Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në Kuvend lidhur me përplasjen mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe gazetares së News24, Klodiana Lala.
Shehu e cilësoi të rëndë mënyrën se si, sipas tij, Hyseni iu drejtua gazetares, duke argumentuar se çështja shkon përtej një përplasjeje me median dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e Shqipërisë përballë NATO-s.
Shehu deklaroi se situata është më e gjerë se sa lidhjet e pretenduara me krimin dhe narkotrafikun.
“Hyseni kërcënon gazetarët. Loja është hapur, është më e gjerë se lidhjet me krimin dhe narkotrafikun, ka rënë siguria kombëtare. Ka rënë besueshmëria para NATO-s. Agjenturat të çojnë te krimi dhe e anasjellta”, u shpreh ai.
Deputeti demokrat iu referua edhe të kaluarës së Hysenit, duke deklaruar se, sipas tij, ka pasur më herët paralajmërime lidhur me veprimtarinë e saj.
“Ka një histori të paralajmëruar. Hyseni u mor pasi u shkarkua nga Kosova për rrjedhje informacioni”, tha Shehu.
Më tej, ai e lidhi situatën edhe me marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë dhe raportet me Serbinë, duke përmendur atë që e cilësoi si lidhje Rama-Vuçiç dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Kosovën.
Reagimi i Shehut vjen pas një momenti të raportuar nga News24, ku gazetarja Klodiana Lala iu afrua Vlora Hysenit për ta pyetur mbi akuzat që rëndojnë ndaj saj. Sipas raportimit, Hyseni iu përgjigj duke iu referuar takimeve me persona që i cilësoi si “agjentë serbë”.
Pas kësaj, Lala tha në një lidhje live se Hyseni duhet të sqarojë se cilave takime u referohej, duke e cilësuar deklaratën si një akuzë të fortë.
Çështja e Vlora Hysenit është aktualisht në duart e drejtësisë, ndërsa ndaj saj janë ngritur akuza që lidhen me zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete dhe përkrahjen e autorit të krimit.
Sërish seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi është shtyrë ditën e sotme. Shkak u bë s&eu...
Gjatë tensioneve me policinë në protestën e sotme, një qytetar u shtri në tokë në gjendje të fikti. Qytetarë...
Është tensionuar situata te Kuvendi. Ka përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ka edhe persona të shoqëruar pas tensioneve. Nd...
Policia e Vaut të Dejës, ka kryer disa kontrolle në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve n...
Ka përfunduar seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen ne pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arr...
Merr të tjera përmasa skandali i vendosjes së Shërbimit Informativ Shetëror, kolonës së sigurisë kombëtare, n&eum...
Toni Nake, autori i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara ka deklaruar para hetuesve se çdo gjë ka ndodhur pas një konflikti &cced...
Përplasje te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj. ...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar nga ambientet e Kuvendit lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Gogu thekso...
Ka nisur protesta e thirrur paraditen e sotme në ditën e 117 radhazi. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se dy persona janë shoqëruar nga ...