U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë monitorimin e kredive ndaj sektorit të ndërtimit dhe projekteve të mbështetura me pasuri të paluajtshme.
Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2024 dhe rekomandimet për punën e institucionet në vazhdimësi, Kuvendi kërkon gjithashtu që të forcohet mbikëqyrja për sa i takon ekspozimit të sistemit bankar ndaj kredimarrësve të mëdhenj dhe të diversifikohet portofoli i kredive, me qëllim zbutjen e përqendrimit në sektor dhe në territor, duke rritur kapacitetin e bankave në mënyrë që sistemi bankar të ruajë kapitalizimin dhe qëndrueshmërinë edhe në raste të vështirësive të huamarrësve kryesorë, si dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Që prej 1 korrikut të këtij viti, kanë hyrë në fuqi kufizimet e vendosura nga Banka e Shqipërisë mbi disa kritere të administrimit të rrezikut, konkretisht për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” (përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë) dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave” (raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona ndaj të ardhurave të huamarrësve).
Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë nuk duhet të jetë më shumë se 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.
Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë kufizohet në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan parashikohet 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të huamarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve eventuale të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme ose në kuadrin makroekonomik të vendit.
Në muajt e fundit, raporti i kredive me probleme po shënon një tendencë të lehtë në rritje dhe në shtator arriti pranë nivelit të 4.4%, më i larti në 10 muajt e fundit.
Kuvendi ka kërkuar gjithashtu nga Banka e Shqipërisë të adoptojë një qasje të matur dhe të kujdesshme ndaj ndërhyrjeve në tregun valutor, duke i kufizuar ato në raste të nevojshme dhe të justifikuara nga rrethanat e tregut, në mënyrë që të forcohet funksioni i kursit të këmbimit si një mekanizëm vetërregullues i ekonomisë, i cili ndihmon në zbutjen e goditjeve të jashtme, ruajtjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen e një ekuilibri të qëndrueshëm makroekonomik.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro. Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.
Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë e ka ngadalësuar ndjeshëm rënien e kursit të këmbimit Euro-Lek. Aktualisht, rënia vjetore e kursit është pranë nivelit të 2%.
Kuvendi i kërkon gjithashtu Bankës së Shqipërisë të forcojë mbikëqyrjen ndaj institucioneve financiare jobanka, për të synuar zbatimin e plotë të ndryshimeve rregullatore të miratuara gjatë vitit të kaluar, për të përmirësuar cilësinë e portofolit të kredive dhe mbrojtjen e kredimarrësve.
Gjithashtu, Bankës Qendrore i kërkohet të shtojë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi aktivitetin e zyrave të këmbimit valutor, specifikisht për plotësimin e kërkesave të reja rregullatore, me synim garantimin e integritetit dhe transparencës së sistemit financiar.
Nga Banka e Shqipërisë kërkohet edhe harmonizimi dhe përditësimi në vijimësi i planeve për reagimin ndaj sulmeve kibernetike në sektorin bankar dhe në sistemet e pagesave të operuara prej saj, si dhe angazhimi në vazhdimësi për realizimin e testimeve të sigurisë për çdo bankë sistemike./ Monitor
Gazetari investigativ Antoine Harari, nga media ndërkombëtare "Follow the Money", ka konfirmuar se verifikimet e kryera nga ekipi i tij kanë v&...
Paraditen e sotme grupi hetimor është rikthyer tek rreth rrotullimi i Rinasit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen e Gilma...
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë publikisht pas heq...
Policia e Tiranës ka arrestuar 21-vjeçarin Orlando Gjoka, pasi dyshohet se mashtronte qytetarët në rrjete sociale duke u ofruar atyre kr...
Duke analizuar atentatin mafioz në Rinas, eksperti i sigurisë Asllan Dogjani deklaroi se Shqipëria ndodhet në ditët më të e...
Muçi Shaljani Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili u plagos gjatë atentatit të djeshëm në Rinas ku u ekzekutua Gilman...
Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur miku i t...
Është zbuluar në Tiranë një call center që mashtronte shtetas të huaj, përmes telefonatave për të investuar ...
Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet nga policia autori i dyshuar Ed...
Ditën e sotme do të zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nëse do t&eum...