
Një rast që ngre dyshime serioze mbi funksionimin real të shtetit dhe respektimin e ligjit nga titullarët më të lartë të sistemit të drejtësisë e deri te ndërthurja e pastër e interesave me pushtetin ekzekutiv.
Ky është edhe rasti i karrierës diplomatike të vajzës së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi
Sokol Sadushi tashmë është një emër i njohur për publikun e gjerë si zyrtari i lartë i drejtësisë që shfaqet në aktivitete publike me simbolin komunist, shallin e pionerit dhe në përpjekjet e tij të fundit për të liruar nga burgu Erion Veliajn, me anë të Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë për kritetet e paraburgimit.
Por le të kthehemi në temë; vajza e kreut të Gjykatës së Lartë, Evi Sadushi është emëruar si sekretare e dytë në vitin 2019 në ambasadën e Shqipërisë në Spanjë.
Ashtu si emërimi i dyshimtë, vajza e Sokol Sadushit, brenda një kohe relativisht të shkurtër, është ngritur në detyrë si sekretare e parë, duke vijuar të qëndrojë në Shërbimin e Jashtëm për vite me radhë.
Pra, prej rreth 7 vitesh, vajza e kreu të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë paguhet nga shteti shqiptar si diplomate në kundërshtim me ligjin e Shërbimit të Jashtëm. Por nuk mbaron me kaq, sipas burimeve të Syri-t, Evi Sadushit i paguhet nga taksapaguesit shqiptarë qiraja mujore edhe shtëpisë, edhe pse ajo rezulton e martuar me një shtetas spanjoll dhe nuk banon fare në shtëpi me qira.
Në pamje të parë, kjo mund të duket si një karrierë normale. Por kur vendoset përballë ligjit për shërbimin e jashtëm, lindin një sërë pikëpyetjesh që nuk mund të anashkalohen.
Ligji është i qartë: ngritjet në detyrë nuk janë automatike dhe as të përshpejtuara sipas dëshirës. Ato kërkojnë kohë minimale në çdo gradë, vlerësime performance dhe një proces të rregullt administrativ. Po ashtu, shërbimi jashtë vendit është i kufizuar në kohë dhe i nënshtrohet rotacionit të detyrueshëm, pikërisht për të shmangur “ngulitjen” në poste të favorshme.
Atëherë pyetjet janë të drejtpërdrejta:
— Si është realizuar ky avancim kaq i shpejtë?
— A janë respektuar kriteret ligjore apo janë anashkaluar?
— Pse kemi një qëndrim kaq të gjatë në të njëjtin sistem përfaqësimi jashtë vendit?
— Kush mban përgjegjësi për këtë rast?
Në një shtet normal, këto do të ishin pyetje rutinë. Në Shqipëri, shpesh pyetje të tilla mbeten pa përgjigje.
Rasti bëhet edhe më i ndjeshëm për shkak të pozicionit të lartë që mban babai i saj në sistemin e drejtësisë.
Edhe pse çdo individ duhet të gjykohet mbi bazën e meritës së vet, perceptimi publik për favore apo trajtim preferencial lind pikërisht në mungesë transparence.
Në këtë situatë, heshtja institucionale nuk ndihmon askënd. Përkundrazi, ajo ushqen dyshimet se ligji mund të jetë fleksibël për disa dhe i hekurt për të tjerët.
Nëse gjithçka është bërë sipas rregullave, atëherë dokumentet dhe faktet duhet të bëhen publike. Në të kundërt, kemi të bëjmë me një tjetër shembull ku sistemi nuk funksionon mbi meritën, por mbi lidhjet dhe interferimet midis pushteteve.
Dhe kjo është pikërisht ajo që qytetarët kanë të drejtë të dinë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Maj10:08
“Ishte krejtësisht e zhveshur”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës!
John Pierpont Morgan, bankieri më i njohur amerikan, ishte aq i urryer ndaj publicitetit sa sulmonte fotografët në rrugë me çadrë...
AKTUALITET
7 Maj10:03
Aksident, përmbyset kamioni në rrethrrotullimin e Grabianit
Një kamion është përmbysur në rreth rrotullimin e Grabianit mëngjesin e sotëm.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materia...
AKTUALITET
7 Maj09:51
EMRAT/ Kompania “Sori-Al” helmoi kandidatët për efektivë policie, blutë e Tiranës: 56 studentë u dërguan tek Infektivi
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht dhe bën me dije se dy persona janë vënë në pranga, një është vënë...
AKTUALITET
7 Maj09:41
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohen kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë që siguronte ushqimin, në kërkim administratorja
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademin...
AKTUALITET
7 Maj09:12
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill, edhe ato elektrike
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rë...
AKTUALITET
7 Maj08:29
Skandal/ Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Policisë
Rreth 40 studentë të Akademisë së Policisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucio...
AKTUALITET
7 Maj08:25
U rrëzua aksidentalisht nga ura, mbytet në lumë 60-vjeçari në Devoll
Një 60 vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë. Sipa...
AKTUALITET
7 Maj07:59
Lufta dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rëni...
AKTUALITET
7 Maj07:49
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.8 lekë, në shitje me 81.8 lekë.
Euro do të blihet me 95.1...
AKTUALITET
7 Maj07:41
Rrëfimi që Mitrush Kuteli i besoi Mehmet Shehut, zbardhet letra më 1965! Pse shkrimtari i shkroi Kryeministrit
Në librin e të ndjerit profesor Nasho Jorgaqi me titull “Koha e kujtimeve” një hapësi të veçantë zë edhe f...