AKTUALITET

Makina e përgjimit që trembi politikanët shqiptarë, Koplikaj tregon incidentin që solli kreun e antimafias në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 10:54

Makina e përgjimit që trembi politikanët shqiptarë, Koplikaj

Taulant Koplikaj, autori i emisionit investigativ “Piranjat” zbulon detaje lidhur me intervistën ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Televizion, të kryeprokurorit Italian të antimafias. Nicola Gratteri rrëfeu përmasat e frikshme që ka marrë krimi shqiptar në Itali, Europë dhe në Amerikën e Jugut

“Është një nga personat që ka informacione të sakta për mafiet në përgjithësi dhe për mafien shqiptare në veçanti. Nëse flasin gazetarët, nëse flasin opinionistët fjalët e tyre kanë vlerë, por kur flet një kryeprokuror i antimafias, jemi përpara fakteve pastaj, nuk jemi më përpara aludimeve.

Dhe nëse keni qenë të vëmendshëm gjatë intervistës, duke patur parasysh që jemi me një prokuror i cili nuk mund të japë detaje të situatave, të hetimeve, ai lë të kuptohet shumë gjëra në atë që thotë” tregon Koplikaj I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’

Koplikaj tregon se intervista u zhvillua në zyrën e tij, në prokurorinë e Napolit dhe zbulon detajet

Taulant Koplikaj: “Duhet të kemi parasysh diçka, jemi përballë një personi ose jemi përpara një Falcone-je të kohëve të sotme. Siguria është maksimale e tij. Ka një rreth sigurie mjaft të shtuar, pra një numër i madh personash të cilët kujdesen për të, të gjithë ish-forca speciale, persona të cilët janë të stërvitur për të bërë eskortën e një personi i cili kërkohet të ekzekutohet, të eliminohet fizikisht nga mafia. Në momentin që kemi hyrë në oborrin e prokurorisë, pamë makinat e blinduara dhe na treguan makinën e zotit Gratteri, është një xhip i blinduar. Një fakt shumë interesant, që na rrëshqiti pak gjatë bisedës sepse kishte shumë gjëra për të thënë, koha ishte shumë e shkurtër, ishte që zoti Gratteri prej 38 vitesh tashmë, është me eskortë shoqëruese, por asnjëherë në makinën e tij nuk hypën asnjë person, vetëm ai.

I jep vetë makinës, pa lejuar asnjë person t'i hypë në makinën e tij, kjo nëse ndodh një ndërhyrje, t'i ndodhë atij vetëm. Kjo është le të themi motoja e tij gjatë lëvizjeve që bën.

Një detaj mjaft interesant është që në momentin që po bëheshim gati, po montonim të gjitha pajisjet, një nga djemtë e shoqërimit të eskortës, erdhi aty dhe nga poshtë tavolinës nxorri disa nga ato tasat e delivery-t, që mund të ishin katër-pesë të ushqimit që ai ha në zyrë, ashtu siç edhe e deklaroi. Kemi të bëjmë me një person shumë të përulur, ai nuk flet për veten e tij, nuk ka dëshirë, i bie shumë shkurt historisë së tij.

Fëmijët e tij janë të rritur me identitete të rreme. Jo, ata punojnë në profesione të ndryshme. Duke folur me të për raportet e mafieve, më ka bërë përshtypje shumë rëndësia që ai i jep mafies shqiptare. Pra nuk e konsideron, siç e theksoi, nuk janë ato tipat që shkojnë si turistë dhe  kacavirren vilave, jo. Mafia shqiptare është diçka shumë, shumë e madhe dhe sado që ne të kërkojmë ta minimizojmë, ta relativizojmë, jemi përballë një fakti tashmë.

Më bëri përshtypje edhe ai investigimi i Plugut për Check up

Flavio Qarri:  Një gjë tjetër, më bën përshtypje. Nuk kemi në gjashtë vite një investigim të nisur, një hetim të nisur nga SPAK-u kryesisht, janë përkthime të dosjeve që na i kanë sjellë të gatshme, italianë, gjermanë, spanjollë, belgë. Çfarë tha kryeprokurori antimafia për homologët e vet shqiptarë të posaçëm?

Taulant Koplikaj: Shiko, përsa i përket raporteve... kjo ishte edhe një herë jashtë kameras, jo në intervistë, sepse kishte disa kushte intervista, sidomos kjo pjesa e komenteve politike, por ka patur një incident në Shqipëri mes antimafias italiane dhe organeve ligjzbatuese, mund të jetë edhe SPAK-u i përfshirë nuk mund ta them sepse nuk e tha.

Por, antimafia italiane kishte sjellë një makinë përgjimi për të përgjuar biseda telefonike këtu dhe makina është bllokuar, është kapur, është sekuestruar nga policia shqiptare dhe janë detyruar me shumë mund e përpjekje prokurorët e antimafias të vijnë në Tiranë. Dhe informacioni është që edhe vetë Gratteri ka ardhur në Tiranë. Për atë makinë. Dhe aty, të paktën kuptova që bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk është ai i duhuri, nuk është i ftohtë jo, por çfarë ka ndodhur? Ata janë trembur se ky përgjim po bëhet për politikanë shqiptarë.

Ndërkohë përgjimi kishte të bënte me grupet mafioze, jo me politikanët. Po ama ku të djeg, prandaj do të marrësh masat, të kujdesesh.

Flavio Qarri: Në Durrës besoj? 3 italianë i futën në Shqipëri.

Taulant Koplikaj: Ky është incidenti që ka përfshirë Antimafian italiane dhe nuk ka patur bashkëpunim nga pala shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?