Situatë e rrezikshme në Krujë/ Denoncimi i banorëve: Flakët po i afrohen depove të dinamitit
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...
Detyrimet e prapambetura të institucioneve publike vijuan të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, në një...
Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në...
SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj is...
Një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së shtunës qytetin e Krujës, duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt ...
Mëngjesin e 4 gushtit 2026, rreth orës 5.20, një 78-vjeçar, i identifikuar si Jorgji D., po lëvizte në këmbë nga rru...
Një situatë shqetësuese është regjistruar pranë zonës së Valamarit, ku ujërat e zeza përfundojnë drejtp...
I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Genc Burimi foli mbi ngërçin politik në Kosovë dhe mundësinë e ...

Mëngjesin e 4 gushtit 2026, rreth orës 5.20, një 78-vjeçar, i identifikuar si Jorgji D., po lëvizte në këmbë nga rruga “Muhedin Llagami” në Tiranë, diku në kryqësimin e ish-Parkut të Autobusëve, për të kaluar në anën tjetër të rrugës. I moshuari sheh që në rrugë nuk kishte lëvizje automjetesh.
Megjithatë, për të ruajtur sigurinë maksimale për veten, ai vendos të kalojë tek vizat e bardha. Për disa sekonda, çdo gjë shkoi në rregull. Por, në momentin që po arrinte në trotuarin e mesit të rrugës, ai goditet papritmas nga një autobus.
78-vjeçari merr dëmtime të shumta trupore, rrëzohet në tokë dhe nuk ia del të mbërrijë i gjallë në spital. Ai u deklarua i vdekur në Qendrën Spitalore të Traumës, ndërkohë që Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shoferin e autobusit, Agim M., rreth 62 vjeç.
Ai deklaroi se është shofer i autobusit të kompanisë “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit dhe punon në linjë “Astir-Qendër.
“Boldnews.al” ka siguruar të dhënat për këtë aksident tragjik në një vendim për masë sigurie ‘arrest me burg”, të vendosur ndaj shoferit nga Gjykata e Tiranës në 7 gusht 2026. Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë, Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.
Në raportin e Policisë Rrugore të Tiranës për aksidentin me pasojë vdekjen e të moshuarit Jorgji D., thuhet: “Në datën 04.08.2026, rreth orës 05:20, në rrugën e Kavajës, në degëzimin me rrugën “Muhedin Llagami”, përballë dyqanit “Joena Cosmetics”, shtetasi Agim M…, duke qenë në drejtim të autobusit të markës Solaris, me targë AB768XZ, duke qarkulluar në drejtim Kombinat – Tiranë, është përfshirë në aksident, duke goditur shtetasin Jorgji D, i cili po kalonte në këmbë nga trotuari për tek trafikndarësim, në vija të bardha të kalimit të këmbësorëve”.
Më tej, oficerët e Policisë Gjyqësore shkruajnë në proces-verbalin e rastit: “Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë viktima Jorgji Davidi, të cilin e kanë dërguar në Spital në QSUT, dhe pas një ore ka ndërruar jetë”.
Raporti në vendin e aksidentit thekson gjithashtu: “Në vendin e ngjarjes ka prani të dukshme qartë të vijave të bardha të këmbësorëve, semafori është jofunksional (me dritë pulsante), rruga është e asfaltuar, e vijëzuar, e ndarë në tre korsi dhe një korsi tjetër për biçikleta në anën jugore…”.
Ndërkohë, shoferit i është bërë testi i alkolit, nga ku ka rezultuar i pastër (përqindja 0.00 mg/l).
Pas arrestimit, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë në pyetje shoferin Agim M., në cilësinë e personit nën hetim, i cili ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
“Jam i punësuar si shofer në kompaninë “Green Line”, dhe kam në përdorim autobisin e markës “Solaris” me targa AB 768 XZ, me të cilin punoj në linjën Astir-qendër. Sot rreth orës 05.00′ shkova tek praku i autobusëve të firmës në Prush, mora mjetin dhe u nisa për në qendër. Në autobus isha vetëm”, ka deklaruar ai fillimisht.
Më tej, shoferi i arrestuar thotë: “Po qarkulloja normalisht në rrugën e Kavajës me drejtim lëvizje nga ura teknologjike drejt kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Kur isha tek kryqëzimi i ish parkut, semafori ishte jofunksional, pasi ishte pulsant. Isha në korsinë e majtë dhe vazhdova lëvizjen duke u futur në kryqëzim, ndërkohë që kryqëzimi ishte bosh fare. Papritur me del një këmbësor nga ana e djathtë e imja për tek trafikndarësi, i cili po kalonte mbi vijat e bardha të këmbësorëve. Unë frenova, por këmbësori u përplas me pjesën e përparme të autobusit dhe ra në tokë”.
Pas momentit të përplasjes, shoferi 62-vjeçar thotë se “zbrita dhe shkova tek i aksidentuari, por shumë shpejt erdhi polici i qarkullimit, i cili njoftoi ambulancën që erdhi në vendngjarje dhe e dërgoi të dëmtuarin për në spital. Ndjehem i pikëlluar për ngjarjen që ndodhi, dhe ngushëlloj familjarët për fatkeqësinë”.
Në 7 gusht 2026, Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shoferin e autobusit, Agim M., si person i dyshuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mbrojtësja ligjore e të arrestuarit, pasi pranoi faktet e paraqitura nga prokuroria, kërkoi që ndaj klientit të saj të caktohej një masë më e lehtë sigurie. Avokatja deklaroi se shoferi nuk ka precedentë penalë, është i vetmi që punon në familjen e tij, është penduar thellë dhe se kanë nisur tentativat për të normalizuar marrëdhëniet me familjen e viktimës.
Pavarësisht këtyre argumentave, gjyqtari i çështjes, Kujtim Vraniçi, caktoi masën e sigurimit “arrest me burg”, nisur nga pasoja e rëndë e aksidentit.
Dy pushues kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë nga shërbime...
Një situatë shqetësuese është regjistruar pranë zonës së Valamarit, ku ujërat e zeza përfundojnë drejtp...
Pas një nate të gjatë përballë flakëve, në Krujë janë shuar vatrat e fundit të zjarrit masiv që pë...
Një banor i Krujës ka rrëfyer Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan t...
Një shqiptar është kthyer në një prej protagonistëve të historive njerëzore pas zjarrit shkatërrues që p&eum...
Fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar këtë fundjavë në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit, ...
Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi &e...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës territorin mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gj...
Zbardhen detaje të reja nga konflikti i dhunshëm i regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku dy të burgosu...