Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në vend. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një sërë lejesh ndërtimi për kulla që arrijnë deri në 67 kate në Tiranë dhe mbi 20 kate në qytetet bregdetare, duke theksuar intensifikimin e projekteve shumëkatëshe në territor.
Tirana mbetet epiqendra e ndërtimeve më të mëdha. Projekti më i spikatur është një kompleks kullash nga 33 deri në 67 kate në zonën e Bulevardit të ri, ku parashikohet ndërtimi i të paktën gjashtë kullave. Po ashtu, dy ndërtime të tjera mbi 30 kate janë planifikuar në zonën e “Ali Demi”.
Kullat zbresin në bregdet
Pas përqendrimit në kryeqytet, vala e kullave po shtrihet edhe në qytetet bregdetare. Vlora është bërë tashmë pjesë e kësaj tendence, me disa projekte të reja që mbartin në emërtim fjalën “Tower”. Ndërkohë, në zonën e Qerretit, e njohur për komplekset turistike, janë miratuar disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie. Një e njëjta prirje po vërehet edhe në pjesën veriore të vendit. Në Shkodër dhe Lezhë, disa projekte të reja parashikojnë ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në zonat pranë bregdetit, duke ndryshuar profilin urban të këtyre qyteteve.
Tendencë kombëtare e ndërtimit vertikal
Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të mbajtura më 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator, kanë miratuar një numër të konsiderueshëm lejesh për ndërtime shumëkatëshe, duke treguar se ndërtimi vertikal po kthehet në një prirje të qëndrueshme në zhvillimin urban të vendit. Ekspertët e urbanistikës paralajmërojnë se ky zhvillim kërkon rregulla të qarta dhe planifikim afatgjatë për të shmangur mbingarkesën infrastrukturore, veçanërisht në zonat turistike dhe ato me densitet të lartë popullsie.
Lejet
- Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”
- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Nëntor17:11
"Veliaj i burgosur pa gjyq"/ Rama: Tirana ka nevojë për drejtim, jepini mundësinë të ushtrojë detyrën
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai...
AKTUALITET
12 Nëntor17:01
Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat do të jetë 500 euro
Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalu...
AKTUALITET
12 Nëntor16:48
Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, arrestohen dy punonjësit e policisë në Tiranë (EMRAT)
Dy punonjës të policisë janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, nën dyshimet se ndihmuan, Muçi Shaljanin të...
AKTUALITET
12 Nëntor16:34
Florjan Binaj denoncon: As për të vdekurit s’ka më respekt – Varrezat e Tufinës mes plehrave
Aktori dhe moderatori i njohur Florjan Binaj ka ngritur alarmin për një situatë shqetësuese në varrezat e Tufinës, përmes n...
AKTUALITET
12 Nëntor16:26
VIDEO nga atentati në Rinas/ Momenti kur autorët i zënë pritë dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit
Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmand...
AKTUALITET
12 Nëntor16:12
Makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, policia jep detaje: Humbën jetën dy persona
Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiran&e...
AKTUALITET
12 Nëntor15:56
BIRN: Belinda Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të m&e...
AKTUALITET
12 Nëntor15:33
Procedura e votimit në GJL/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykat&...
AKTUALITET
12 Nëntor15:24
Kapet ngarkesa e dytë prej 75 tonësh misër nga Serbia në Hanin e Hotit/ Ja me çfarë ishte i kontaminuar!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia...
AKTUALITET
12 Nëntor15:08
Dje iu ekzekututa 'krahu i djahtë' me breshëri plumbash në Rinas! Emiljano Shullazi "mbyllet" në qeli, nuk paraqitet sot në gjyq
I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqë...