Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Vendimi i qeverisë italiane për të dhuruar patrulluesen ushtarake 'Libra' Shqipërisë, në kuadër të marrëveshjes për menaxhimin e migrantëve, ka shkaktuar një debat të fortë politik në Romë dhe ka vënë sërish në qendër të vëmendjes marrëdhënien e tensionuar mes sigurisë, buxhetit publik dhe të drejtave të njeriut.
Sipas të dhënave të bëra publike pas presionit të deputetëve të opozitës Marco Grimaldi (Alleanza Verdi e Sinistra) dhe Gianmauro Dell’Olio (M5S), kostoja vetëm për reflagging-un – pra ndryshimin e flamurit të anijes Libra – i ka kushtuar shtetit italian 1.6 milionë euro.
Kjo shumë nuk përfshin vlerën e vetë anijes, që pavarësisht se ishte teknologjikisht e vjetëruar, vlerësohej me një vlerë kontabël prej 3.8 milionë euro, ndonëse si skrap do të vlente vetëm 70-100 mijë euro, me kosto të mundshme demolimi deri në 250 mijë euro.
Pra, një njësi detare e cila do të ishte një barrë financiare për t’u shkatërruar, është dhuruar si pjesë e një pakti me Shqipërinë. Qeveria italiane e përshkruan këtë si një investim strategjik për të forcuar bashkëpunimin në sigurinë detare dhe për të "konsoliduar besimin e ndërsjellë me Tiranën".
Nga perspektiva shqiptare, kjo “dhuratë” forcon më tej bashkëpunimin me Italinë dhe e pozicionon vendin si një aktor kyç në menaxhimin e kufijve të BE-së, ndonëse jo pjesë e saj. Anija Libra, e pajisur për operacione ushtarake, do të përdoret nga marina shqiptare për të asistuar në zbatimin e marrëveshjes për emigrantët, duke ndihmuar në kontrollin dhe kthimin e tyre në strukturat e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër.
Por a po përdoret Shqipëria si "tokë neutrale" për zgjidhje të vështira politike të BE-së? A janë institucionet shqiptare të përgatitura të menaxhojnë strukturat e tipit CPR (Centro di Permanenza per il Rimpatrio), të cilat në vetvete janë objekte që shpeshherë janë kritikuar për mungesë transparence dhe për keqtrajtimin e migrantëve?
Kritikët në Itali e kanë quajtur këtë vendim si “të turpshëm për një demokraci”. Deputeti Grimaldi ka deklaruar se anija është “armatosur dhe operative për të paktën 15 vite të tjera”, ndërkohë që qëllimi i saj është tashmë “të përforcojë një forcë detare që do të ndalojë e deportojë njerëzit që kërkojnë mbrojtje”. Ai shton se ky është “një projekt i paligjshëm dhe çnjerëzor”.
Për opozitën italiane, ky nuk është një “pakt mes aleatësh”, por një mënyrë për të zhvendosur problemet nga sytë e qytetarëve të BE-së, duke i transferuar kufijtë dhe barrën ligjore e morale jashtë kufijve të saj realë. E gjithë kjo me kosto të lartë financiare dhe politike, ndërsa rezultatet konkrete të protokollit Itali-Shqipëri për migrantët mbeten ende të paqarta, sidomos pas pezullimit nga Gjykata Evropiane.
Italia ka bërë një lëvizje strategjike, por me një kosto të lartë financiare për taksapaguesit e saj, dhe me një ndikim të pasigurt në terren, ndërsa Shqipëria rrezikon të shihet si një vegël e politikave të jashtme dhe jo si një partner i barabartë në menaxhimin e sfidave ndërkombëtare.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policies, pas një incid...
Një burrë 52-vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për kultivim të lëndëve narkotik...
Janë zbuluar dy armët që Ragip Gila përdori në atentatin në Shkodër, ku humbën jetën dy persona Armando Pali dhe Li...
Një grua humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën n...
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke shembur godina t&...
Ndërsa disa kompani të mëdha kërkojnë gjithnjë e më shumë kthimin e punonjësve në zyrë, të tjera po ...
Një 44-vjeçar që rezultonte i humbur që nga 21 gushti është gjetur i vetëvarur në lagjen “Çlirimi” ...
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, në Lushnj...
Sot, e shtunë, 13 shtator 2025, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. ...
Koncertet dhe festivalet po shndërrohen në një motor të ri ekonomik për Shqipërinë: vetëm Keinemusik në Tiranë...