AKTUALITET

Letrat e Trifon Xhagjikës kundër regjimit të Hoxhës, publikimi në Moskë më 1962! Dokumentet që tronditën diktatorin

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2026, 07:36
Letrat e Trifon Xhagjikës kundër regjimit të Hoxhës,

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje poetin, gazetarin e ushtarakun Trifon Xhagjika, i cili u bë një nga disidentët e parë letrarë kundër diktaturës komuniste.

Trifon Xhagjika lindi në Peshtan të Tepelenës, në vitin 1932. Shtëpia e tij u dogj nga lufta e dytë italo-greke. Në moshën 9-vjeçare, në vitin 1941, bashkë me familjen lanë fshatin për t’u vendosur në Tiranë. U vendosën fillimisht tek “Rruga e Veriut” në krah të shtëpisë së Beshirëve në Tiranë. Më pas ndërruan disa herë banesë duke u vendosur tej shtëpia e Manol Kumes dhe në fund tek shtëpia e tyre në rrugën “Mine Peza”. Pasi përfundoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, u diplomua për oficer i artilerisë kundërajrore dhe për disa vite e ushtroi profesionin në repartin 3700 në zonën e Rrapit të Treshit në Tiranë. Në këtë kohë bëri një kurs për Gazetari e Histori dhe kërkoi të vazhdonte fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë. Qysh në vitet e para të punës bëhet i pranishëm në shtypin e kohës me krijime në fushën e poezisë. Në vijim, transferohet nga reparti i artilerisë dhe filloi punë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e botimeve dhe rregulloreve, e më vonë në redaksinë e gazetës “Luftëtari”. Më shumë se në organet e ushtrisë, Trifon Xhagjika spikat me krijimet e tij në shtypin letrar si gazeta “Drita”, revista “Nëntori”, “Ylli” etj. Poezitë me ndjenjë dhe esetë filozofike janë krijimet më të arrira të tij. Në vitin 1959, botoi vëllimin e parë me poezi “Gjurmët”. Poezitë me ndjenjë dhe esetë filozofike janë krijimet më të arrira të tij. Librin e parë me poezi: “Gjurma”, ka shkruar lirika delikate me hovet e moshës. Libri përmban gjithsej 27 poezi, një poemë dhe një legjendë.

ÇFARË SHKRUANTE POETI TE “STINA MENDIMI” PA MASKË

shuar si stinët e vitit. Kjo ka ndodhur jo shumë për karakterin tim kontradiktor, sa për shkaqet e jashtme, të cilat ndikuan në fuqinë time shpirtërore që në moshën e njomë, shkaqe këto që më deziluzionuan për vite me radhë… Fshati ku linda është plot shkrepa e gurë. Po ka edhe livadhe të vegjël, ku mbijnë shumë lulëkuqe. U bënë lulëkuqet për mua simboli i shpirtmadhësisë e i zemërgjerësisë njerëzore. Që 7-8 vjeç, baritja nëpër fusha të mblidhja lulëkuqe, se në to do të gjeja njerëzit e mirë, që t’u thoshja të ndihmonin nënën e babën tim. Një ditë e dëgjova tim atë të thoshte: “Të gjithë njerëzit janë të këqij”. “Po ku janë njerëzit e mirë”? – pyeta nënën. “Janë lulëkuqe” – m’u përgjigj ajo. Që atë ditë, shkova e kërkova në çdo lulëkuqe, por… Por vitet më bënë 14 vjeç.

