“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Infrastruktura rrugore në Shqipëri është përfshirë nga kaosi total si pasojë e shembjeve dhe çarjeve që kanë pësuar akset kombëtare, investime të qeverisë dhe ministrisë së linjës së drejtuar nga Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga Gjykata.
Prej ditësh juglindja e vendit është izoluar, teksa reagimet kanë qenë të shumta, në indinjatë, revolt, por edhe ato politike.
Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia me një postim në rrjetin social Facebook, duke ironizuar investimet e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama.
Me një shkrim sarkastik ai akuzon projektet që po shemben, por edhe “Diellën”, teksa vë në dukje se rrugët tani bëhen me “Google Map”.
“Kështu është kur projektet e rrugëve bëhen me Google Maps nga zyra dhe supervizioni nga Tirana. Dhe meqënëse ra fjala, që Korridori VIII ka mbetur te rrethrrotullimi i Elbasanit, kjo është e qartë, por a di dikush të thotë se ku fillon ky Korridor strategjik në vendin tonë? Te kullat e Alabbarit në Porto Romano, te Eco-Park në Spitallë apo te Durana Park?”, shkruan ai mes të tjerash
Postimi i plotë i Ilir Metës:
“Perëndimi i “Diellës” dhe shembja e rrugëve “digjitale”.
“Diella” ishte një risi shokuese për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.
Shumë “prekëse” ishte dhe fjala e saj në Kuvend, ku u bëri lutje skeptikëve të mos e lëndonin me paragjykimet e tyre.
Më në fund me ministren virtuale u harruan të gjitha ato raportet e nxira ndërkombëtare për vendin tonë, si lider i korrupsionit dhe ryshfetit në nivel kontinental dhe global.
Emërimi i saj ishte një shkelje e Kushtetutës, por në këtë rast qëllimi madhor e justifikonte cënimin e Kushtetutës, që është kthyer në normë në këtë vend edhe për hiçgjë.
Nuk kishte mënyrë më të mirë, më të shpejtë dhe më efikase për t’i treguar botës dhe njerëzimit se kishin çfarë të mësonin nga Shqipëria, sesa vetë shpikja e “Diellës”.
Ndaj edhe e bëri xhiron e botës duke pushtuar ballinat e mediave në çdo kontinent, diku me habi dhe diku me qesëndi.
Ndërsa përkrahësit e “Diellës” krenoheshin me këtë arritje dhe ia bënin hallall Qeverisë, që i kishte dhënë AKSHI-t, 1 miliard euro, “dashakeqësit” dhe “xhelozët” opozitarë merreshin me “çikërrima” si shkelja e Kushtetutës dhe ligjit apo dyshimin e “paarsyeshëm” se “Diella” ishte krijesa e Edi Ramës për të paracaktuar çdo tender dhe shmangur çdo përgjegjësi ligjore.
Por ç’ti bësh syrit të keq, që disa celularë ranë në duar të gabuara, ku provoheshin të gjitha akuzat e Berishës, por edhe atij Ahmetajt, që në vend të bënte burgun për Partinë, zgjodhi arratinë dhe sulmet ndaj kopshtit personal (AKSHI) që krijoi “Diellën”.
Si për dreq, u zbuluan edhe disa rrëmbime të disa biznesmenëve për të vërtetuar se “pa dashje” krijuesit e “Diellës” kishin vepruar si organizatë kriminale.
Dhe si të mos mjaftonin gjithë këto mbrapshti, së fundmi na doli se Ministrja antikorrupsion kishte vjedhur imazhin e një artisteje të nderuar, e cila heshti derisa ra bomba se “Diella” ishte krijesë e një organizate kriminale.
Për të mbrojtur imazhin e saj, me të drejtë, artistja ndoqi rrugën ligjore.
Kështu nisi xhiro e dytë e “Diellës” në mbarë botën.
U habita këto ditë kur pashë se “Diella” kishte pushtuar edhe ballinën e gjigandes të spanisht-folësve “El Pais”.
Tani edhe nga Meksika e deri përtej Argjentinës u informuan për “Diellën”.
Si të mos na mjaftonte kjo katastrofë, që na zeroi të gjitha arritjet dhe “fitorjet” digjitale në nivel botëror, këto ditë na u shembën edhe të gjitha rrugët e Jug-Lindjes dhe Korridori VIII u shkurtua deri te rrethrrotullimi i Elbasanit.
Si për dreq, u shqep edhe rruga e Lumit të Vlorës, atje ku kaloi vetë Kreu i Organizatës për në Kuç para zgjedhjeve për të bërë orakullin e 83 mandateve.
Ç’ti bësh, syri i keq i është qepur Qeverisë pa ndalim.
Pale, po edhe pista e “Formula Uno” u shkul si prej kartoni në Elbasan, ndërsa lideri global e inicioi jo vetëm për t’u zgjidhur hallet elbasanasve, që janë të dytët pas Kukësit për nivelin e varfërisë, por edhe për t’u treguar atyre të Abu Dabit, se nuk janë të pakonkurrueshëm.
Ndërkohë m’u kujtua paralajmërimi publik, që dhashë në Shkodër më 10 shkurt 2024, për rrezikun e shembjes së rrugës Korçë-Ersekë.
Pak ditë më pas erdhi një mesazh se ishte shembur rruga vërtet.
Nuk m’u besua dhe shkova në vend për ta parë. Një skenë gjigande krimi.
Në një gjatësi prej mbi 200 metra, rruga ishte shembur përdhe dhe kudo shikoje vetëm zhavorr, por edhe një cipë asphalt.
M’u kujtua se vetëm para tre javësh kisha kaluar mbi atë rrugë duke bërë vetë shoferin pas shumë vitesh.
Miri, një kolonjar i thekur, ishte pasagjer atë ditë.
Sapo hymë në rrugën e re të Ersekës, u lumturuam se më në fund kjo trevë aq e bukur dhe me aq histori po shpëtonte nga izolimi.
Kur papritur makina filloi të dridhej.
“Ore Miri, çfarë i ke bërë makinës, se po dridhet?”, – e pyes unë.
“Makina është në rregull Shef, – tha Miri, – por shiko çfarë i kanë bërë këta rrugës”.
Kështu është kur projektet e rrugëve bëhen me Google Maps nga zyra dhe supervizioni nga Tirana.
Dhe meqënëse ra fjala, që Korridori VIII ka mbetur te rrethrrotullimi i Elbasanit, kjo është e qartë, por a di dikush të thotë se ku fillon ky Korridor strategjik në vendin tonë? Te kullat e Alabbarit në Porto Romano, te Eco-Park në Spitallë apo te Durana Park?”.
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur duke trafikuar 9 kilogram, hashash, marijuanë...
Në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të infrastrukturës detare në vend, është rikt...
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit...
Në procesin për fraksionin e ndarë të dosjes “Plumbi i Artë”, me disa nga personazhet më të njohur të bot&...
Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci, ka folur mbi situatën në aksin Librazhd&ndash...
Shembja e aksit Librazhd–Prrenjas ka lënë prej ditësh të izoluar dhjetëra fshatra në zonë pro dhe qytetet, duke kriju...
Aurel Kaziu, efektivi i komisariatit Nr.5 në Tiranë u pezullua pasi emri i tij doli mes 3 personave që po transportonin nga Ser...
Tensioni përshkallëzohet në protestën e banorëve të Baks Rrjollit (Velipojë) që ka hyrë tashmë në dit&e...
Sizmologu Edmond Dushi gjatë një interviste për Piranjat News shpjegoi se tërmeti me magnitudë 4.2 me epiqendër mes Lushnjes dhe...
Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leo...