“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANA- Në Shqipëri, shoqëria Kurum ka arritur një marrëveshje me sindikatat për pushim kolektiv nga puna të 250 punëtorëve në dy uzina të saj. Shkurtimet u bënë të domosdoshme, sipas kësaj marrëveshjeje, për shkak të krizës në sektorin industrial dhe prej situatës ekonomike globale. Por krahas qëndrimeve të ndryshme mbi ngjarjen, ka edhe shifra kontradiktore, sepse qeveria thotë se bëhet fjalë për 500 familje dhe për një çështje sociale shqetësuese, ndaj po e ndjek nga afër situatën.
Shoqëria Kurum International dhe përfaqësues të sindikatave thonë se kanë arritur më 20 gusht një marrëveshje mbi një pushim kolektiv nga puna, sipas tyre, për jo më tepër se 250 punonjës të dy uzinave, atë të çelikut dhe të petëzimit, për një afat të pacaktuar, por të paktën 90 ditë, ndërsa pjesa tjetër, do të punojë jo më shumë se 22 ditë në muaj.
Shoqëria Kurum International e prodhimit të hekurit në Elbasan thotë se situata ekonomike globale, kriza e sektorit industrial, si dhe ecuria e industrisë së çelikut në Euroë dhe në botë kanë ndikuar përgjatë një viti në punën e saj, që çoi në ndalimin e prodhimit në Uzinën e Çelikut më 1 gusht dhe dhe atë të Petëzimit më 15 gusht.
Këto janë edhe arsyet që sollën, sipas saj, pushimin kolektiv nga puna të punonjësve në këto dy uzina. Në marrëveshjen e nënshkruar nga drejtuesit sindikalë të dy uzinave si dhe të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë me përfaqësuesit e shoqërisë thuhet se pushimi kolektiv nga puna po bëhet për shkaqe të domosdoshme ekonomike, të parashikuara në Kodin e Punës dhe në Kontratën Kolektive.
Sindikalistët pohojnë se vështirësitë e kompanisë diheshin prej një viti dhe ishin të vetëdijshëm se kjo ditë e pushimeve kolektive do të vinte, ndërsa shpresojnë shumë në rifillimin sa më parë të punës pas investimeve dhe kapërcimit të situatës së vështirë.
“U bënë 7 muaj, që bisedimet tona kanë vazhduar dhe janë paguar punonjësit pa shkuar në punë. 7 muaj. U bë kohë shumë e gjatë, që kompania nuk po rimerrte vetveten”, thotë për Zërin e Amerikës, Taf Koleci, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë.
Koleci, një nga nënshkruesit e marrëveshjes për pushimin kolektiv nga puna tha për VOA se gjatë negociatave me shoqërinë u bë gjithçka për të ulur sa më shumë numrat e shkurtimeve nga puna dhe pasojat sociale të tyre.
“Ne kemi shkuar në bisedime me kompaninë. Janë gjithsej 680 punonjës në kompaninë Kurum dhe do të shkurtohen vetëm 250, pas negociatave që ne kemi bërë me kompaninë të nënshkruar me akt-marrëveshje të rregullt, sipas ligjit, Kodit të Punës dhe Kontratës Kolektive”, thotë zoti Koleci.
Sipas marrëveshjes, kontratat e punës do të zgjidhen me punonjësit e punësuar dy vitet e fundit, me ata që janë në dy vitet e fundit para pensionimit si dhe me punonjësit e pakualifikuar, dhe me rifillimin normal të punës, këta punonjës të larguar do të kenë përparësi për t’u rimarrë në punë.
“Të gjithë punonjësit kanë shkuar në mënyrë vullnetare dhe kanë firmosur, përveç marrëveshjes që është bërë mes sindikatës dhe kompanisë, largimin e tyre për një periudhë shumë të shkurtër”, thotë zoti Koleci.
Pushimi kolektiv nga puna i punonjësve në dy uzina të shoqërisë Kurum International në Elbasan mori vëmendje të veçantë këto ditë, edhe sepse ndodhi në një kohë me njoftimet për eksporte të parregullta të rreth 100 konteinerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme, që vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike nga Shqipëria drejt vendeve aziatike.
Por në një njoftim të dy ditëve më parë shoqëria Kurum tha se deri tani nuk ka bërë asnjë largim kolektiv nga puna të punonjësve të saj dhe se ndërprerja e prodhimit të çelikut dhe petëzimit nuk ka asnjë lidhje me njoftimet në media për eksportin e sasive të pretenduara si mbetje të rrezikshme nga një kompani shqiptare dhe as me sulmet mediatike ndaj saj.
Ndërkaq duket se shifrat mbi pushimet janë kontradiktore. Sindikatat flasin për 250 shkurtime, ndërsa qeveria përmendi sot 500 pushime nga puna.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, theksoi sot për shtypin se është e rëndësishme të mbahet një qëndrim i qartë për këtë çështje, sepse bëhet fjalë për 500 familje shqiptare, njerëz me kontribute në industrinë metalurgjike, dhe se qeveria po e analizon situatën, që ka ndodhur vetëm para dy ditësh.
“Ne do të vazhdojmë që ta monitorojmë situatën. KURUM-i do të jetë i detyruar që të japë shpjegimet e duhura. Kjo është një çështje sociale, që tejkalon çështjet komerciale, tregtare, që mund të lidhen me marrëveshjet që KURUM-i ka me bashkinë e Elbasanit, apo edhe me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, sa i takon territorit të Metalurgjikut. Ne e kemi në fokus dhe në ditët në vazhdim do të ketë patjetër një komunikim për këtë çështje, pasi është një çështje sociale, që na shqetëson shumë”, tha zonja Balluku.
Inspektoriati i Punës është paraqitur pranë Kurum për të parë nga afër gjendjen e punëtorëve dhe përmbushjen e të drejtave të tyre si dhe kushteve të punës.
Nga ana tjetër eksperti Edison Hoxha, i Qendrës për të Drejtat në Punë, CLR.AL, thotë për Zërin e Amerikës se marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve janë ekskluzive dhe mes tyre nuk mund të hyjë ndonjë palë e tretë, kur ka dakordësim.
“Sindikata dhe punonjësit aty duhet të jenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve të brendshme të kompanisë, ndërsa kompania duhet të jetë transparente dhe në negociata dhe në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatës për situatën që ajo po has në aktivitetin e saj tregtar. Nga ana tjetër, në momentin më të parë që do të kenë një situatë që mund të shkojë drejt përmirësimit, atëherë të jenë këta punonjës, që potencialisht mund të largohen tani, që të rifuten në vendin e mëparshëm të punës”, thotë zoti Hoxha.
Ai shtoi që nëse këta punonjës, për të cilët është e pamundur largimi i tyre nga puna qoftë edhe përkohësisht, të mund të adresohen nga sindikata dhe nga punëdhënësi në zyrat e punës, në mënyrë që të përfitojnë pagesat e papunësisë dhe të përfitojnë rikualifikim profesional, dhe të mund të rintegrohen nëpër kompani të tjera me aktivitet të ngjashëm ose në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Shoqëria Kurum International është një prodhues me rëndësi vendase dhe rajonale në prodhimin e hekurit për ndërtime, si dhe një punësues me rëndësi për Elbasanin.
Shoqëria Kurum del se prej 3 vitesh ka siguruar fitime të kënaqshme, sipas regjistrimeve mbi bizneset të Open Corporates Albania, krijuar Instituti Shqiptar i Shkencave.
Në vitin 2022 Kurum ka qenë e treta në renditjen e kompanive me fitim, ndërsa të dhënat e integruara të Open Corporates Albania tregojnë për një kompani me flukse të mira në xhiro vjetore, asete dhe del me fitim për vite me rradhë./ VOA
GJERMANIA- 37-vjeçari Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj është arrestuar në Gjermani pasi ishte në kërkim nd&e...
TIRANA- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar sot në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë ...
TIRANA- 25-vjeçari Erlanda Krasniqi është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Krasniqi ishte s...
TIRANA- 37-vjeçari Shpëtim Kraja, i lindur në Shkodër, është ekstraduar nga Franca pasi akuzohet nga gjykata e ...
TIRANA- Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensi...
pamje nga ngjarja LEZHË- Zjarri në malin Vela të Kallmetit në qarkun e Lezhës është përkeqësuar ditë...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODRA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i dështuar në Bushat të Shkod...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Maliq. Mësohet se nj&eu...
TIRANA- Korriku ka regjistruar sërish një numër më të lartë aksidentesh në raport me muajin e 7 të një viti m&eum...
Shpëtim Ajazi BELGJIKË- Mediat në Belgjikë raportuan ditën e djeshme për një ngjarje të rëndë ku mbe...