Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

GREQI- Departamenti i Krimeve Kundër Pronës në Nëndrejtorinë e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Athinës, ka zbuluar një bandë kriminale. Gjithashtu antarët e bandës kryenin në mënyrë sistematike grabitje dhe vjedhje në dyqane dhe banesa në zona të qendrës së Athinës. Mësohet se në prangaranë tre persona të moshës, mes tyre edhe një shqiptar. Në prangat e policisë greke ranë Pllumb Cara alias Pllumb Rusi, 39 vjeç nga Sukthi i Durrësit, Yasin Badawi 30 vjeç nga Siria dhe shtetasi grek Evstathios Borgidis 60 vjec.
Siç doli nga hetimi, të pandehurit, të paktën që nga nëntori i vitit 2023, fillimisht kanë kryer grabitje me armë në dyqane e mini markete dhe më pas vjedhje dyqanesh dhe shtëpish në zona të ndryshme të Athinës, si Sintagma, Agios Panteleimonas, Kaisariani, Pagrati, Virona dhe Zografou, madje duke synuar disa herë të njëjtat dyqane. Ata kishin marrë pistoleta, duke zgjedhur të kryenin grabitje në minimarkete në pronësi të njerëzve me origjinë aziatike, në të cilat nuk hezitonin të ushtronin dhunë, duke i lidhur viktimat e tyre me kabllo dhe duke i lënë të palëvizur ndërsa iknin.
Një rol qendror në veprimtarinë e tyre kriminale kishte 39-vjeçari shqiptar Pllum Cara, i cili gjatë kryerjes së grabitjeve vepronte si autor natyral, ndërsa në vjedhjet si udhërrëfyes. Ishte ai që përzgjidhte objektivat, merrte informacionin, koordinoi dhe udhëhoqi anëtarët e tjerë. Më hollësisht, në grabitjet, 39-vjeçari së bashku me 60-vjeçarin duke pretenduar se janë policë, kanë hyrë në minimarkete dhe me kërcënimin e pistoletave kanë bllokuar punonjësit dhe kanë marrë para. Në vjedhjet, 30-vjeçari ka thyer dyert e dyqaneve, ka hyrë brenda tyre dhe ka hequr para dhe sende të tjera, ndërsa 39-vjeçari shqiptar asistuar dhe mbikëqyrur 30-vjeçarin.
Në këtë rast, përgjegjës për planifikimin e objektivave ishte 60-vjeçari grek. Ndërprerja e aksionit të tyre u arrit të premten, datë 6 shtator 2024, kur u njoftuan punonjësit e policisë së ekipit DI.AS. të Drejtorisë së Veprimit të Drejtpërdrejtë Athinë të cilët arrestuan 39-vjeçarin shqiptar dhe 60-vjeçarin grek, ndërsa kishin kryer një vjedhje në një banesë në Kypseli. Në fakt, në tentativën e tyre për t’u arratisur, teksa zbrisnin ballkoni në ballkon, 39-vjeçari shqiptar Pllum Cara mbeti i plagosur duke rënë nga lartësia dhe aktualisht ndodhet në spital.
Në zonën ku ndodheshin autorët, u gjetën dhe sekuestruan një sërë mjetesh vjedhjeje, si dhe një sërë bizhuteri e sende të tjera, të cilat u identifikuan si të vjedhura dhe i atribuohen pronarit të banesës. Më pas është vijuar me ndalimin e 30-vjeçarit sirian, ku para se të arrestohej ai tentoi të shmangte kontrollin e policisë, duke refuzuar të zbatonte urdhrat e punonjësve të policisë.
Nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2- pistoleta ajrore metalike 3- plastike, kopje pistolete, sfera metalike, fishekë gjuetie, shishe gazi me pistoletë me ajër, 2 palë pranga, 3 thika të palosshme, kuti metamfetamine kristal me një peshë bruto prej 109 gram, peshore elektronike precize, veshjet e përdorura në ngjarje dhe telefonat celularë.
Deri më tani janë zbardhur 2- grabitje dhe 19 vjedhje në dyqane dhe banesa në zona të qendrës së Athinës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të anëtarëve të grupit kriminal. Shtetasi shqiptar Pllum Cara rezulton me precedentë penalë në Greqi për vjedhje, grabitje, shkelje të ligjit mbi drogat dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Uk...
ELBASAN- Drejtuesi i automjetit i cili përplasi një motomjet dhe u largua nga vendngjarja është arrestuar ditën e sotme në ...
GREQI- Pesë shqiptarë janë dënuar maksimalisht ditën e sotme nga Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Selaniku...
TIRANË- Makina tip “Golf 5” e cila u përdor nga autorët gjatë atentatit të 3 shtatorit në Don Bosko mësohe...
TIRANË- Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ka vendosur të t...
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se dy prej tyre R. Y 30 vjeç dhe B. K 38 vje...
KORÇË- Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me arrestimin e 56-vjeçarit Nesti Zhobro në Korç...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e gjyqit të Talo Çelës për më 1 tetor. Çela gjykohet ...
KORÇË- Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se N.Zh 56 vjeç ka tentua...
SARANDË- Një 32-vjeçar anglez ka tentuar ditën e djeshme të kalojë një shumë parash të padeklaruara në...