Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se ...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...
Porti i Malagas është identifikuar si një nga pikat kryesore të hyrjes së karteleve ndërkombëtare të drogës në...
Një qytetar denoncon gjuetinë me elektricitet në Lumin Drin pranë Bërdicës duke bërë që ata banorë që dua...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pë...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Një 69-vjeçar në Wisconsin, SHBA, vendosi të shmangte makinën dhe të shkonte për të bërë pazar me mjetin e...
Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është sho...

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke vënë në pikëpyetje fatin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të dekadës së fundit.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat kontraktore për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas mosrespektimit të afateve të parashikuara për përfundimin dhe vënien në operim të projektit”, konfirmoi ministria për Faktoje.
Më herët palëve u ishte lënë kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare që kishin bllokuar vijimin normal të punimeve, por pas përfundimit të këtij afati janë aktivizuar mekanizmat kontraktorë “për garantimin e interesit publik”
Vendimi vjen pas muajsh përplasjesh mes dy aksionerëve të kompanisë koncesionare, konflikt që çoi në pezullimin e punimeve dhe e largoi edhe më shumë projektin nga afatet e premtuara për përfundimin e tij.
Menjëherë pas njoftimit të ministrisë, biznesmeni Behgjet Pacolli reagoi duke paralajmëruar se kompania e tij, MABCO Construction SA, do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar nëse procedura për ndërprerjen e kontratës konfirmohet.
Pacolli deklaroi se deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare.
“Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit”
Sipas tij, MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore, ndërsa pretendon se në muajin maj kompania kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej në fazën e certifikimit të aeroportit, kur u pengua të vijonte punimet.
Pacolli akuzon institucionet shqiptare se, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e mbajtën kompaninë jashtë kantierit për muaj të tërë, duke shkaktuar dëmtimin dhe vjedhjen e pajisjeve.
“Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës”
Biznesmeni kosovar thotë se arbitrazhi është bërë i pashmangshëm.
“Arbitrazhi nuk është një kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të mbronin investimin dhe interesin publik”
Në fund të reagimit të tij, Pacolli paralajmëron se përgjegjësia financiare nuk do të rëndojë mbi zyrtarët, por mbi taksapaguesit shqiptarë.
“Faturën, fatkeqësisht, do ta paguajnë qytetarët shqiptarë”
Kërcënimi i Behgjet Pacollit për arbitrazh vjen në një moment kur Shqipëria po paguan ende faturat e proceseve të tjera ndërkombëtare.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se ekspozimi i buxhetit të shtetit nga arbitrazhet ka arritur në 183.57 milionë euro.

Pjesa më e madhe e kësaj fature lidhet me çështjen “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, e njohur si çështja Becchetti.
Vetëm ky proces llogaritet 108.3 milionë euro, ose rreth 59 për qind e totalit. Bashkë me kostot ligjore, vlera shkon në rreth 112.1 milionë euro.
Nëse edhe çështja e Aeroportit të Vlorës përfundon në arbitrazh, lista mund të zgjatet më tej.
Pacolli ka deklaruar se MABCO do të kërkojë dëmshpërblim jo vetëm për investimin e kryer, por edhe për fitimin e munguar.
Nëse këto pretendime pranohen, fatura për shtetin mund të arrijë në qindra milionë euro të tjera.
Projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është një nga premtimet më të hershme infrastrukturore të kryeministrit Edi Rama.
Kontrata koncesionare u nënshkrua më 20 prill 2021, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe konsorciumit fitues të përbërë nga MABCO Construction SA, YDA Group dhe 2A Group.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Rama pranoi se projekti ishte përballur vazhdimisht me pengesa.
“ Belinda (Balluku) e di shumë mirë, në një moment të caktuar, unë fillova t’i them, nuk ka mundësi, ka një mallkim. Dikush e ka mallkuar këtë projekt, sepse sapo zgjidhnim një problem, lindte një tjetër…”
Punimet nisën në ditën e flamurit, 28 nëntor të 2021, pak muaj pas nënshkrimit të kontratës.
Fillimisht, aksionet e kompanisë koncesionare u ndanë me 58 për qind për MABCO-n e Behgjet Pacollit, 40 për qind për kompaninë turke YDA Group dhe 2 për qind për 2A Group. Në vitin 2022, YDA Group u largua nga projekti me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës, duke ia shitur aksionet Pacollit. Pas kësaj, MABCO kontrollonte 98 për qind të kompanisë.
Por në fund të vitit 2025 shpërtheu konflikti mes MABCO-s dhe 2A Group për kontrollin e shoqërisë koncesionare. Mosmarrëveshja përfundoi në gjykatë dhe solli pezullimin e punimeve, ndërsa përpjekja e ministrisë për t’u dhënë palëve kohë që të gjenin një zgjidhje nuk prodhoi rezultat.
Përveç konfliktit mes aksionerëve, projekti është shoqëruar edhe nga shtyrje të vazhdueshme të afateve të hapjes. Sipas planit fillestar, aeroporti duhet të kishte nisur fluturimet pranverën e 2025. Me pas u premtua vjeshta e 2025.
Por afatet janë shkelur. Në fund të vitit të kaluar, kryeministri Rama deklaroi publikisht se aeroporti duhej të hapej brenda pranverës së vitit 2026.
“Dëshiroja shumë të respektohej fjala. Fjala nuk u respektua. Tani të respektohet kontrata, që është pranvera e vitit të ardhshëm” u shpreh Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.
Por teksa edhe ky afat nuk u realizua, Rama ndryshoi qendrimin. Një muaj më parë nga Rinasi, gjatë një aktiviteti në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ ai nuk përmendi më asnjë datë konkrete.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim dhe objektivi ynë mbetet i palëvizshëm që Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda për brenda kompanisë”, tha Rama.
Më shumë se pesë vite pas nënshkrimit të kontratës, aeroporti i Vlorës nuk ka nisur operimin dhe tashmë rrezikon të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar, duke sjellë një tjetër faturë të rëndë për financat publike. I vetmi fluturim mbetet ai i 8 majit 2025, në prag zgjedhjesh, kur një avion testues u ul në pistën e aeroportit të Vlorës./Faktoje.al
Situata nga zjarri masiv në Mallakastër vijon të mbetet alarmante. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshir&eu...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...
Porti i Malagas është identifikuar si një nga pikat kryesore të hyrjes së karteleve ndërkombëtare të drogës në...
Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor me motor, që ndodhi mbrëmjen e së m...
Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Klosit për të protestuar kundër propozimit të qeverisë...
Olgerd Muka, ish-futbollist i njohur shqiptar dhe ish-lojtar i Kombëtares, është arrestuar në Francë nën akuzën e shpërn...
Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është arrestuar në Torreglia të Italisë, pasi akuzohet se ka dhunuar bar...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pë...
Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja argjendarisë në zonën e Paskuqanit, në Kamëz. Sipas informacioneve të deritani...