Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë muajit korrik, pavarësisht sinjaleve të Bankës së Shqipërisë se huadhënia, veçanërisht në këtë segment, mund të ketë nevojë të ngadalësohet.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore, gjatë muajit korrik bankat dhanë rreth 4.1 miliardë lekë kredi të re për të financuar blerjen e pronave nga familjet. Kredia e re u rrit me 50% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Për shtatë muajt e parë të vitit, kredia e re për shtëpi arriti rekordin historik prej 31.6 miliardë lekësh, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja vazhdon të mbështetet sidomos tek zgjerimi shumë i shpejtë i kredisë në lekë. Për 7-mujorin 2024, kredia e re në monedhën vendase është rritur me 77% krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar. Kredia në lekë përbënte afërsisht 74% të vlerës së kredisë së re për shtëpi të disbursuar këtë vit.
Normat e ulëta të interesit besohet se kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në zhvendosjen e kreditimit për shtëpi drejt lekut.
Jo vetëm kreditë e reja janë dhënë më shumë në lekë, por një pjesë e mirë e kredive ekzistuese në valutë janë konvertuar në monedhën vendase, për të përfituar nga normat më të ulëta të interesit, por edhe nga kursi i favorshëm i këmbimit.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin qershor zbriti në 4.57%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.22%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2022.
Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe u tkurr me 40% për shtatë muajt e parë të këtij viti.
Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 198.2 miliard lekëve, në rritje vjetore me 16%. Ky portofol përbën 26% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.
Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar arriti në 60%, nga 40% që kishte qenë në 6-mujorin e parë të vitit.
Rritja e shpejtë e kredisë në përgjithësi dhe e asaj për blerjen e pasurive të paluajtshme në veçanti duket se ka arritur pikën kur ajo vlerësohet se mund të përfaqësojë rrezik të shtuar për sektorin financiar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në janar i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike lidheshin kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.
Banka e Shqipërisë reagoi ndaj këtyre shqetësimeve në fund të tremujorit të dytë 2024, duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.
Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.
Edhe në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës javën e kaluar, Banka e Shqipërisë theksonte se është e nevojshme që rimet e rritjes së kreditimit të ekonomisë të ngadalësohen./MONITOR
Foto ilustruese VALBONË- Fati i 34-vjeçarit lituanez, i cili kishte ardhur si turist dhe rezulaton i humbur në Valbonë, mbetet ende n...
SHBA- Republikanët e një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të dielën një raport që kritiko...
SARANDË- Reshjet e denduar të shiut kanë përfshirë Sarandën duke shkaktuar edhe përmbytje. Si pasojë e reshjeve m...
TIRANA- Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka njoftuar përmes një shkrese të gjitha gjykatat në vend, prokurorin e përgjit...
Foto ilustruese TIRANË- Kamatëvonesat e paguara për faturat e energjisë elektrike deri në fund të qershorit arritën n&eu...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për përndjekje të ish-partneres dhe posedim t...
ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në Riccione, Itali. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur të...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra larg...
GREQI- Departamenti i Krimeve Kundër Pronës në Nëndrejtorinë e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës pran&e...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Uk...