në 2024. Kredia e re për shtëpi në lekë vitin e kaluar arriti në 40.9 miliardë lekë, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 74% të vlerës së re të disbursuar në kredi për shtëpi.
Kredia në euro pësoi një rënie të mëtejshme në 14 miliardë lekë, 24% më pak krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, rënia e kredisë në euro është ndikuar edhe nga efekti negativ i kursit të të këmbimit dhe vazhdimi i mbiçmimit të lekut.
Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi ka shënuar një rritje të fortë në vitet pas pandemisë. Në periudhën kohore 2021-2024, sektori bankar ka dhënë më shumë se 189 miliardë lekë kredi të reja për blerjen e banesave nga familjet shqiptare. Kjo shumë është dy herë më e lartë krahasuar me katërvjeçarin e mëparshëm, 2017-2020.
Rritja e mbështetjes me sektori bankar me kredi duket se është një faktor që ka patur një peshë të konsiderueshme në kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe në rritjen e çmimit të pronave pas pandemisë.
Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.
Nga ana tjetër, rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti.
Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme për individët dhe bizneset ka krijuar shqetësim te Banka e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Banka Qendrore aplikoi për herë të parë një shtesë kundërciklike të raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar, që ka si qëllim ngadalësimin e rritjes së kredisë për ekonominë./ Monitor
KOSOVË- Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e thell&e...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimi...
KOSOVË- Një grup aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur para selisë së partisë e këndo...
KOSOVË- Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur një konferencë për media ku ka pu...
KOSOVË- Faqja zyrtare në internet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bie vazhdimisht. Dy orë pas mby...
KOSOVË- 5% e votave në Kosovë janë numëruar deri më tani. Mësohet se nga votat e numëruara kryeson Lëvizja V...
TIRANA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë nga ku mësohet një...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëm...
Shpendët ujorë SHQIPËRI - Rezultatet e regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë në Shqipëri flasin se...
LEZHË- Një 32-vjeçar është arrestuar nga polilicia, pasi tentoi të vriste me armë një person. Policia bën ...