“Të padenjë”/ Rama kërcënon deputetët: Ndërhyrjet me telefon për punësimet, vepër penale!
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlament...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlament...
Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi disa ditë më parë se ky ve...
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Disa llogari në Instagram janë bllokuar gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe ajo e kreut të Partisë Mundësia dhe depute...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë bllokuar nga Ministria e Financave.
Malaj sqaron për Euronews se problematika lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Sipas Malajt, KLGJ dhe KLP kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi bazën e një metodologjie të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi.
Për këtë arsye, ministri u ka kërkuar dy institucioneve që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik.
Malaj argumenton se ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve nuk mund të zbatohen ende në listëpagesa, pasi ndryshimet ligjore përkatëse nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Ministria e Financave, as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës”, shprehet Malaj.
Ministri i referohet edhe vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi është përfundimtar dhe detyrues, por zbatimi i tij kërkon ndryshimet ligjore përkatëse, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi.
Sipas Ministrisë së Financave, fakti që pagat e institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë janë ekzekutuar normalisht tregon se nuk bëhet fjalë për një bllokim të përgjithshëm të pagave. SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera kanë paraqitur listëpagesat e gushtit sipas metodologjisë ekzistuese dhe pagesat janë kryer.
Në këtë situatë, Malaj u kërkon KLGJ-së dhe KLP-së që të paraqesin pa vonesë listëpagesat e gushtit, duke përdorur parametrat e listëpagesës së muajit korrik.
“Sapo strukturat e Thesarit të disponojnë listëpagesat sipas parametrave në fuqi, ato do të procedojnë me përparësi dhe do të kryejnë pa vonesë pagesat”, garanton ministri.
Malaj thekson gjithashtu se Ministria e Financave nuk e vë në diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore, ministria do të marrë menjëherë masat për zbatimin e tyre dhe do të sigurojë edhe burimet financiare për çdo diferencë page që do të rezultojë e detyrueshme, përfshirë efektet për periudhat e mëparshme.
Pra, sipas Ministrit të Financave, pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga Thesari. Pagesat mund të procedohen mbi bazën e metodologjisë aktualisht në fuqi, ndërsa ndryshimet e reja në paga do të reflektohen pasi Kuvendi të miratojë kuadrin ligjor përkatës./Euronews Albania
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Zjarri që ka përfshirë zonën e Ulzës në Mat ka marrë përmasa të mëdha, duke depërtuar tashmë n&eum...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Tregu i shërbimeve postare në Shqipëri ka shënuar rënie në tremujorin e dytë të vitit 2026, i ndikuar veçan&eum...
Mirdita tronditet sërish nga gjakderdhja. Viktor Bardhi është vrarë me armë zjarri në fshatin Ndërfushas, ndërsa autor...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...