Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Tri organizata të shoqërisë civile kanë depozituar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kontroll kushtetues ndaj Ligjit nr. 64/2025 “Për Barazinë Gjinore”, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij dhe shfuqizimin, tërësor ose të pjesshëm, sipas vlerësimit të Gjykatës.
Kërkesa është paraqitur nga Qendra për Vlerat Konservatore, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, Dega e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Tiranë dhe Shoqata Forumi Musliman i Shqipërisë, të përfaqësuara nga avokatët Dr. Klodian Rado dhe Isuf Shehu.
Sipas kërkuesve, ligji në fjalë paraqet rrezik për pasoja të drejtpërdrejta dhe potencialisht të pariparueshme në disa fusha themelore të jetës shoqërore dhe juridike, përfshirë arsimin e fëmijëve, lirinë e shprehjes dhe të medias, lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit, marrëdhëniet e punës, si dhe funksionimin koherent të rendit juridik.
Për këtë arsye kërkohet pezullimi urgjent i zbatimit të tij, me argumentin se vetëm ruajtja e gjendjes së mëparshme garanton siguri juridike dhe shmang efekte zinxhir në institucione dhe shoqëri.
Kërkesa evidenton një sërë dispozitash të ligjit që konsiderohen problematike në plan kushtetues, ndër të cilat përmenden ripërkufizimi i konceptit të “gjinisë”, përmbysja e barrës së provës, detyrimet për përdorimin e gjuhës së ashtuquajtur “gjithëpërfshirëse”, vendosja e kuotave të detyrueshme gjinore, si dhe mbledhja dhe përpunimi i të dhënave gjinore.
Sipas dokumentit, shkeljet e pretenduara janë si proceduriale, ashtu edhe substanciale. Kërkuesit theksojnë mungesën e një konsultimi publik real, mungesën e analizave të thelluara kushtetuese dhe financiare, si dhe shkeljen e procedurës parlamentare, përfshirë mosrespektimin e votimit “nen për nen”. Në aspektin e përmbajtjes, argumentohet se ligji cenon parime themelore kushtetuese si siguria juridike, liria e shprehjes, liria e besimit, të drejtat e familjes dhe standardet e procesit të rregullt ligjor.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kërkesës lidhet me mospërputhjen e ligjit me një sërë kodesh dhe ligjesh ekzistuese, duke krijuar, sipas kërkuesve, konflikt normash dhe pasiguri për institucionet zbatuese, qytetarët dhe subjektet private. Gjithashtu, kërkesa ngre çështjen e përputhshmërisë së ligjit me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumente të tjera të ratifikuara.
Organizatat nismëtare theksojnë se kjo nismë nuk synon të mohojë parimin e barazisë, por kërkon që çdo ndërhyrje ligjore të jetë kushtetuese në procedurë dhe përmbajtje, e qartë, e parashikueshme dhe proporcionale, duke respektuar standardet e një shoqërie demokratike dhe pluraliste.
Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron deklaratat publike të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili deklaroi më her&...
Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e rr&...
Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët pë...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vdekja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, paraditen e sotme në Shkodër...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një 51 vjeçare ka tentuar ti japë fund jet&eu...
Hysni Ymeri është personi i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në zonën e Pera...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit ...
Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë një kallëzin në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë p&...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santia...