Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Rritja e kredisë për shtëpi u frenua në muajin qershor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar dha rreth 4.6 miliard lekë kredi të reja për shtëpi, në rënie të lehtë me 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të gjithë 6-mujorin, kredia e re për shtëpi e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 27.5 miliardë lekëve, në rritje me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kredia e re për shtëpi këtë vit është në vlerat më të larta historike, e mbështetur sidomos tek normat e ulëta të interesit në monedhën vendase. 73% e kredisë së re për shtëpi këtë vit është dhënë në monedhën vendase. Kredia e re në lekë është rritur me 77% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin maj zbriti në 4.59%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.21%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.
Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe u tkurr me 43% për gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 196.2 miliard lekëve, në rritje vjetore me 10.2%. Ky portofol përbën tashmë 25% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.
Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultatete të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar arriti në 60%, nga 40% që kishte qenë në 6-mujorin e parë të vitit.
Rritja e shpejtë e kredisë në përgjithësi dhe e asaj për blerjen e pasurive të paluajtshme në veçanti duket se ka arritur pikën kur ajo vlerësohet se mund të përfaqësojë rrezik të shtuar për sektorin financiar.
Në fillim të këtij viti, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Në deklaratën e Bordit Ekzekutiv të FMN për Shqipërinë, thuhet se vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike lidheshin kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të palaujtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.
Banka e Shqipërisë reagoi ndaj këtyre shqetësimeve në fund të tremujorit të dytë 2024, duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë përqind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025./MONITOR
ITALI- Më 1 gusht pritej që në Gjadër të Shqipërisë të hapej qendra për pritjen e strehimit të migrantë...
Foto ilustruese TIRANË- Vrasje të rivalëve, urdhëra për vrasje me pagesë e tentativa të shumta për vrasje e pastrim...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria ditën e sotme ka miratuar indeksimin e pensioneve me indeksin 13.5 %. Kjo është miratuar në m...
Aksidenti LEVAN- Një aksident është regjistrur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në aksin rrugor Levan-Kafaraj, n&e...
pamje nga vendngjarja SARANË- Një makinë ka marrë flakë në Sarandë pasditen e sotme dhe menjëherë ka...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje të reja nga megaoper...
Foto ilustruese TIRANË- Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kanë...
GREQI- Një aksident i rënë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se në aksident është përfshirë një familje shqi...
Foto ilustruese DUBAI- Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autorietet italiane është vënë në pra...
foto ilustruese TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ngritur alarmin lidhur me një ngjarje të p...