Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me burg edhe nga Apeli i GJKKO-së, teksa është lëshuar dhe urdhër-arresti për të, pasi Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë. Emisioni "PIRANJAT" ka denoncuar disa herë abuzimet në Bashkinë Rrogozhinë në lidhje me korrupsionin dhe abuzimet në këtë institucion.
HETIMET
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të premten më 24 janar të vitit 2025 vendimin ndaj kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe për tre personat e tjerë të pandehur në këtë proces, të cilët u deklaruan të gjithë fajtorë.
Në atë kohë Gjykata vendosi ta dënojë Memollën me 1 vit burg, të njëjtën masë që kërkoi edhe SPAK. Akuza për të cilën u deklarua fajtor Memolla parashikon dënimin nga 1 deri në 5 vjet burg, megjithatë, si Prokuroria e Posaçme ashtu dhe gjykata respektive çmuan ta penalizojnë me minimumin e dënimit.
Në nëntor të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla dhe tre persona të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek elektricisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022. Po ashtu, Memolla ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.
Xhamani u mor i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Sipas SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor. Ndërsa i pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.
Edhe ndaj Xhamanit dhe Tafxhafës u vendos dënimi me nga 1 vit burg. Isuf Tosku u dënua me 8 muaj burgim, por u pezullua ekzekutimi dhe ai u vendos në shërbim prove nga gjykata për 1 vit e 4 muaj.
Dënimet minimale për krimet zgjedhore kanë shqetësuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet. Pas pretencës së prokurorisë për 1 vit burg, Organizata Qëndresa Qytetare i cilësoi krimet zgjedhore si “prova e zjarrit për SPAK për 2025”, duke evidentuar se përdorimi i burimeve publike për mbështetje politike gjatë fushatave elektorale ndalohet me ligj, por se zbatimi i këtij ligji mbetet sfidë.
SPAK mbrojti përmes një përgjigje me shkrim dënimin e kërkuar në rastin e Memollës, duke u shprehur se “në rastin konkret është në analizë dhe në përputhje të plotë me rrethanat e faktit penal.
Njoftimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të
përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Igerta Hysi
(anëtare), sot më 09.02.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5/70 akti, datë
14.11.2025 regjistrimi, mbi ankimet e të pandehurve B.Xh., I.T., E.M., N.T., ndaj vendimit
nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.M. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer
në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin E.M.
për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”
parashikuar nga neni 328 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në
bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.
8. Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 1
(një) vit burgim.
9. Dënimi të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit penal dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për kryerjen e veprës penale “ Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) muaj burgim.
11. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin I.T. dhe
vënien e tij në provë për një periudhë prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri
të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e
Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
12. Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, provat materiale sipas urdhërit për bashkimin e provës
materiale me fashikullin e gjykimit të datës 27.10.2023, konkretisht aparatet celularë të sekuestruar shtetasve
B.Xh. dhe H.D. t’u kthehen këtyre të fundit, ndërsa provat e tjera materiale të mbeten pjesë e dosjes.
13. Shpenzimet procedurale gjatë fazës hetimore si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkëlidhur, në
ngarkim të të pandehurve në mënyrë solidare.
14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të
arsyetuar.”
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 8, datë 24.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Shpenzimet procedurale u ngarkohen solidarisht të pandehurve.
3. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë,
duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 09.02.2026.
Skandali në Baks-Rrjollë ka nxjerrë në pah abuzime të rënda ligjore dhe një proces të përshpejtuar zhvillimi n&eu...
Kamerieri i një lokali pranë shatërvanit në Kalithea të Greqisë, ku një vajzë pak më shumë se 2 vjeça...
Partia Demokratike ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës së e cila pritet të zhvillohet dit&e...
Treni i shumëpremtuar Tiranë-Durrës duket ende një ëndërr e madhe, teksa punimet vetëm shtyhen vit pas viti dhe askush nuk ...
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka d&...
Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në një lagje të Vlorës ditën e djeshme. Sipas informacioneve, konflikti ka shpërt...
Pensionistët në qytetin e Kucovës ndihen të braktisur nga shteti. Ata pohojnë se pensioni mujor nuk u del as për ushqime, e jo m...
Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset...
Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkohë të rinj...