Në çdo vit isha i heshtur e i turpshëm. Më tërhoqën një ditë “për hunde”. Ishte natë atëherë, natë e shkurtit të 1947- ës. Ecja në një korridor të errët e të ngushtë, që mbaronte në një derë të hapur. Më futën brenda. Dera u mbyll. Gjithnjë ishte errësirë. Atje dëgjova: “Shtoje besimin që kemi për ty, prandaj bëhu hije dhe gjurmoi shokët, pa e ditur që të kanë pranë”. Unë heshtja, habitesha dhe torturohesha. Duart, që më dridheshin nga të ftohtit e frikës, nuk dija ku t’i futja. Më kot kërkoja në errësirë fytyrën e atij që më fliste. Një dritë e imët shkrepëseje ndezi në cep të dritares një qiri. Por tani nuk mund t’i shikoja më sytë e kuq të atij që hante fjalët me dhëmbë. Qiriri, me atë dritëz të vogël e të kuqërremtë, më ngjante si lulëkuqet e lëndinave. Lulëkuqe! Kërkoja në të njerëzit e mirë. Por tani e kuptova që çdo gjë ishte e kotë. Mendimet e mia sikur m’u dogjën në flakën e qiririt. M’u dogjën, ndaj nuk mendoja më. “Është mirë të mos mendosh!” – më tha Sykuqi: “Ti duhet të keshë parasysh që ç’pe dhe ç’dëgjove të mos ia thuash njeriut, përndryshe… përndryshe… mund të të kujtoj vetëm kaq se mbrëmë pushkatuam një moshatarin tënd, pasi i brodhi zagarja më parë nga mendja!”. Dhe një buzëqeshje skeptike i mbiu në cepin e majtë të buzës. “Pra kije parasysh, – filozofi dhe njëherë Sykuqi, – se heshtja është kasneci më i mirë për fitoren tënde!”.

Shuplaka e madhe, që ma vuri mbi shpatullat e mpira, më nxori në errësirën e rrugës… Unë të bëhem hije? M’u kujtuan tre majmunët e pikturuar mbi kutitë e shkrepëseve, që shiteshin në kohën e pushtimit fashist. Njëri nga ata kishte zënë sytë, tjetri veshët dhe i treti gojën. Unë pra duhet të jem i tillë: asgjë të mos shoh, asgjë të mos dëgjoj, asgjë të mos flas… Jo! Për njerëzit nuk do të bëhem hije. Sykuqi më takoi dhe tri herë të tjera. Të tretën herë më tha: “Ti je i paaftë!”. Dhe iku për të mos më takuar më kurrë. Por heshtjen ma la peng… Kjo heshtje vulosi zemrën. Nuk guxoja të prekja asgjë të gjallë në jetë, se kisha frikë mos e zbuloja me hijen time. Më mirë larg! Larg! Larg! Tre majmunët më dalin përpara. Unë asgjë s’shikoj, asgjë s’dëgjoj, asgjë nuk flas. Shuplaka e Sykuqit më rëndon mbi shpatulla… Ende më duket vetja si në një shpellë. Me mundim më ngjan se arrita në një grykë të ngushtë. Prapa lë errësirën e një tragjedie të kobshme popullore, e cila po shkrin me frikën e me vajtimin e njerëzve pa gjurma në jetë. Përpara shoh një det dritash, si në përrallat e gjyshes. Dua të hidhem nga gryka e ngushtë. Ndoshta më dalin krahë dhe fluturoj. Pra, kështu e kam një farë shprese. Më mirë shpresoj në të pamundurën e në errësirën e shpellës. Frika e saj më shtyn përpara… Njoha në këtë shpellë shumë njerëz të tjerë. Këtu jam përpjekur të provoj edhe dashurinë. Dhe sa herë që e kam ndjerë, bëhesha më i urtë, më punëtor e më i sinqertë.

Dashuria ka qenë për mua, ndofta, shaka që e kam takuar udhës, por s’kam ditur ta kap, ndofta, pabesi, por s’kam ditur ta lëshoj. Megjithatë kam qenë gjithmonë i qetë për sjelljet e vajzës që kam dashur, edhe në qoftë se ajo bëhej imja, edhe në qoftë se ajo përfundonte në krahët e ndonjë tjetri (për rastin e parë bëhesha i lumtur, për rastin e dytë shpëtoja nga një e keqe). Në përgjithësi, kam shpëtuar nga këto të këqija, por i lumtur nuk kam qenë asnjëherë… Ndofta këto që më kanë ndodhur më shtyjnë të kem një kuptim të tillë për jetën: Rro vetë dhe lëri të tjerët të rrojnë sipas dëshirës së tyre. E pra dëshirat, mendimet dhe pikëpamjet e heshtura e të fshehta mundohem t’i shpreh në vargjet e mija… E pra dëshirat, mendimet dhe pikëpamjet e heshtura e të fshehta mundohem t’i shpreh në vargjet e mija…! Sigurisht në këto vargje jam përpjekur që të nxjerr në plan të parë çështjen e nderit… (këtu teksti nuk lëçitet) si dhe të jetës sime intime, asaj private dhe shoqërore, duke pasur gjithmonë parasysh botëkuptimin tim. “Vepra e artit duhet të jetë në përputhje me botëkuptimin e autorit, sepse kjo e ngre vlerën artistike të saj” thotë Engelsi. E që t’ia arrij një gjëje të tillë, më duhet të sundojë veten, të shtyp mërzitjen e zemërimin e ta ushqej veten me gas për jetën e me optimizëm. Kjo është e vërteta që më ka ndodhur e që më mundon. Dhe “e vërteta duhet të përsëritet gjithnjë, sepse edhe gënjeshtra përsëritet kurdoherë”, – thotë Gëte!

Mbas vitit 1959, Trifoni nuk botoi më asgjë nga krijimtaria e tij, si shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj sistemit. Në poezinë ‘Ndërgjegje me katrore të zeza’ shkruan: ‘Pena m‘u thye në vitin 1958’. Nga ky moment Trifoni filloi të shkruajë vetëm për vete. Familja arriti të ruante disa tekste të shkurtra të pabotuara dhe poezitë, të cilat i botoi në librin ‘Atdheu është lakuriq’ 1994 dhe ‘Poezia’ në 2002. Në këto poezi ai shprehte ndjenjat e tij dhe veçanërisht mendimet që e mundonin mbi shtypjen dhe terrorin që ushtronte sistemi. Ai vuante për veten, familjen, shokët e tij dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Pas kësaj, ai fillon të fliste hapur kundër regjimit komunist në fuqi dhe politikës së izolimit, që po ndiqte udhëheqja e lartë e PPSh-së me në krye Enver Hoxhën, gjë e cila bëri që ai të ndiqej dhe survejohej nga Sigurimi i Shtetit dhe në vitin 1963, ai arrestohet së bashku me një grup shokësh, duke u akuzuar “për agjitacion e propagandë dhe për terror ndaj udhëheqjes së lartë”! Qysh në fillesat poetike do të tërhiqte vëmendjen për frymën rebeluese në krijimtari, e cila do të kristalizohej më vonë në një disidencë të hapur.

Kjo do ta çonte në opozitë me regjimin komunist dhe shumë shpejt do të arrestohej nga Sigurimi i Shtetit. Dy herë rresht kërkoi të shkonte në Moskë me studime për Gjuhë-Letërsi, por nuk e lejuan. Rreth fundit te viteve 50 Trifoni u bë pjesë e grupit të të rinjve me pikëpamje sovjetike, i cili përbëhej nga Fadil Kokomani dhe Vangjel Lesho, gazetarë në Radio Tirana, Robert Vullkani, nëpunës, Thoma Rafaeli, oficer ushtarak major, Franko Sara, inxhinier hidrologjik, Stavri Rafaeli, tenor dhe skenograf në Teatrin e Operas Tiranë dhe Trifon Xhagjika. Në fillim ata ishin një grup shoqëror, i cili më vonë mori pikëpamje politike. Disa anëtarë të grupit ishin kthyer nga studimet në Bashkimin Sovjetik dhe Çeki dhe kishin marrë pjesë në aktivitete në ish vendet e Bllokut Lindor.

Duke jetuar disa vite jashtë vendit dhe vizituar disa vende në Evropën Lindore, ata ndjenin ndryshimin midis jetës së hapur në Bllokun Lindor dhe jetës së mbyllur mbytëse në Shqipëri, me jetë kulturore të varfër, me një sistem që mbahej mbi shtypjen, terrorin dhe frikën e persekutimit. Kështu nisën që pakënaqësitë e tyre t’i shprehin midis njëri-tjetrit dhe më vonë me përkeqësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, shkruanin letra ku dënonin kursin stalinist të Enver Hoxhës, të cilat i dërgonin në ambasadën ruse. Teksti i letrave të tyre u publikua në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste Sovjetike në Moskë në vitin 1962.

Mbi to ishte shkruar: “Ja se ç’thonë komunistët e vërtetë shqiptarë”. Që nga ky moment filluan kërkimet për zbulimin e grupit. Sipas Robert Vullkanit, Trifoni shpërndau 18 trakte, nga këto vetëm tri ranë në duart e Sigurimit, ndërsa të tjerat i përthithi shpirti i popullit të etur për liri dhe demokraci. Në traktin e shpërndarë më 28 prill 1962, ata kërkonin lirimin e të burgosurve politikë. Me prishjen përfundimtare të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik grupi i hoqi shpresat për përmirësimin e situatës dhe një pjesë e tij vendosi të arratisej nga Pogradeci në Jugosllavi për në Bashkimin Sovjetik. Gjatë bisedave të grupit merrnin pjesë herë pas here edhe të afërmit e anëtarëve, dhe njëri prej këtyre të afërmve raportoi sigurimin e shtetit për planin e arratisjes. Një pjesë e grupit (Vangjel Lesho, Thoma Rafaeli dhe Franko Sara) u arrestua pranë liqenit të Pogradecit, ndërsa të tjerët u arrestuan një muaj më vonë.

Trifon Xhagjika dhe Thoma Rafaeli si ushtarak morën dënimin kapital me pushkatim. Më 6 dhjetor 1963, dënohet për tradhti, vepra terroriste dhe agjitacion e propagandë. Gjyqi e dënoi me vdekje. Në gusht të 1963, Trifon Xhagjika ishte para hetuesve të tij, kapiten Rustem Çipi dhe prokurorit Major Sami Kapllani, duke rrëfyer “veprimtarinë armiqësore” kundër pushtetit popullor. Në gjyq Trifoni recitoi poezinë “Ndihmomëni të qesh”. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua në Tiranë dhe ndërsa po lexohej dënimi me vdekje, Trifoni pranoi se ai ishte autor i poezisë “Atdheu është lakuriq” dhe ndërsa po recitonte disa vargje të saj, tha se ndaj këtij regjimi, ishte i gatshëm të gjuante dhe me top artilerie. Trifoni nuk bëri fare kërkesë Kuvendit Popullor për faljen e jetës dhe vendimi i gjykatës u ekzekutua, duke e pushkatuar më 23 dhjetor të vitit 1963, në moshën 31- vjeçare. Akuzës se donte të rrëzonte pushtetin popullor ai iu përgjigj: “Po të më jepni një top, do të qëlloja mbi regjimin tuaj!”. Kjo ishte dëshira e fundit e Trifon Xhagjikës përpara inkuizitorëve. Vendimi për pushkatimin e poetit u ekzekutua më 23 dhjetor 1963 kur Trifoni ishte 31 vjeç. Nuk i dihet akoma vendvarrosja.

Të afërmit e Trifonit janë ende në kërkim të eshtrave. Ende nuk dihet se ku prehen eshtrat e tij dhe dorëshkrimet e blloqet me vjersha që i rrëmbeu Sigurimi i Shtetit… Vetëm në vitet e demokracisë është bërë i mundur sistemimi i krijimeve të tij dhe botimi i dy vëllimeve të tjera, “Atdheu lakuriq” dhe “Poezia”. Në Muzeun Historik Kombëtar janë të ekspozuara katër dorëshkrime origjinale të tij. Trifon Xhagjika vazhdon të mbetet poeti pa varr, pasi akoma edhe sot nuk është gjetur vendi ku prehen eshtrat e tij. Ndërkaq, familjarët dhe miqtë e poetit të martirizuar, ende nuk kanë rënë në gjurmët e krijimeve që i rrëmbeu Sigurimi në kohën e arrestimit. Në vitin 1994, Trifon Xhagjika është dekoruar me titullin e lartë “Martir i Demokracisë” me këtë motivacion: “Disident politik dhe letrar, kundërshtar i hapur i diktaturës komuniste, dënuar me vdekje dhe pushkatuar prej saj”. Në vitin 2018, Trifon Xhagjika, poeti i pushkatuar nga diktatura në vitin 1956, fatkeqësisht ende pa varr, u rikthye përmes një memoriali në vendlindjen e tij. Përurimi u bë në truallin e shtëpisë së tij në Peshtan të Tepelenës./ Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan