Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës
Ndërsa liderët e NATO-s përgatiten për samitin në Turqi javën e ardhshme, planet për një samit të aleancës n&e...
Ndërsa liderët e NATO-s përgatiten për samitin në Turqi javën e ardhshme, planet për një samit të aleancës n&e...
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
Protesta e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë është shoqëruar me deklarata të...
Një nga organizatorët e protestave qytetare, Arben Kola, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuve...
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsifikimit dhe tjet...
Policia e Shtetit ka saktësuar të dhënat mbi aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të marte në auto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportua...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pasdreken e kësaj të ma...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradë, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.Rreth...
Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga sh&e...

Fermerët e fshatit Drithas në Maliq po përballen me një situatë katastrofike këtë sezon, pasi dhjetëra hektarë të mbjellë me misër janë pushtuar nga një dëmtues i rrezikshëm i njohur si "Diabrotica Virgifera" (rrënjëngrënësi). Sipas të dhënave, insekti ka prekur rreth 50 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme që llogariten nga 30% deri në mbi 70% të prodhimit.
Fermerët tregojnë se infeksioni masiv erdhi si pasojë e përmbytjeve të mëparshme, të cilat lanë pas shumë lagështirë në fusha. Për shkak të kohës së shkurtër, toka nuk arriti të thahej e të merrte diellin e mjaftueshëm para mbjelljes. Sot, larvat e këtij krimbi kanë ngrënë plotësisht rrënjët e bimës, duke bërë që misri të thahet e të bjerë në tokë pa arritur të formojë as kallirin.
Petrit Ymeri, një fermer që ka kultivuar 9 hektarë misër, thotë se ka shpenzuar rreth 1.4 milionë lekë që tashmë i kanë shkuar plotësisht dëm. Njësoj si ai, edhe 77-vjeçarja Bike Ymeri, e cila mban familjen me 17 dynymët e saj të mbjellë, shprehet e dëshpëruar se këtë vit nuk do të vjelë asgjë. Specialistët e bujqësisë kanë shkuar në terren, kanë parë dëmin, kanë ngritur supet dhe... nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete.
E megjithatë, gjenialiteti i zyrtarëve tanë nuk zhgënjen kurrë. Ndërsa fermerët shohin të thara produktet me të cilat mbajnë frymën e familjes, zyrtarët e Bashkisë Maliq kanë menduar një zgjidhje moderne, thuajse "futuriste" për t'i ardhur në ndihmë bujqësisë: Spërkatjen e arave me dronë teknologjikë!
Por mos u gëzoni para kohe. Ky sugjerim "shkencor" ka një kleçkë të vogël: shteti nuk e ofron këtë shërbim. Ministria dhe strukturat e saj thjesht u sugjerojnë fermerëve të gjejnë kompani private dhe të paguajnë rreth 650 lekë për dynym nga xhepi i tyre. Pra, pasi ke humbur miliona lekë nga përmbytjet dhe insektet, pasi shteti të ka lënë në baltë me kanalet kulluese, zgjidhja që të ofrohet është të bëhesh vetë "pilot" i bizneseve private të spërkatjes fluturuese. Nëse nuk ke para për të paguar dronët e luksit, thjesht ulu dhe shiko se si insektet bëjnë festë mbi mundin tënd.
Bujqësia shqiptare me sa duket ka kaluar në epokën digjitale: shteti bën sehir nga zyrat, insektet hanë nëpër ara, ndërsa fermerëve u mbetet vetëm të shohin qiellin, me shpresën se mos ndonjë dron privat u bën mëshirë.
Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe a...
Procedura e prokurimit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së stacionit he...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në t&eum...
Vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga rideklarimi i pasqyrave financiare të 3 viteve të fundit me nor...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojn...
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Ibë, në Tiranë, ku jan&eum...
Jonaid Myzyri, në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duket se ka shpërfillur plotësisht presionin e hetime...
Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në ku...
Një shtetas shqiptar është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine gjatë...
Një qytetar ka shprehur gjithë indinjatën dhe dëshpërimin e tij për situatën në vend, gjatë një interviste t&e...