
Vetëm katër kompani kanë aplikuar për të përfituar nga rideklarimi i pasqyrave financiare të 3 viteve të fundit me normë tatimore 5%, pasi kanë lidhur marrëveshjen e Paqes Fiskale.
Numri i kompanive që kanë aplikuar për rideklarimin e pasqyrave financiare, pasi kanë lidhur marrëveshjen e Paqes Fiskale u konfirmua për Monitor nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Marrëveshja e paqes fiskale e miratuar për bizneset e mëdha me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, synoi parapagimin e tatimfitimit në këmbim të moskontrollit tatimor gjatë periudhës së marrëveshjes. Afati i zbatimit të marrëveshjes është 1 vit, me të drejtë rinovimi edhe për 2 vite të tjera.
Bizneset që hyjnë në skemë do të parapaguajnë tatimin mbi një bazë të rritur, e cila llogaritet mbi fitimin e tatueshëm të vitit të kaluar plus një rritje prej 18%. Në rast se fitimi real rezulton më i lartë se kjo bazë, diferenca do të tatohet me 5%.
Marrëveshja nuk ndryshon normën standarde të tatimfitimit prej 23%, por ndryshon mënyrën e përllogaritjes së bazës së tatueshme. Në këmbim, kompanitë përfitojnë moskryerjen e kontrolleve tatimore gjatë periudhës së zbatimit.
Përveç kësaj, bizneset kanë mundësi të rideklarojnë pasqyrat financiare të tre viteve të fundit duke paguar një tatim prej 5% për ndryshime të caktuara, si rivlerësimi i cash-it, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të paregjistruara dhe rideklarimi i fitimeve të mbartura.
Ligji përcakton se bizneset që kërkojnë të lidhin marrëveshjen e paqes fiskale nuk iu lind detyrimi të rideklarojnë edhe pasqyrat financiarë. Por në të kundërt nëse do të kërkohet të rideklarohen pasqyrat financiare, kjo nuk mund të mundësohet pa marrëveshjen e parapagimit të tatimit, mbi një bazë të rritur.
Kontabilistët vlerësojnë se numri i ulët i aplikimeve mund të lidhet me frikën e bizneseve për ekspozimin e origjinës së fondeve të rideklaruara.
“Kompanitë e konsoliduara i kanë të rregulluara prej vitesh aktivet e tyre. Nëse nga biznese të tjera do të përdorej ligji për marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe rideklarimi i pasqyrave financiare do të shërbente për të formalizuar fonde të padeklaruara, si ato që lidhen me evazionin fiskal apo korrupsionin, atëherë ekziston frika për kontrolle të mëvonshme. Numri i ulët i aplikimeve tregon se bizneset mund të jenë stepur nga këto rreziqe. Edhe ligji nuk garanton mosnisjen e hetimeve për raste të evazionit fiskal apo pastrimit të parave. Pra bizneset kanë pasur frikë të ekspozohen”, u shpreh një kontabilist.
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) më herët gjithashtu informoi të gjitha subjektet, se ligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, nuk ofron asnjë lloj imuniteti administrativ ose penal ndaj veprimeve të tatimpaguesve për pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo për çdo vepër tjetër penale, që lidhet me origjinën e jashtëligjshme të fondeve apo pasurisë dhe për rrjedhojë nuk cenon zbatimin e asnjë prej detyrimeve të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.
Ligji është kritikuar nga institucione ndërkombëtare dhe organizata biznesi, të cilat kanë ngritur shqetësime se mund të krijojë rrezik për pastrimin e parave.
Aplikimet për marrëveshjen e paqes fiskale dhe rideklarimin e pasqyrave financiare u hapën më 15 maj dhe u mbyllën më 5 qershor 2026.
Ekspertët kërkuan më herët shtyrje të afatit për aplikimet e marrëveshjes së Paqes Fiskale, pasi afatet e kufizuara të zbatimit mund të krijojnë vështirësi në implementimin e procesit.
Ndërkohë, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në një takim me bizneset kanë sqaruar, si këtë vit çdo zgjatje e mëtejshme e afateve do të ndikonte në shkurtimin e periudhës minimale 1-vjeçare të zbatimit të marrëveshjes për tatimpaguesit./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Qershor07:19
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojn...
AKTUALITET
29 Qershor23:27
Aksident në Tiranë, përleshje mes të përfshirëve/ Dyshohet se efektivi i policisë nxori armën
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Ibë, në Tiranë, ku jan&eum...
AKTUALITET
29 Qershor23:26
Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit
Jonaid Myzyri, në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duket se ka shpërfillur plotësisht presionin e hetime...
AKTUALITET
29 Qershor22:44
Slloveni endacak në Durrës goditet disa herë me thikë, autorët largohen nga vendi i ngjarjes
Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në ku...
AKTUALITET
29 Qershor21:11
U kap me dhjetëra doza kokainë, burg për 48-vjeçarin shqiptar në Britani
Një shtetas shqiptar është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kap me dhjetëra doza kokaine gjatë...
AKTUALITET
29 Qershor19:31
“Kemi shkuar në gropë, jo në Europë!”/ Qytetari: Po protestoj për fëmijët e mi, na kanë shkatërruar jetën!
Një qytetar ka shprehur gjithë indinjatën dhe dëshpërimin e tij për situatën në vend, gjatë një interviste t&e...
AKTUALITET
29 Qershor19:01
Kryeprokurorit i mbaron mandati, KLP hap garën
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hapë të martën garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh&eu...
AKTUALITET
29 Qershor18:19
Mbi 150 referime nga policia, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
Prej 15 qershorit, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka referuar në Prokurori 151 protestues për veprat penale të prishjes së qetës...
AKTUALITET
29 Qershor18:09
Rriten aksidentet në Shqipëri, 133 vetëm në maj, ja qyteti që kryeson
Aksidentet rrugore kanë shënuar rritje në Shqipëri gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, muajin e...
AKTUALITET
29 Qershor17:37
Bie zjarr në kodrat e fshatit Shtërmen, forcat zjarrfikëse shuajnë flakët pas disa orësh
CËRRIK- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut. Kjo ka bër&...