Terapia hormonale/ ‘Protokolli, i përkthyer online’, Dasho: Britania dhe Suedia i kanë ndaluar rreptësisht
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjek&e...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas ...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...

Kryepeshkop Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Në një mesazh, Kryepeshkop Joani thotë se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit. Ai shprehet se kjo festë nuk ka të bëjë vetëm me “lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi”, por vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje për këdo.
Sipas tij, sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit.
“Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë.”
Mesazhi i plotë:
Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne (Jn.1:14)
Klerit dhe popullit shpresëtar,
Këto fjalë e përmbledhin dhe e shprehin kuptimin festës së Krishtlindjes në mënyrën më të thellë dhe më të përsosur. Nëse do të përqendrohemi për të kuptuar rëndësinë e këtij misteri të madh, në të cilin Biri dhe Fjala e Atit u mishërua dhe u bë njeri, atëherë do të mund të marrim pjesë në festimin dhe gëzimin shpirtëror dhe do të ndiejmë brenda nesh fuqinë transformuese të përjetimit të kësaj ngjarjeje. Mishërimi nuk është thjesht një mrekulli apo një mister i denjë për t’u admiruar; është dhurata më e madhe që mund t’i jepej njerëzimit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mishërohet dhe ulet pranë vuajtjes njerëzore, prek shtrembërimin e natyrës sonë për ta drejtuar, duke na zbuluar thellësinë e dhembshurisë dhe të përulësisë së thellë, që lind nga dashuria e Tij e pafund për të gjithë botën. Shën Athanasi i Madh e shpreh këtë të vërtetë tronditëse në mënyrë lakonike: Biri i Perëndisë u bë njeri, që ne të bëhemi perëndi.
Ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për festimin e Krishtlindjes, na ndihmon të kujtojmë se kjo festë e madhe nuk ka të bëjë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi. Perëndia i përjetshëm ndërhyn në histori dhe bëhet njeri, pa pushuar së qenuri Perëndi i plotë, për të na sjellë në shenjtërinë e Tij, për të na bërë pjesëmarrës të natyrës hyjnore (2 Petr. 1:4), për të shëruar, ringritur dhe përmbushur njerishmërinë tonë të rënë dhe të deformuar. Nëpërmjet pranisë së energjisë së Tij hyjnore, Krishti, Perëndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë njerëzore dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë.
Krishtlindja na fton të marrim pjesë në thirrjen e engjëjve, për ta lavdëruar edhe ne bashkë me ta: Lavdi Perëndisë në më të lartat, dhe mbi dhenë paqe dhe në njerëzit mirëdashje (Llk. 2:14). Por, lajmërimi i Lindjes së Krishtit, nuk u bë në të njëjtën mënyrë për të gjithë: te barinjtë e përulur erdhi një engjëll, sepse zemra e tyre ishte e përulur dhe e hapur. Dijetarëve të Lindjes, që kishin etje për kërkim, iu dha një yll dhe përsëri një engjëll për t’i udhëhequr. Kurse sundimtarëve krenarë dhe dinakë, lajmi nuk u solli gëzim, por frikë, errësirë dhe refuzim, dhe deshën të vrasin foshnjën e porsalindur. Ngjarja u ofrohet të gjithëve, por jep fryt vetëm tek ata që kanë dëshirë, përulësi dhe qëllim të mirë. Erdhi tek të vetët dhe të vetët nuk e pranuan; por të gjithëve atyre që e pranuan… u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë – shkruan Shën Joani (Jn. 1:11-12).
Për çdo njeri që kërkon paqen e brendshme, të vërtetën dhe plotësinë, festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Në një predikim të tij, Shën Joan Gojarti thotë: Atëherë, çfarë mund të jetë e barabartë me këto lajme të mira? Zoti në tokë, njeriu në Qiell; dhe të gjithë u bashkuan… dhe u bë pajtim midis Zotit dhe natyrës sonë… vdekja u shkatërrua, parajsa u hap, mallkimi u fshi, mëkati u hoq nga rruga, gabimi u dëbua, e vërteta u kthye, fjala e perëndishmërisë u mboll kudo dhe lulëzoi në rritjen e saj, shoqëria e Qiellit u transferua në tokë, ose më saktë, gjërat në tokë u lidhën me ato në Qiell (Predikim për Krishtlindjen).
Të dashur vëllezër dhe motra! Duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe të dëshmojmë me zell dhe pa u lodhur se tashmë Perëndia banon ndër ne. Një dëshmitar i vërtetë shpëton jetë – thotë Solomoni i ditur (Fj. Urt. 16:6). Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë. Vetëm prania e Tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund t’i japë jetës sonë dritë e gëzim. Ai është drita në errësirën tonë dhe mësimi i Tij, thotë psalmisti, është një llambë për udhëtimin tonë në këtë jetë.
Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi. Zoti e identifikon Veten e Tij me njerëzit në nevojë, duke na thënë: Sepse pata uri e më dhatë të ha; pata etje, e më dhatë të pi; i huaj isha, e më morët brenda; i zhveshur, e më veshët; u sëmura, edhe erdhët të më shihni; isha në burg, edhe erdhët tek unë…. Me të vërtetë po ju them juve, gjithë sa i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua (Mt. 25:35-40). Vetëm duke bërë këto, Krishtlindja do të ketë kuptim të vërtetë dhe gjithçka te ne do të ndriçohet nga Fjala e bërë mish.
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Black Scale”, ndërsa janë zbuluar 51 kg kanabis, të ndarë në 48 ...
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçeku...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe god...
Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar në total me 17 vite e 8 muaj burg tre persona të akuzuar për kultivimin e bim...
Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyr&...
Vijojnë kontrollet nga Policia e Shkodrës në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshë...
Në nisje të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama kishte në krye të agjendës qeverisëse automatizimin e shërbim...
Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më t&eum...
Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në ...
Do të zhvillohet këtë të mërkurë seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për 4 protestuesit e arrestuar ...