Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gjithë kohës te m&e...
Dashi Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gjithë kohës te m&e...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...
Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike vijuan të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, në një...
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në...
SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj is...
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së shtunës qytetin e Krujës, duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt ...
Mëngjesin e 4 gushtit 2026, rreth orës 5.20, një 78-vjeçar, i identifikuar si Jorgji D., po lëvizte në këmbë nga rru...
Një situatë shqetësuese është regjistruar pranë zonës së Valamarit, ku ujërat e zeza përfundojnë drejtp...
Një hetim i bërë nga stacioni televiziv britanik i lajmeve Sky News, zbulon modelin e biznesit që aplikojnë trafikantët shqiptarë të emigrantëve drejt ishullit.
Sipas hetimit, trafikantët shqiptarë përdorin dokumenta fallco për të sjellë emigrantët nga tuneli nëndetar që lidh Francën me Anglinë, ndërkohë një pjesë e viktimave mbahen peng për të punuar në tregtinë e shpërndarjes së drogës për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe trafikimit.
Nuk është surprizë për ata që e njohin se si funksionon trafikimi i emigrantëve nga kontinenti evropian drejt brigjeve angleze, që trafikantët përdorin dokumentat fallco për të sjellë emigrantë nga Franca përmes tunelit nëndetar që lidh Francën dhe Anglinë.
Trafikantët më pas, përmes futjes së emigrantëve në makina luksoze, dhe përmes shumash që shkojnë deri në 24 mijë stërlina, ku një pjesë e atyre që s’kanë mundësi pagese i mbajnë të lidhur pas borxhit dhe i fusin në tregtinë dhe shpërndarjen e kokainës nëpër rrugët e Londrës e gjetkë, për të shlyer borxhin ndaj trafikantëve.
Hetimi i rrjetit televiziv britanik të lajmeve Sky News, përmes gazetarëve të kamufluar, kanë zbuluar nga takimi me një trafikant shqiptar, që shpesh bien pre lehtësisht në kurthet gazetareske, dhe ky trafikant shqiptar i dënuar për tregti droge, i ofron gazetarit të Sky News shumën e 24 mijë stërlinave për të sjellë një kushëri të pretenduar të gazetarit të kamufluar me theks nga nënkontinenti Indian, dhe i ofron të punojë për gjysmën e shumës si shpërndarës droge dhe kokaine për emigrantin që do trafikonte në Angli.
Ky kalim nuk u realizua, pasi Sky News e tërhoqi tentativën, edhe pse trafikanti premtoi ta kalonte emigrantin e supozuar përmes hipjes së tij në një Range Rover që kishte kushtuar 100 mijë stërlina dhe që e ngiste për shumë vite një shtetas britanik me origjinë turke, e që bënte këtë rrugë çdo javë prej vitesh. Stafet e emigracionit, nën presionin e volumit të kalimeve, kur shohin një makinë me targa britanike që mendojnë se kthehet në atdhe, janë më neglizhentë në verifikimin e dokumentave të pasagjerëve në automjete, sipas hetimit të Sky News.
Ndërkohë, hetimi i stacionit të njohur televiziv britanik nxjerr në pah edhe dështimet e stafit të Kontrollit të Kufirit në Evropë dhe Britani, ku mësohet për mungesë stafi dhe për nevojën e investimeve në teknologji dhe trajnimin e stafeve për të përballuar numrin e lartë të njerëzve që hyjnë e dalin përmes ngushticës së La Manshit mbi det dhe në tunelin nëndetar.
Edhe pse zyrtarët e emigracionit dhe kontrollit kufitar thonë se teknologjia në kufi është shumë e mirë, sërish e pranojnë se është një luftë konstante për të qenë një hap para atyre që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britani. Ndërkohë, trafikantët janë gjithnjë e më kreativë në këtë biznes. Sky News ka siguruar nga hetimi një listë me numra trafikantësh të qenieve njerëzore me origjinë shqiptare që reklamojnë shërbimet e tyre në median sociale.
Një oficer britanik i Kontrollit Kufitar thotë se, edhe pse ka marrëveshje për rikthimin e shpejtë të emigrantëve mes Shqipërisë dhe Britanisë, vihet re një rritje në radhët e shqiptarëve, por edhe nacionaliteteve të tjera që tentojnë të hyjnë në Britani me dokumenta fallco.
Hetimi i Sky News zbulon fenomenin shqetësues të trafikimit ilegal të personave që më pas përfshihen në tregtinë e drogës në Britani, si dhe mungesën e kontrolleve të sigurisë në Kanalin Anglez, ose La Mansh.
Sipas një drejtuese të organizatës së bamirësisë, “Unseen”, Justine Carter, lidhja me borxhet ndaj trafikantëve është një mjet i qëllimtë që përdoret për të detyruar dhe trysnuar viktimat drejt borxheve të fryra dhe të manipuluara. Sky News i referohet edhe akademikut shqiptar në Londër, Dr. Andi Hoxhaj, i cili thotë se ka 3.5 milionë përdorues të rregullt kanabisi në Britani, andaj ka një treg droge dhe tregti droge që kanë nevojë të madhe për drogë të rritur ose transportuar në Britani.
Sipas Dr. Hoxhajt, Brexit-i ka ndikuar në kohën që kërkohet nga agjencitë ligjzbatuese britanike për të marrë informacione nga homologët e tyre evropianë. Sipas Home Office, rastet e azilit për ata që hyjnë me kamionë kanë rënë në 25 për qind gjatë vitit të kaluar, çka tregon se qasja jonë funksionon, thotë zëdhënësi. Por faktikisht, ardhjet me gomone vazhdojnë të rriten edhe pas ardhjes së Kryeministrit të ri britanik në detyrë.
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku tre persona d...
Gjatë marshimit në kuadër të protestës së 71 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ndalur...
Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase. Gjat&eu...
Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së...
Një shqiptare e Diasporës, në protestën e 71 kundër Edi Ramës, i ka dhënë një mesazh edhe politikaneve të cila...
Aktivisti Arben Kola ka folur në protestën e 71-të kundër qeverisë, duke vënë në fokus situatën e zjarreve dhe kush...
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë ditës së sotme janë raportuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dh...
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Mazhe të Krujës, ku dy automjete...
Pasditen e sotme, fluksi i lartë i pushuesve që kanë kaluar fundjavën në plazhet e rivierës ka shkaktuar trafik kilometrik dhe rad...