Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte rekordi i mëparshëm, i shënuar më datë 25 qershor.
Luhatjet e kursit të këmbimit këtë verë janë minimale dhe kanë kryesisht vlerë statistikore, duke qenë se qysh prej muajit maj e në vazhdim, kursi është mbajtur praktikisht i fiksuar nga Banka e Shqipërisë, pak sipër nivelit të 100 lekëve.
Megjithatë, sezoni veror e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun e mbiçmimit vjetor të euros. Rënia vjetore e kursit të këmbimit ka zbritur në 2.6%, nga 9.1% që kishte qenë në fund të vitit 2023.
Në kushtet e rritjes së prurjeve valutore gjatë sezonit veror, Banka e Shqipërisë ndërhyn periodikisht në tregun valutor duke kryer blerje të drejtpërdrejta të valutës, me qëllim për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë kufirit të 100 lekëve. Kjo ndërhyrje është argumentuar me objektivin ligjor të inflacionit. Në pjesën e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT, në muajin qershor inflacioni vjetor ishte 2.1%, në nivelet më të ulët të tre viteve të fundit. Një efekt të rëndësishëm në uljen e inflacionit ka patur edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron, duke ulur inflacionin e importuar nga jashtë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e valutës së blerë në treg do të bëhet publike vetëm në raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë, që si rregull publikohet me një kohë vonesë prej tre muajsh.
Banka e Shqipërisë nuk ka përcaktuar afate apo parametra të qarta për ndërhyrjen e saj në kursin e këmbimit. Besohet se objektivi i ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë është të mos lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve, i përcaktuar si një lloj kufiri psikologjik. Pritet që presionet mbiçmuese mbi monedhën kombëtare do të bien pas sezonit veror, megjithatë kjo është e vështirë të thuhet me siguri, duke qenë se në vitet e fundit as mbarimi i sezonit të pushimeve nuk ka sjellë ndonjë zhvlerësim domethënës të lekut.
Leku i fortë ka ndihmuar në uljen e inflacionit të mallrave të importuara, por nga ana tjetër ka patur efekte negative mbi sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Pasojat kanë qenë veçanërisht serioze në sektorin e fasonerisë, por ndërkohë edhe bizneset e lidhura me turizmin e shpjegojnë pjesërisht rritjen e çmimeve me zhvlerësimin e monedhës europiane./ Monitor
Tavani TIRANË- Komisioni i SPAK nuk e ka certifikuar Ndini Tavanin i cili nuk ka mundur të marrë detyrën si prokuror në Proku...
aurel zarka TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestimin e kreut të Prokurorisë së Vlor&...
foto ilustruese FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të luajtshme të një 26-vjeçari. Mësoh...
Foto ilustruese TIRANË- Kursimet në banka, si në lekë ashtu dhe në euro kanë shfaqur një tendencë të lehtë...
Dritan Dajti ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajti i cili kë...
Nuredin Dumani FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 muaj shërbim prove të dashurën e të penduarit të drejtësis&eu...
zjarri SHËNGJIN- Vijon ende zjarri në Shëngjin, ku është e pamundur vënia nën kontroll e tij dhe lokalizimi i flakë...
ilir kapetani TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-zyrtarin e Agjencisë së Trajtimit të ...
prokuroria GJIROKASTËR- Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet për falsifikim të dokumente&n...
foto ilustruese KAVAJË- 530 bimë kanabisi janë gjetur të kultivuara në fshatin Bardhorë të Kavajës. Mësoh...