Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANIA- Pas dhunës së fundit kundër politikanëve, ministrja federale e Brendshme Nancy Faeser dëshiron të diskutojë shpejt masat mbrojtëse. Sulmi kundër një politikani socialdemokrat ka shkaktuar reagime të mëdha në Gjermani. Në Berlin dhe Dreseden janë mbajtur të dielën në mbrëmje edhe protesta pas sulmit brutal ndaj një politikani të SPD-së në Dresden. Ministrat e Brendshëm të landeve federale duhet të hartojnë masa urgjente për mbrojtjen e politikanëve. Ministrja Federalee Brendshme, Nancy Faeser ka kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një konferencë e posaçme. Faeser ka kërkuar konferencë urgjente.
"Këtyre akteve shteti kushtetues duhet dhe do t'u përgjigjet me veprime të ashpra dhe masa të mëtejshme mbrojtëse për forcat demokratike në vendin tonë”, tha ajo. Sulmi i fundit ishte "një dimension i ri i dhunës antidemokratike."
Kandidati kryesor i SPD-së për zgjedhjet evropiane, Matthias Ecke, u rrah të premten në mbrëmje në Dresden nga katër persona të panjohur teksa vendoste posterë parazgjedhorë në Dresden. Eurodeputeti 41-vjeçar ndodhet në spital dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas policisë, dyshohet se i njëjti grup kishte sulmuar dhe plagosur edhe një aktivist të fushatës së Partisë së Gjelbër. Sipas dëshmitarëve, ata ishin të veshur me rroba të errëta, tha një zëdhënës i policisë. Një dëshmitar ishte i mendimit se sulmuesit i përkasin spektrit të djathtë politik. Hetimi do të tregojë, nëse kjo është e vërtetë. Sipas Ministrisë së Brendshme në Saksoni, Zyra e Policisë Kriminale po heton këto raste.
Armiqësia ndaj politikanëve
Sulmi shkaktoi zemërim mbarëkombëtar. "Ky shpërthim dhune është një paralajmërim”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier të shtunën. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të zhvillojnë debatin politik në mënyrë paqësore dhe me respekt dhe u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë liberale që të qëndrojnë së bashku përtej linjave partiake kundër sulmeve. Kancelari Olaf Scholz (SPD) tha se demokracia kërcënohet nga diçka e tillë, "dhe kjo është arsyeja pse një opsion i tillë nuk duhet të pranohet kurrë”.
Zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) shpjegoi: "Ata janë rezultat i neveritshëm dhe i pafalshëm i një brutalizimi të gjuhës, debatit dhe mosfrenimit në të ashtuquajturat media sociale." Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) paralajmëroi se "mosfrenimi i debatit politik na prek të gjithëve”. Kushdo mund të jetë i radhës. "Kjo është arsyeja pse ne të gjithë jemi të thirrur të kundërshtojmë përshkallëzimin."
Incidentet në Dresden janë pjesë e një serie sulmesh mbarëkombëtare ndaj anëtarëve të partive përpara zgjedhjeve lokale dhe evropiane të 9 qershorit. Vetëm të enjten në mbrëmje në Essen, pas një aktiviteti të Partisë së Gjelbër, anëtari i Bundestagut Kai Gehring dhe kolegu i tij i partisë Rolf Fliß thanë se u sulmuan. Fliß u rrah. Nënkryetarja e Bundestagut Katrin-Görin-Eckardt u sulmua verbalisht në Brandenburg një javë më parë. Ka dyshime se këto sulme janë të orkestruara, ndërsa niveli i dhunës është tërësisht i papranueshëm dhe ka për synim përhapjen e frikës. Ekzistojnë dyshimet po ashtu se akte të tilla mund të përsëriten.
Sipas një përgjigjeje nga qeveria federale, nga dhuna në veçanti janë prekur politikanët e Partisë së Gjelbër. Sipas shifrave paraprake, 1219 raste të sulmeve u regjistruan në vitin 2023. Kjo është një rritje e konsiderueshme në vitin 2022 ka pasur 575 vepra penale. Politikanët e AfD-së gjithashtu u sulmuan shpesh fizikisht. Statistikat paraprake regjistrojnë 478 raste. SPD është e treta për nga sulmet, me 420 vepra kriminale kundër tyre. Autoritetet thonë se 10.537 sulme kundër politikanëve janë raportuar nga 2019 deri në 2023./ DW
Polumbarët SHKODRA- Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të nënës, Alma Arrazit me dy fëmijët vij...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të...
Nëna me fëmijët dhe peshkatari SHKODRA- Mbrëmjen e 4 majit, peshkataru Safet Hasani gjeti rastësisht një trupi në u...
Foto ilustruese TIRANA- Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternativë e mirë, por edhe më e li...
Foto ilustruese TIRANA- Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike ...
Mustafa Aljiburi SUEDIA- Shqiptari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi ndodhet nën m...
Foto ilustruese RROGOZHINA- Një aksident me përfshirjen e 3 automjeteve ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje n&e...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do t&e...
Foto ilustruese ITALIA- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës në Itali...
Çifti SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një n&eu...