Arsimi që nuk të mëson të ngrihesh kundër padrejtësisë, nuk është arsim – është dështim.”— John Dewey, filozof dhe pedagog amerikan, një nga mendimtarët më me ndikim të arsimit modern
Më 8 shtator, bankat e shkollës 9-vjeçare do të jenë dukshëm më bosh: të paktën rreth 112 mijë nxënës më pak do të ulen në to krahasuar me një dekadë më parë.
Kjo rënie prej 31% nuk është thjesht një shifër statistikore, por një tregues i një krize të thellë që prek në rrënjë të ardhmen e vendit – arsimin. Mungesa e fëmijëve në shkolla nuk është më fenomen lokal, por është bërë një realitet kombëtar, që e vë Shqipërinë përballë sfidës më të madhe të zhvillimit të saj modern.
Në shumë zona të vendit, sidomos në fshatrat e Jugut, shkollat po mbyllen sepse nuk ka më nxënës. Në disa njësi administrative numri i fshatrave është më i madh se vetë numri i fëmijëve, një pasqyrë dramatike e boshatisjes së zonave rurale.
Edhe në qytetet më të mëdha, ku dikur mësimi bëhej në disa klasa paralele, numri i klasave po bie vit pas viti. Në shkollat e vogla, mësimi zhvillohet në klasa të kombinuara, shpesh pa laboratorë dhe pa akses në teknologji. Ky realitet është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve demografike të tranzicionit shqiptar, ku emigracioni masiv dhe ulja e lindjeve kanë ndryshuar përfundimisht strukturën e popullsisë.
Pas më shumë se tri dekadash tranzicion, vendi ka hyrë në një fazë ku jo vetëm që popullsia zvogëlohet, por edhe po plaket me shpejtësi. Mosha mediane e shqiptarëve ka arritur tashmë në 44.3 vjeç, sipas INSTAT, duke iu afruar mesatares së Bashkimit Europian prej 44.7 vjeç, sipas referimeve tw Eurostat.
Por ndryshe nga vendet e pasura europiane, Shqipëria po plaket pa u pasuruar, me një ekonomi ende të brishtë dhe me produktivitet të ulët. Një vend që plaket e tkurret nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme pa gjenerata të reja të arsimuara mirë, të afta të përballen me sfidat e tregut global dhe të prodhojnë inovacion e zhvillim.
Për fat të keq, edhe për ata fëmijë që mbeten në sistem, cilësia e arsimit nuk po jep shpresa. Shqipëria shënoi përkeqësimin më të madh në botë në testimet ndërkombëtare PISA, me rënie të ndjeshme në matematikë, lexim dhe shkencë.
Kjo tregon se jo vetëm kemi më pak nxënës, por edhe ata që kemi nuk po marrin arsimimin e duhur për të qenë konkurrues në një treg pune gjithnjë e më të ndërlikuar. Një shoqëri që humbet cilësinë e arsimit nuk mund të ndërtojë as ekonomi moderne, as shtet efikas dhe as shpresë për brezat e rinj.
Në këtë situatë, arsimi kthehet në pikën kyçe ku ndërthuren problemet demografike dhe ekonomike. Mbyllja e shkollave nuk është vetëm një problem social, por edhe një frenim i zhvillimit ekonomik.
Një fshat pa shkollë nuk mund të mbajë familje të reja, dhe një vend pa arsim cilësor nuk mund të mbajë të rinjtë brenda kufijve të tij. Ky është një rreth vicioz: më pak fëmijë, më pak shkolla, cilësi më e ulët e arsimit dhe më shumë emigracion. Çdo hallkë ushqen tjetrën dhe e çon Shqipërinë drejt një horizonti të pasigurt.
Ndikimet mbi ekonomi janë të shumta. Një fuqi punëtore që pakësohet dhe plaket e ka të pamundur të mbajë konkurrueshmërinë e vendit. Pa investime serioze në arsim dhe formim profesional, tregu i punës nuk mund të përgatisë njerëz me aftësitë që kërkon ekonomia dixhitale dhe e gjelbër.
Në vend që të bëhemi pjesë e transformimeve të reja ekonomike që po ndodhin në Europë, rrezikojmë të mbetemi një vend që eksporton krah pune dhe që importon ide, teknologji dhe shërbime të cilat nuk i prodhon dot vetë.
Arsimi është baza mbi të cilën ngrihet zhvillimi i një vendi. Pa një sistem arsimor që garanton cilësi, barazi dhe modernizim, nuk mund të ketë as rritje të qëndrueshme ekonomike, as mirëqenie për qytetarët.
Nëse nuk e vëmë arsimin në qendër të politikave publike, duke e parë si investimin më të rëndësishëm për të ardhmen, rrezikojmë të humbasim edhe kapitalin njerëzor që kemi ende dhe të mbetemi për dekada ndër vendet më të varfra të Europës.
Shifrat e sotme janë një thirrje alarmi që nuk mund të shpërfillet: kriza e një kombi fillon nga arsimi dhe nëse nuk e ndalim tani, ajo do të përcaktojë fatin tonë për shumë vite që vijnë./monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Shtator22:16
Radhë e gjatë makinash në Shëngjin
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga plaz...
AKTUALITET
7 Shtator22:12
Premtimi i pambajtur/ Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë
Më 3 shkurt, vetëm një javë para se kryebashkiaku Erion Veliaj të arrestohej në zyrë, pas urdhër arrestit të Prokur...
AKTUALITET
7 Shtator19:26
Viti i ri shkollor/ Policia bën planin e sigurisë, kontroll nxënësve te dera, mbyllen lokalet pranë shkollave
Policia e Shtetit ka njoftuar një plan të detajuar masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike me rastin e fillimit të v...
AKTUALITET
7 Shtator19:16
Fermeri italian në Vlorë kërkon subvencione: Absurde të paguash taksa dhe mos marrësh asnjë ndihmë
Shtatë vite më parë, Michele Ricci la Italinë për t’u vendosur në Shqipëri, duke zgjedhur zonën e Vllahinës...
AKTUALITET
7 Shtator19:04
Verë zhgënjyese për turizmin: Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistë “kopracë”
Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshm&eu...
AKTUALITET
7 Shtator18:58
Zemra e Dumanit përmes 2 operacioneve kirurgjikale në Tiranë e Bordo të Francës! Bëri transplant të aortës dhe u trajtua me kemp
Problemet e para me zemrën, Nuredin Dumani, i ka konstatuar në vitin 2009, kur u paraqit në spital për një vizitë për kurim...
AKTUALITET
7 Shtator17:55
Shokët që kthehen në xhelatë / Anatomia e besëprerjes në botën e krimit
Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar...
AKTUALITET
7 Shtator17:35
Qëndroi 24 orë në reanimacionin e QSUT, Nuredin Dumani rikthehet në qeli! Ja çfarë u zbulua nga analizat e "pentitos" së drejtësisë
Pas 24 orësh në reanimacionin e QSUT-së, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka lënë ambientet e spitalit nën mas...
AKTUALITET
7 Shtator17:11
Pensionistët shqiptarë po jetojnë më keq se kurrë, ja çfarë pritet të ndodhë me indeksimet!
Pensionistët shqiptarë sot po jetojnë më keq se kurrë, pasi inflacioni ka gllabëruar çdo rritje simbolike që qeveria...
AKTUALITET
7 Shtator17:01
Dështon dhe reforma e Ramës, ankohen banorët e Durrësit: 140 km deri në Shkopet për të mbushur ujë për të pirë
Cilësia e keqe e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit ka bërë që qytetarët e këtij qyteti të udh&eu...