AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzon me shumicë kërkesën për pezullimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira: Nuk evidentohen pasoja të pariparueshme

M.B. Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 18:24
Kushtetuesja rrëzon me shumicë kërkesën për pezullimin
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin me profesionet e lira. Pas një seance maratonë që nisi në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 17:00, që vijoi me dëgjimin e përfaqësuesve të palëve ankimuese dhe të institucioneve qeveritare, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës për pezullimin e ligjit.

Sakaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se do të vijojë procesi gjyqësor me shqyrtimin e provave dhe përgjigjet e pyetjeve të administruara, ndërsa njoftoi se seanca me konkluzionet përfundimtare do të mbahet më 25 Qershor, ora 10:00.

“Në lidhje me kërkesën për pezullim, Gjykata vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën për pezullim, pasi nuk evidentohen pasoja të pariparueshme dhe gjithashtu duke marrë në konsideratë që procesi është duke u gjykuar me përparësi. Gjykata mban parasysh çështjen e afateve të ngritura të cilat do të trajtohen në kuadër të vendimmarrjes më pas.

Gjithashtu Gjykata e konsultuar më parë cakton që palët të depozitojnë parashtrimet, provat nëse kanë apo përgjigjet e pyetjeve që u administruan në seancë brenda datës 21,06.2014 ora 16:00. Seanca me konkluzionet përfundimtare do të zhvillohet më datë 25.06.2024 ora 10:00”, pohoi ajo.

Seanca për shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira; Financat dhe Kuvendi i Shqipërisë: S’krijohet pabarazi

Në Gjykatën Kushtetuese ka vijuar seanca maratonë për shqyrtimin e 3 padive për shfuqizimin e ligjit “Për tatimet mbi të ardhurat”. Pas dëgjimit të përfaqësuesve ligjore të palëve paditëse nga trupa e gjyqtarëve janë dëgjuar edhe parashtrimet e Ministrisë së Financave, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Niko Lera, drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë tha se bizneset në këtë profesion kanë 9 vjet me tatim zero, me pushim tatimor. “Nuk mund të jetë parajsë fiskale Shqipëria, me përjashtim në pafundësi vitesh të ketë  të taksave për kategori të caktuara”. Të ardhurat e vetëdeklaruara nga shërbimet, nga këto grupe, nuk janë taksuar. Në 4 vjet, të ardhurat e tyre janë 2,6 mld USD.

Ai tha mbi 85% e profesionistëve gjatë periudhës përjashtimore nga taksat, kanë raportuar të ardhura nën 5 milionë lekë. Lera tha se nga muaji janar deri në fund të muajit maj 2024 deri tani nuk kemi rënie të numrit të bizneseve që ofrojnë shërbimet profesionale, por përkundrazi kemi shtim të numrit të tyre përkatësisht me 942 biznese.

Ndërsa për argumentin e ankuesve, se ligji krijon pabarazi midis tatimpaguesve dhe është diskriminues nuk qëndron në praktikë dhe në këto 32 vjet asnjëherë nuk ka pasur barazi ideale të barrës tatimore,  ajo nuk mund të arrihet as teorikisht dhe diferencimet në të ardhura kanë qenë dhe do të jenë të pranishme.

“Një sistem tatimor konsiderohet i ekuilibruara kur barra tatimore shpërndahet në mënyrë të tillë që reflekton mundësinë e tatimpaguesit për të paguar. Ka disa parime sikurse e dimë të gjithë të barazisë në taksim të cilat merren në konsideratë në dizenjimin që një vend i bën politikave tatimore. Nuk mund të ketë barazi universale në taksim që të kënaqen të gjithë. Barazia është horizantale ose vertikale. Në vendin tonë pas dështimit të ekonomisë së decentralizuar nga viti 1992 filloi ekonomia e sipërmarrjes së lirë dhe gjatë kësaj periudhe janë aplikuar shumë sisteme tatimore, që kanë pasur diferencime në kontributin që ato japin në buxhet.

Dikush që e ka pagën 50 mijë lekë në muaj është i përjashtuar nga tatimi, dikush qe e ka pagën 52 mijë lekë taksohet për shumën nga 35 mijë lekë deri 52 mijë lekë dhe i mbetet pagë neto më e vogël. Nuk mund të kemi kurrë barazi absolute. Prodhuesit bujqësore ka 32 vite që janë jashtë skemës së taksimit, ndërkohë që veprimtari të tjera, prodhuese, tregtare, shërbimi, transporti etj paguajnë prej 32 vitesh tatim. Pabarazia është në vetë filozofinë e sistemit tatimor, por duhet të përpiqemi gjithnjë e më tepër t’i shmangim këto devijime me qëllim shpërndarjen e barrës tatimore te sa më shumë tatimpagues”, pohoi ai.

Lera u ndal edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian kanë venë theksin në heqjen e përjashtimeve tatimore te furnizuesit e shërbimeve.

Edhe në parashtrimet e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesja e këtij institucioni tha se ligji nuk cënon parimin e barazisë. Sipas saj pretendimet e kërkuesit për diferencim në taksim, në nenin 24 pika 2 e ligjit, për rrjedhojë kërkesa për shfuqizimin e tij nuk është i qenësishëm dhe i paargumentuar, sepse nuk ka trajtim të diferencuar në përcaktimin e normës së taksimit për individët e vetëpunësuar kundrejt individëve tregtarë.

“Lidhur me pretendimin për cenimin të parimit të barazisë të ligjit dhe diskriminimit duke bërë një trajtim të ndryshëm për sipërmarrjet e ofrimit të shërbimeve profesionale nëpërmjet të vetëpunësuarve, individëve tregtare dhe entiteteve, Kuvendi i Shqipërisë shprehet se:

Neni 3, pika 2,5,6 dhe neni 24 pika 2 e ligjit për tatimin mbi të ardhurat është në mbështetje të plotë të neneve 4, 17,18 dhe 155 të Kushtetutës, pasi vendos të njëjtën bazë dhe normë tatimore për të gjithë personat fizikë, si ata individë tregtare, dhe individë të vetëpunësuar, përjashtim nga kjo kategori bëjnë vetëm individët që i nënshtrohen tatimit mbi punësimin.

Ligji ka trajtuar, si persona fizikë 3 kategori: individë të punësuar, persona fizikë të vetëpunësuar, dhe persona fizikë tregtarë të cilët janë subjekte mbi tatimin për të ardhurat personale. Ky grupim që përkufizohen në nenin 3 pika, 2,5 dhe 6 të ligjit nuk bien ndesh me ndonjë normë tjetër të legjislacionit rregullues të fushës, por përbëjnë një përkufizim specifik vetëm për qëllime të ligjit 29/2023 për tatimin mbi të ardhurat. Përkufizimi ka identifikuar kategorinë e individëve të vetëpunësuar që furnizojnë shërbime dhe kategorinë e individëve që furnizojnë mallra. Të dyja kategoritë tatohen mbi fitimin neto.

Neni 24, pika 2 e ligjit ka përcaktuar që me përjashtim të të punësuarve individë dhe e gjithë kategoria e personave fizikë si të vetëpunësuar dhe individëve tregtare tatohen njëlloj në mënyrë të barabartë me një normë progresive që përllogaritet, duke marrë për bazë taksimi normën neto të fitimit.

Të gjithë personat fizikë, individët i trajtohen tatimit nga punësimi, ndërsa pjesa tjetër e personave fizikë për bazën tatimore vjetore fitimin nga 0 deri 14 milionë lekë, norma tatimore është 15%.

Ndërsa për bazën tatimore fitim neto mbi 14 milionë lekë norma tatimore është 23%. Norma tatimore progresive nevojitet si mekanizëm antishmangie nga tatimpagues të mëdhenj me status person fizik”, argumentoi përfaqësuesja e Kuvendit të Shqipërisë./ Monitor

profesionet e lira

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë