
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 96.5 lekë, ndërsa e kishte mbyllur javën e kaluar në vlerën e 96.57 lekëve.
Sipas aktorëve të tregut, trysnitë rënëse mbi kursin e Euros, që në fakt kanë qenë të pranishme gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit, në dhjetor kanë një tendencë të forcohen, për shkak të periudhës festive, që shoqërohet me rritje të flukseve valutore të lidhura me turizmin dhe emigrantët. Deri tani, ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë balancuar presionin e tregut mbi monedhën europiane dhe kanë bërë që kursi i këmbimit të jetë më i qëndrueshëm krahasuar me dy vitet e mëparshme. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek aktualisht është më e vogël se 2%.
Sipas të dhënave nga tregu, të premten e kaluar Banka Qendrore bleu 15.1 milionë euro në ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve në funksion të objektivave të rezervës valutore. Një ditë më parë, më datë 4 dhjetor, Banka e Shqipërisë pati kryer gjithashtu blerje direkte të valutës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të rënies së Euros që një ditë më parë, në 3 dhjetor, kishte zbritur në një minimum të ri historik.
Për të dytin vit radhazi, Banka e Shqipërisë po ndërmerr blerje të mëdha në tregun e brendshëm valutor, me qëllimin për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Sipas informacionin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 u blenë në tregun valutor 933 milionë euro. Ndërsa, sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko, për nëntë muajt e parë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë rreth 800 milionë euro të tjera.
Ecuria e kursit të këmbimit tregon se dhjetori ka gjasa të theksojë akoma më shumë tendencën rënëse të Euros, megjithëse është e pritshme që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë do ta mbajnë lëvizjen e kursit në intervale të vogla. Ndërkohë, një rritje e përkohshme e Euros mund të jetë e pritshme gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për shkak të tendencës të qeverisë, tashmë të zakonshme, për të shpenzuar pjesën më të madhe të deficitit buxhetor në këtë periudhë.
Shpenzimet e përqendruara të qeverisë sjellin një rritje të fortë të ofertës së Lekut në treg, duke ndikuar në një zhvlerësim afatshkurtër të tij kundrejt Euros. Edhe këtë vit, politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e monedhës vendase.
Në fund të 10-mujorit 2025, buxheti ishte në suficit të bollshëm, në vlerën e 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./Monitor
Artikuj te sugjeruar
NGA BEDRI BLLOSHMI
AKTUALITET
9 Dhjetor14:56
“Ç’më bëre, ushtar?! Kam një qerre me fëmijë”, si u vra Rexhep Goçi në Spaç më 1982 një ditë pas amnistisë! Fjalët e fundit para se të pushkatohej
Çfarë ndodhi realisht më 16 nëntor 1982 në burgun e Ferrit në Spaç! Rreth viteve ’70-të, në kupolë...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:45
Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi: Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra
Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, adoleshentit që humbi jetë...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:44
Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta
Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:34
U sulmua për vdekje nga Pitbulli, nesër i jepet lamtumira e fundit 2-vjeçarit shqiptar
2-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pasi u sulmua në Zakynthos të Greqisë do të përcillet të mërkurën p&...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:24
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit
Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përleshajn. Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vje&cced...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:16
“As chat GPT nuk e gjen dot”, Zhupa akuza qeverisë: Kujtoheni për diasporën, vetëm kur ka zgjedhje!
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën....
Nga Petrit Vasili
AKTUALITET
9 Dhjetor14:14
Avokat i Popullit, tash e mbrapa Avokati i Ramës!
Rrëmbimi më i fundit i Ramës është institucioni i Avokatit të Popullit.
Me një proces talebanesk, të zvarritur, t&eum...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:11
Plazhet e Divjakës kthehen në landfill, tonelatat me mbetje s’i pastron bashkia
Brigjet e Adriatikut janë kthyer në landfill për mbetje të shumta të cilat derdhen nga lumenjtë të cilët kalojnë ...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:47
Vrasja e Mondi Mëhallës! Jep dëshminë ish-ortaku i arrestuar: E lamë të takohemi te karburanti, më tha OK
Një pjesë e dëshmisë së një prej të arrestuarve për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla, ish-ortaku Xhino Ago...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:44
Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!
Lahuta shqiptare është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale t&eum...