Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
TIRANË- Pas rrëzimit të padisë nga Gjykata Kushtetuese, prodhuesit e birrës pritet t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut për shfuqizimin e ligjit të akcizës. Përfaqësuesi ligjor i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike, Sajmir Laçej, dhe Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrave Artizanale Shqiptare, Xhim Begeja, thanë për Monitor se nëse me paketën e re fiskale nuk reflektohen ndryshimet te niveli i akcizës, do t’i drejtohen me padi Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Avokati Sajmir Laçej thotë se pas vendimmarrjes për dyfishimin e akcizës, prodhuesit po përballen me disa fakte: Si rënie e prodhimit vendas, rritjen e peshës së birrës së importit deri në 60% dhe mosmarrja parasysh e Direktivës Europiane, nga një vend që kërkon të anëtarësohet në BE, për aplikim të tarifës së reduktuar te prodhuesit e vegjël, dhe mbajtjen e nivelit të akcizës sa vendet europiane.
“Mirë do ishte që paketa fiskale 2025 të reflektojë mendimin e pakicës dhe faktet që prodhimi vendas ka rënë duke mos arritur objektivin e një mase të nxituar.
Përtej vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ja ka lënë Qeverisë diskrecionin e hartimit të politikave fiskale është fakti çfarë ka ndodhur me prodhimin vendas që po bie me ritme të larta”, thotë z. Laçej.
Edhe Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrave Artizanale Shqiptare, Xhim Begeja, tha se pavarësisht se jemi të humbur nga shumica e Gjykatës Kushtetuese, beteja për akcizën e birrës do të vazhdojë. Begeja pohoi se mendimi i pakicës së gjyqtarëve të Kushtetuese, pasqyroi me vërtetësi realitetin te prodhimi vendas dhe humbjet që po shkaktohen nga dyfishimi i akcizës.
Birrat e importit vijojnë të zgjerojnë terrenin në tregun shqiptar. Për 7-mujorin 2024, pesha e birrës së importit në tregun shqiptar ka arritur në 60%, nga 42% që ishte në vitin 2016 sipas të dhënave të Doganave.
Rreth 40% e kërkesës për birrë mbulohet nga prodhimi shqiptar. Situata ishte e ngjashme edhe një vit më parë. Për muajt janar-korrik 2023 birrat e importit zinin 59% të tregut, dhe 41% e produkteve erdhën nga importi.
Në 2015 birrat e importit zinin 40 % të tregut, në vitin 2022 zinin 51 % të tregut dhe në 2023 zinin 60 % të tregut. Prodhuesit parashikojnë se deri në fund të 2024-s pritet që birrat e importit të zënë gati 70 % të tregut.
“Dyfishimi i akcizës ka bërë që tendenca e rritjes se birrave të importit të ketë një rritje të frikshme në krahasim me birrat vendase. Kjo do të thotë që po e çojnë prodhimin vendas në një kolaps të plotë”, pohoi më herët për Monitor Adrian Kostaqi administratori i fabrikave të birrave “Korça” dhe “Tirana”.
Pas shqyrtimit të padisë së Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike, Gjykata Kushtetuese më 16 Korrik vendosi të mbajë në fuqi ligjin e ri “Për akcizat”, që unifikoi nga 1 janari 2023 akcizën te prodhuesit e birrës. Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike në padi kërkoi shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor.
Në njoftimin për vendimmarrjen thuhet se Gjykata Kushtetuese çmoi se gjatë gjykimit nuk u provua se ndryshimet ligjore kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike apo e kanë vënë në rrezik atë deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e saj. Në këtë këndvështrim, unifikimi i akcizës nuk përbën një mjet joproporcional.
Në qëndrimin kundër shumicës që vendosi rrëzimin e kërkesës së prodhuesve dhe la në fuqi ndryshimet ligjore për dyfishimin e akcizës, dy gjykatësit fillimisht argumentonin se Gjykata Kushtetuese nuk respekton parimin e shtetit të së drejtës në dy çështje me tipologji të njëjta pasojash cenimin e proporcionalitetit.
“Duke mbajtur në konsideratë ngjashmërinë e dy çështjeve, çmojmë se çështja konkrete duhet të kishte të njëjtin përfundim me rezultatin e arritur për Ligjin e Tatimeve – atë të pranimit të kërkesës, pasi trajtimi edhe në këtë rast ka të bëjë me shqyrtimin e proporcionalitetit të akcizës për prodhuesit e vegjël, për të cilët ajo u dyfishua menjëherë për shkak të unifikimit.
Në këtë pikëpamje, dy zgjidhje diametralisht të kundërta, të dhëna në çështje kushtetuese të shqyrtuara në të njëjtën kohë nga Gjykata dhe me të njëjtën tipologji pasojash, nuk respektojnë parimin e shtetit të së drejtës, në kuptim të respektimit të rregullit të vazhdimësisë së jurisprudencës”, citohej në mendimin e pakicës.
Nga 1 janari 2023, pas një periudhe 15-vjeçare të funksionimit të akcizës së diferencuar në varësi të sasisë së prodhimit, me hyrjen në fuqi te ligjit të ri të akcizës, unifikohet akciza, duke dyfishuar atë për prodhuesit e birrës nën 200.000 HL në vit, nga vlera 360 lekë/ HL në 710 lekë/HL.
Për dy gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese që përbëjnë mendimin e pakicës dyfishimi i akcizës u kundërshtua për disa arsye. Së pari sipas mendimit të pakicës niveli i akcizës së vendosur nuk është zgjedhur në masën e përdorur nga shumica dërmuese e vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit, por ka preferuar të renditet ndër ato vende me akcizën më të lartë.
Së dyti, në drejtim të kategorizimit të sasisë së prodhimit, nuk aplikohet tarifa e reduktuar në mbështetje të birrave të vogla sipas direktivës së KE-së. Po ashtu dy gjygjtarët argumentuan se dyfishimi i akcizës nuk justifikoi shmangien e evazionit fiskal për sa kohë industria e prodhimit dhe tregtimit të birrës monitorohet nga një sistem gjurmimi me pullë fiskale.
Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.
Njëzëri prodhuesit vendas kanë paralajmëruar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendas./ Monitor
Foto ilustruese Dashi Në dashuri, dita premton emocione të mëdha dhe momente bashkëpunimi të fortë me partnerin. Nëse j...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokuroris&eu...
Aksidenti VAU I DEJËS- Një grup turistësh nga Gjermania janë shpëtuar nga banorët mbrëmjen e sotme në aksin Koman- ...
Aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë k...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" është shprehur se&nbs...
Aksidenti LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet ...
Foto ilustruese GREQI- Një 19-vjeçar shqiptar vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimii të riut shqiptar ka ardhur p...
Foto ilustruese ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e djeshme në Xhenova nga autoritete...
Droga SELANIK- Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet greke në Selanik. Mësohet se të arrestuarit janë nj&e...