Gazeta zvicerane: Protestat në Tiranë tërheqin vëmendjen në mbarë botën, kërkohet arrestimi i Ramës
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, e nxitur nga një valë e pandalshme emigracioni që po zbraz vendin nga popullsia e re dhe vitale. Të dhënat e fundit tregojnë një tablo alarmante, ku të rinjtë dhe familjet e reja dominojnë fluksin e largimeve, duke përshpejtuar plakjen e popullsisë dhe duke kërcënuar të ardhmen social-ekonomike të vendit.
Sipas shifrave të Eurostat, vetëm gjatë vitit 2023, rreth 44,000 shtetas shqiptarë emigruan drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ky numër është pjesë e një trendi të përshpejtuar pas pandemisë, ku në harkun kohor të katër viteve (2020-2023), të paktën 180,000 persona u larguan. Këto statistika nuk përfshijnë destinacione të tjera të rëndësishme si Mbretëria e Bashkuar, e cila pa një kulm të emigracionit shqiptar në vitin 2022.
Një analizë e detajuar e profilit të emigrantëve për vitin 2023 konfirmon se rinia është forca kryesore lëvizëse. Plot 62% e të larguarve ishin nën moshën 35 vjeç. Grupmosha më e prekur është ajo 25-29 vjeç (14.3%), e ndjekur nga mosha 30-34 vjeç (13%). Po aq shqetësues është fakti që po largohen familje të tëra, pasi fëmijët nën 15 vjeç përbënin 18% të totalit, një tregues i qartë se emigracioni nuk shihet më si një zgjidhje e përkohshme.
Pasojat e kësaj hemorragjie demografike janë të drejtpërdrejta dhe dramatike. Largimi masiv i të rinjve po shkakton një plakje të përshpejtuar të popullsisë. Mosha mesatare në Shqipëri, e cila ishte 34.7 vjeç në vitin 2015, parashikohet nga Eurostat të arrijë në 44.3 vjeç në vitin 2025, duke iu afruar me shpejtësi mesatares europiane (44.9 vjeç).
Në të njëjtën kohë, largimi i popullsisë në moshë riprodhuese, i kombinuar me uljen e fertilitetit (mesatarisht 1.21 fëmijë për grua), ka çuar në një rënie historike të lindjeve. Numri i lindjeve në vitin 2023 ra në nivelin kritik prej 21,425, një tkurrje prej 74% krahasuar me mbi 82,000 lindjet e regjistruara në fillim të viteve '90.
Kjo situatë paraqet një sfidë ekzistenciale për vendin. Të dhënat zyrtare të INSTAT për migrimin neto (diferenca mes të larguarve dhe të kthyerve) konfirmojnë thellësinë e krizës. Për vitin 2023, ky tregues ishte thellësisht negativ në -43,761 persona, ndërsa mbeti në nivele të larta edhe në vitin 2024 me rreth -28,836 persona. Këto shifra tregojnë qartë se largimet tejkalojnë masivisht kthimet, duke sfiduar narrativat zyrtare për një përmbysje të trendit. / Monitor
Sot, 2 Mars 2026, dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro blihet me 96 lekë dhe shitet 96.6 lekë. Franga zvic...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me ...
Ka vdekur në moshën 79 vjeçare aktori vlonjat i njohur i humorit, Mane Lumani. I njohur si një nga katër parodistët legjendar...
Qendra e të moshuarve në lagjen e Re të Bulqizës po përballet me vështirësi të shumta që po e bëjnë t&e...
Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë së Piranjave, për shqetësimin e saj lidhur me vëllain, i cili ka nge...
Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike. Ngjarja ndodh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shte...
Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e dyshuar të tentativës së vrasjes që ndodhi të shtunën në mbrëmje në nj&...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës....
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt Tel Avivit dhe Dubait. Përmes një njoftimi zyrtar TIA tha se...