Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Shqipëria po humbet lirinë ekonomike, kryesisht për shkak të sistemit ligjor dhe të drejtave të pronësisë, mungesës së pavarësisë së gjyqësorit, kostove të burokracisë e deri te mungesa e rregulloreve të punësimit dhe largimit nga puna.
Këto janë përfundimet e nxjerra për Shqipërinë në hartën globale të lirisë ekonomike të publikuar nga Instituti Fraser, me qendër në Kanada.
Edicioni i vitit 2024 (i cili përpunon të dhënat e vitit 2022) e vlerëson Shqipërinë me 7.48 pikë nga 10, duke e renditur në vendin e 38 në botë nga 165 juridiksione anembanë botës, nga vendi i 31 që mbante në edicionin e kaluar (2023), ndërsa në raportin e vitit 2022 mbante vendin e 30 në botë.
Vlerësimi bëhet nga të dhënat e 5 fushave kryesore:
Fusha 1: Madhësia e Qeverisë 7.81 pikë
Fusha 2: Sistemi Ligjor dhe të Drejtat e Pronësisë 5.43 pikë
Fusha 3: Stabiliteti monetar 8.76 pikë
Fusha 4: Liria e tregtisë ndërkombëtare 8.53 pikë
Fusha 5: Zbatimi i rregullave 6.9 pikë.
Krahasuar me vendet e rajonit vendi ynë performon më mirë.
Ashtu si Shqipëria, edhe liria ekonomike globale ra për të tretin vit radhazi, konstaton raporti vjetor i Lirisë Ekonomike të Botës i publikuar nga Instituti Fraser.
“Pas dekadash rritjesh të ngadalta por të qëndrueshme, liria ekonomike globale arriti kulmin në vitin 2019, por ka rënë në secilin prej tre viteve që nga ajo kohë, gjë që nuk ka ndodhur që kur filluam të matim lirinë ekonomike më shumë se 25 vjet më parë,” tha Mattheë Mitchell, bashkëpunëtor në Institutin Fraser dhe një kontribuues në raport.
Liria ekonomike – shkalla në të cilën individët lejohen të marrin vendimet e tyre ekonomike për atë që të blejnë, ku të punojnë dhe nëse do të fillojnë një biznes – është thelbësore për mirëqenien. Liria ekonomike mat hapjen ndaj tregtisë, taksat dhe barrën rregullatore, shpenzimet qeveritare dhe qëndrueshmërinë e parave të një vendi.
Në vitin 2022 (viti i fundit i të dhënave të disponueshme), Hong Kongu ishte juridiksioni ekonomikisht më i lirë në botë (megjithëse rezultati i tij ka rënë në vitet e fundit), i ndjekur nga Singapori, Zvicra, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara.
Renditja e vendeve të tjera kryesore përfshin Kanadanë (8), Japoninë (11), Mbretërinë e Bashkuar (12), Gjermaninë (16), Tajvanin (19), Korenë (32), Francën (36), Meksikën (65), Indinë (84), Brazilin (85), Kinën (104) dhe Rusinë (119).
10 vendet me lirinë më të ulët janë Jemeni (156), Libia (157), Irani (158), Argjentina (159), Myanmar (160), Algjeria (161), Siria (162), Sudani (163) , Zimbabve (164) dhe Venezuela (165).
Njerëzit që jetojnë në vende me nivele të larta lirie ekonomike gëzojnë prosperitet më të madh, më shumë liri politike dhe civile dhe jetë më të gjatë.
“Aty ku njerëzit janë të lirë të ndjekin mundësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre ekonomike, ata bëjnë jetë më të begatë, më të lumtur dhe më të shëndetshme”, tha Mitchell./ MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Pas rrëzimit të padisë nga Gjykata Kushtetuese, prodhuesit e birrës pritet t’i drejtohen Gjykatë...
Foto ilustruese Dashi Në dashuri, dita premton emocione të mëdha dhe momente bashkëpunimi të fortë me partnerin. Nëse j...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokuroris&eu...
Aksidenti VAU I DEJËS- Një grup turistësh nga Gjermania janë shpëtuar nga banorët mbrëmjen e sotme në aksin Koman- ...
Aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë k...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" është shprehur se&nbs...
Aksidenti LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet ...
Foto ilustruese GREQI- Një 19-vjeçar shqiptar vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimii të riut shqiptar ka ardhur p...
Foto ilustruese ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme në Xhenova nga autoritete...