AKTUALITET

Kryebashkiaku i Mirditës akuza qeverisë: Në Veri prej 2 vitesh e gjysmë asnjë investim, qeveria po na diskriminon!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 10:21

Kryebashkiaku i Mirditës akuza qeverisë: Në Veri prej 2 vitesh e

Kreu i Bashkisë së Mirditës, Albert Mlyshi, akuzoi ndaj qeverinë qendrore, se prej dy vitesh e gjysmë, bashkia që ai drejton nuk ka marrë asnjë investim.

I ftuar emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Mlyshi e cilësoi këtë situatë, një "keqardhje" jo për të si drejtues politik, por për banorët e Mirditës, të cilët kanë nevojë urgjente për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Sipas tij, ky qëndrim i qeverisë është tërësisht i padrejtë, duke pasur parasysh kontributin e madh që Mirdita i jep ekonomisë kombëtare. “Mirdita i jep arkës së shtetit. Prodhon mbi 20% të nevojave kombëtare të energjisë elektrike, por linjat tona elektrike nëpër fshatra janë në gjendje skandaloze,” theksoi Mlyshi.

Kryebashkiaku argumentoi se nëse do të kishte një ndarje të drejtë të fondeve bazuar në kontributin e zonës, Mirdita nuk do të kishte nevojë të ishte "lypsare" pranë qeverisë. Komentet vijnë pas një takimi të strukturave të Partisë Demokratike në Mirditë, ku Mlyshi e paraqiti bashkinë e tij si një model suksesi dhe rezistence ndaj presioneve politike, shembull që sipas tij duhet ndjekur nga e gjithë opozita.

Ai theksoi rëndësinë e takimeve të drejtuesve të lartë me bazën për të dëgjuar shqetësimet e anëtarësisë. Gjatë intervistës, kryebashkiaku preku edhe çështjen e ndjeshme të reformës territoriale, duke e cilësuar si diskriminuese ndaj Veriut të vendit.

Ai u shpreh se historikisht Mirditës i është bërë padrejtësi me shkëputjen e territoreve, dhe se është në agjendën e tyre kërkesa për t’i rikthyer këto zona historike. Mlyshi paralajmëroi se çdo prekje apo ulje e numrit të bashkive në Veri do të përbënte një problem të madh, duke e thelluar më tej ndjesinë e trajtimit të padrejtë dhe mungesës së përfaqësimit.

Në fund, ai bëri thirrje për një dialog të vazhdueshëm mes pushtetit vendor dhe atij qendror, në mënyrë që shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen dhe të adresohen me investime konkrete, të cilat sipas tij, i kanë munguar tërësisht Mirditës në vitet e fundit.

Dje demokratët kishin një rast të mirë dhe normalisht që, siç dinë mirditorët, e shfrytëzuan në bisedime dhe në diskutime me doktorin, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ata i shprehën shqetësimet dhe ato që mendojnë se si mund të të forcojmë strukturat e Partisë Demokratike, jo vetëm në rreth, por përgjithësisht në të gjithë Shqipërinë.

Fitorja e Partisë Demokratike në Mirditë për tre palë zgjedhje rresht, dhe kjo e fundit që ishte me rezultatin më të thellë që mund të ketë patur ndonjëherë, është mesazh që Partia Demokratike duhet të shohë arsyen, mënyrat se si mirditorët organizohen dhe nuk e përballojnë presionin politik. Dhe në këtë mënyrë është një model që mund ta ndjekin edhe në të Shqipëri.

Në fakt, në fjalën e tij doktori u ndal edhe tek ndarja territoriale dhe kryesisht preku historinë e saj. Mirditës i është bërë padrejtësi, në mënyrën e shkëputjes së disa territoreve të cilat kanë qenë të saj.

Kjo është në agjendën tonë për ta kërkuar deri në fund, në mënyrë që Mirdita të ketë të gjithë territoret e saj historike, dhe që mënyra më e mirë është që faktori politik në Mirditë të bashkohet rreth saj, qoftë të majtë, qoftë të djathtë.
...
Ulja e numrit të bashkive në veri, normalisht që do të përbënte një problem dhe shqetësim të madh për pjesën veriore.

...Duket rrjedhimisht që i gjithë veriu trajtohet në mënyrë të padrejtë, diskriminuese në raport me atë çka i prodhon dhe i jep i jep Shqipërisë.

Dhe po ta shohësh për vite me radhë, mënyra se si është ndarë buxheti i shtetit për investime në të gjithë veriun, duket një raport i zhdrejtë me atë çfarë i jep arkës së shtetit dhe me atë çfarë merr si investime.

Edhe Mirdita është prekur, sepse arka e shtetit merr goxha para nga Mirdita dhe në fund nuk i përkthen në investime. Dhe ky është shqetësimi jo vetëm i mirditorëve, siç e thashë, por kjo prek të gjithë veriun.

Titulli foltore apo diskutime, për mua është shumë i rëndësishëm kur qendra zbret në bazë. Që do të thotë i prek shqetësimet, i ndjen, i merr direkt, drejtpërdrejtë nga anëtarësia. Dhe është ndoshta pak i vonuar, do të ishte edhe më përpara, duhet të jetë i përvitshëm dhe i shpeshtë, jo vetëm me kryetarin por edhe me struktura të tjera të kryesisë së qendrës, me deputetë e të tjerë, që të mund të vazhdojnë të jenë në mënyrë periodike në kontakt me anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Kjo është ajo që ka ndodhur në Mirditë dhe vazhdon të ndodhë vazhdimisht, sepse qoftë kryesia e degës, qoftë kërkesa vazhdimisht edhe për përfaqësues nga qendra, që të jemi në kontakt dhe të mos humbim kontaktin me anëtarët e Partisë Demokratike, të jenë të përfshirë në çdo proces që e forcon Partinë Demokratike, dhe të dëgjohen me ato mendimet që japin.

Kjo prej disa vitesh vazhdon të jetë, model që ne ndjekim për të mos humbur linjën dhe kontaktet me anëtarësinë..

Çdo kontakt me anëtarësinë nga kryesia e qendrës, i bën mirë dhe e forcon. Por që duhet të jetë i koordinuar në mënyrë që që çdo takim apo foltore të zhvillohet në një koordinim të qendrës me bazën.

Prej dy vjet e gjysmë, Bashkia Mirditë nuk ka marrë asnjë investim nga qeveria. Dhe kjo është keqardhje jo për faktin që kryetari i bashkisë është i djathtë, por mirditorët kanë nevojë për investime, kanë nevojë për projekte konkrete që ndryshojnë dhe ndikojnë jetën e tyre të përditshme. Dhe ne kemi patur vazhdimisht kontakt me qeverinë, jemi përpjekur t'i ruajmë dhe të mbajmë marrëdhëniet normalisht në interes të investimeve dhe të realizimit të disa projekteve që janë me interes për qytetarët. Por edhe për shkak se, se realisht Mirdita, e ceka më lart i jep arkës së shtetit.

Ideja është që të ketë një ndarje më të drejtë në raport me atë çfarë arka e shtetit mbledh në Mirditë. Dhe nëse ky raport do ishte i drejtë, Mirdita nuk ka nevojë të jetë lypsare pranë qeverisë për të kërkuar atë çka nuk i ka.

Pra për sa kohë ne prodhojmë energji elektrike, prodhojmë minerale, prodhojmë, pra ka bujqësi, ka blegtori, ka, ka prodhim, ka vazhdimësi të jetës ekonomike, atëherë pse Mirditës duhet t'i mungojnë investimet?

Pra nëse përmendim energjinë elektrike, Mirdita prodhon mbi 20% të nevojave kombëtare të energjisë elektrike dhe po marrim vetëm linjat elektrike nëpër Mirditë, nëpër zona, nëpër fshatra, në njësitë administrative, janë në gjendje skandaloze dhe në gjendje më të keqe të mundshme. Pra, ky do të thotë që është një raport i zhdrejtë. Do të thotë që serioziteti mungon në raport me atë çfarë ti i vjel asaj zone.

Në këtë mënyrë, ne kemi vazhduar të kërkojmë qoftë me projekte, qoftë me tryeza, me diskutime, qoftë formale apo informale, në mënyrë që të mos mungojë ky lloj dialogu, që mos të shkëputet, po themi, pushteti vendor nga ai qendror në ngritjen e shqetësimeve që qytetarët kanë.

Prej disa vitesh Mirdita nuk po merr investime në ato çka janë domosdoshmëri në jetën e përditshme dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan