
Njëri nga personat e shpallur në kërkim për skemat piramidale online Xuex, është arrestuar nga policia në vijim të operacionit të koduar “Xuex” që u finalizua më 14 shtator. Në pranga ka rënë Ereledio Shebeku 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave.
Çifti Ereledio dhe Alma Shebeku, të dy bashkëshortët dyshohet se kanë pasur rol kryesor në organizimin e mashtrimeve me investime fiktive përmes platformës Kishin rol kryesor, çifti Ereledio dhe Alma Shebeku në kërkim për mashtrimet me “Xuex”.
Në pranga ka rënë edhe motra e Ereledios, Brunilda Todi, 38 vjeçe nga Divjaka, e cila akuzohet për përfshirje në skemë. Përveç saj, janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë:
Arbër Çela, 38 vjeç
Emanuel Taullau, 21 vjeç
Flavio Mukaj, 23 vjeç
Marius Kodra, 28 vjeç
Brunilda Ndini, 38 vjeçe
Hetimi për të goditur skemat piramidale online zgjati disa muaj. Ky hetim nisi dhe u finalizua në Fier. Kontrolle u kryen edhe në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit zbuluan bazën e grupit, një lokal në zonën e Lushnjes në pronësi të Arbër Çelës. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave.
Të arrestuarit, të konsideruar si agjentë në terren, kishin rol kyç në rekrutimin dhe orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në “Telegram”. Aty udhëzoheshin si të investonin në kriptomonedha. Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor, përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Rrjeti u zbërthye pasi në skemë u infiltruan agjentë të policisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Shtator20:58
Shkarkoi zv/ministrin se piu cigare brenda në lokal/ Koçiu: Qytetarët të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë
Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka ndërmarrë një nga vendimet e para të forta në detyrë, duke treguar qartë...
AKTUALITET
22 Shtator20:38
Mashtroi rreth 6 mijë qytetarë për investime online, arrestohet kreu i grupit në Fier (Emri)
Një 35-vjeçar i identifikuar si Ereledio Shebeku përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “XUEX&rd...
AKTUALITET
22 Shtator19:58
Mjeti godet betonieren e parkuar, shoferi dhe pasagjeri përfundojnë me urgjencë në Spitalin e Fierit
Një aksident u regjistrua pak momente më parë në aksin rrugor Fier-Patos, pranë një pike karburanti, duke lënë pas dy pe...
AKTUALITET
22 Shtator19:00
“Alo, babi po kërcënon mamin me thikë”/ Fëmijët alarmojnë policinë greke, arrestohet shqiptari
Një grua 55-vjeçare nga Shqipëria u detyrua t’i njoftonte fëmijët e saj pasi dëgjoi burrin të thoshte se do të m...
AKTUALITET
22 Shtator18:47
Kush është narko-diplomati që i dha "DORËN e KOKAINËS" grupeve të fuqishme të Çopjave dhe Çelajve. “Goditja” e tij ishte precize
Nuk ishte rastësi që Sebastián Marset zgjodhi Paraguajin si bazë. Nga ferma “23 de abril”, në Paraguaj, ai orga...
AKTUALITET
22 Shtator18:37
DOKUMENTI/ ‘50 mijë dollarë për 12 cigare hashash’, Apeli ndryshon masën për turkun e arrestuar në Kukës
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur garanci pasurore prej 50 mijë dollarë për shtetasin turk Emre...
AKTUALITET
22 Shtator18:11
Arrestimi i kolumbianit të mafies shqiptare/ Përse kimistët e kokainës po bëhen gjithnjë e më të kërkuar
Nga Nelson Ricardo Matta Colorado, EL COLOMBIANO
Kapja e një kolumbiani ekspert në përpunimin e kokainës, i cili punonte për Kart...
AKTUALITET
22 Shtator17:50
Gjyqi ndaj të akuzuarve për organizatë kriminale, Bujar Ajeti rrëfen para gjykatësve takimin me Nuredin Dumanin
Sot zhvillohet procesi gjyqësor ndaj shtetasve Ismail Zemeli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga. Raportohet se...
AKTUALITET
22 Shtator17:51
37-vjeçari u qëllua me armë zjarri dhe u dyshua për atentat, reagon policia e Vlorës: Ja e vërteta e krimit. Gjendet arma
Policia e Vlorës reagoi pas plagosjes me armë zjarri të një 37-vjeçari i identifikuar si Skerdi Mehmetaj, duke theksuar se ai ë...
AKTUALITET
22 Shtator17:37
Bregdeti i Semanit në flakë, era favorizon përhapjen e zjarrit, rrezikohet habitati i specieve të egra
Godulla në bregdetin e Semanit është përfshirë nga zjarri pasditen e se hënës.
Shkaqet e zjarrit janë të paqarta...