“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

TIRANA- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar sot në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës. Në reagimin e AKIP thuhet se kjo aleancë shpreh shqetësimin mbi reagimin jo reflektues ndaj problemit të qeverisë shqipare në lidhje me eksportin e dyshuar të mbetjeve industriale të rrezikshme të Kurum përmes një rrjeti kompanish të panjohura drejt Tajlandës.
AKIP thontë se deklaratat e deri tanishme të qeverisë lidhur me situatën janë zhgënjyese. Po ashtu aleanca shton se qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.
Gjithashtu Aleanca Kundër Importit të Plehrave thotë se reagimi zhgënjyes i autoriteteve, jo vetëm zyrtare, por edhe qytetare, shtyn AKIP të besojë se Shqipëria nuk duhet të lejojë importin e mbetjeve të asnjë lloji. Sipas tyre kjo thjeshtë për faktin që, jo vetëm që rreziku për importim mbetjesh për groposje është i lartë, por edhe për faktin që kultura institucionale e mohimit të problemeve e bën edhe më të rrezikshme lejimin e importit të plehrave.
REAGIMI:
Qëndrim i Aleancës Kundër Importit të Plehrave në lidhje me reagimin e Qeverisë Shqiptare ndaj skandalit të dyshuar të mbetjeve industriale të eksportuara drejt Tailandës.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave shpreh shqetësimin mbi reagimin, në gjykimin tonë, jo reflektues ndaj problemit, të qeverisë shqipare në lidhje me eksportin e dyshuar të mbetjeve industriale të rrezikshme të Kurum përmes një rrjeti kompanish të panjohura drejt Tailandës.
Pasi ndoqëm me vëmendje deklaratën e përbashkët të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të shtunën si dhe deklaratën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Balluku të mërkurën, AKIP vëren se të dyja deklaratat mund të konsiderohen në instancë finale si “zhgënjyese”.
Në vend që të mohojë çfarëdolloj përgjegjësie, të cilën, ndoshta e ka e ndoshta jo, qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore ne sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin.
Ekzistenca e ndotësve të tillë si pluhuri i furnaltave me hark elektrik është i njohur në Shqipëri dhe nga qeveria, qoftë politikisht apo qoftë edhe nga pikëpamja njerëzore, ne presim që, para se të nxitojë të mohojë gjithçka, të shprehin shqetësimin se çfarë nuk është bërë siç duhet dhe se çfarë duhet të përmirësohet në menaxhimin e këtyre dhe të llojeve të tjera të mbetjeve.
Qeveria duhet të ketë parasysh se është detyrë njerëzore që Shqipëria, përveç që të menaxhojë siç duhet mbetjet e veta, qofshin këto të rrezikshme apo të parrezikshme, të sigurohet që këto mbetje nuk do të eksportohen për groposje në një vend tjetër të varfër si Tailanda dhe se Marrëveshja e Baselit, ku Shqipëria është palë, nuk është një copë letre e pavlerë e harruar në ndonjë sirtar, por një instrument shumë i rëndësishëm që Shqipëria duhet ta zbatojë, në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit të popullsisë shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të varfra si ne.
Reagimi zhgënjyes i autoriteteve, jo vetëm zyrtare, por edhe qytetare, shtyn AKIP të besojë se me të vërtetë Shqipëria nuk duhet të lejojë importin e mbetjeve të asnjë lloji thjeshtë për faktin që, jo vetëm që rreziku për importim mbetjesh për groposje është i lartë, por edhe për faktin që kultura institucionale e mohimit të problemeve e bën edhe më të rrezikshme lejimin e importit të plehrave.
TIRANA- 25-vjeçari Erlanda Krasniqi është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Krasniqi ishte s...
TIRANA- 37-vjeçari Shpëtim Kraja, i lindur në Shkodër, është ekstraduar nga Franca pasi akuzohet nga gjykata e ...
TIRANA- Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensi...
pamje nga ngjarja LEZHË- Zjarri në malin Vela të Kallmetit në qarkun e Lezhës është përkeqësuar ditë...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODRA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga atentati i dështuar në Bushat të Shkod...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Maliq. Mësohet se nj&eu...
TIRANA- Korriku ka regjistruar sërish një numër më të lartë aksidentesh në raport me muajin e 7 të një viti m&eum...
Shpëtim Ajazi BELGJIKË- Mediat në Belgjikë raportuan ditën e djeshme për një ngjarje të rëndë ku mbe...
foto ilustruese LEZHË- Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Lezhë-Rrilë. Mësohet...
foto ilustruese MALIQ- Një rast dhune në familje është regjistruar ditën e sotme në Maliq. Mësohet se 37-vjeç...