Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se ...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...
Porti i Malagas është identifikuar si një nga pikat kryesore të hyrjes së karteleve ndërkombëtare të drogës në...
Një qytetar denoncon gjuetinë me elektricitet në Lumin Drin pranë Bërdicës duke bërë që ata banorë që dua...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pë...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Një 69-vjeçar në Wisconsin, SHBA, vendosi të shmangte makinën dhe të shkonte për të bërë pazar me mjetin e...
Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është sho...

Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është shoqëruar me pasoja për 19-vjeçaren Vatra Balidemaj.
E reja shqiptare, e cila jeton atje, gjatë koncertit të artistëve Dava Gjergji dhe Prengë Beci, më 1 gusht, mbante në duar flamurin “Autochthon”, por kjo i kushtoi shtrenjtë.
Balidemaj tregon se autoritetet malazeze e shoqëruan në polici vetëm për shkak se mbante flamurin në duar. Pasi u mor në pyetje, 19-vjeçarja doli para gjykatës dhe madje u gjobit.
Vlera e gjobës nuk është shumë e madhe, deri në 250 euro, por ajo që e ka lënduar të renë shqiptare është fakti se, sipas saj, gjoba është e padrejtë, pasi nuk ka bërë asnjë shkelje, por thjesht ka valëvitur flamurin me simbole shqiptare në tokën e të parëve.
Sipas Balidemajt, pas valëvitjes së flamurit gjatë koncertit të Dava Gjergjit dhe Prengë Becit, disa persona nga Gucia e konsideruan këtë veprim si provokim, por ajo këmbëngul se nuk ka pasur asnjë qëllim provokues.
Në reagimin e saj, 19-vjeçarja, e cila ka përfunduar gjimnazin dhe jeton në Martinaj, shprehet se e valëviti flamurin “Autochthon” me krenari për identitetin dhe historinë shqiptare.
Ajo kritikon edhe mungesën e reagimit nga përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, të cilët, sipas saj, nuk reaguan ndaj këtij rasti.
Në Guci, rreth 35% e popullsisë është shqiptare, ndërsa vite më parë ky qytet banohej kryesisht nga shqiptarë.
Procesi i asimilimit ka bërë që sot shqiptarët të përbëjnë rreth 35% të popullsisë, ndërsa shumicën, me rreth 57%, e përbëjnë boshnjakët.
Dy ditë më pas u mbajt një koncert tjetër në Plavë, ku performoi këngëtarja serbe Dragana Mirković. Në këtë koncert morën pjesë edhe shumë shqiptarë që jetojnë atje. Sipas Balidemajt, artistja njihet për afërsinë e saj me politikën radikale të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviçit, si edhe për deklarata që ajo i konsideron kundër myslimanëve dhe shqiptarëve.
Reagimi i 19-vjeçares Vatra Balidemaj pas gjobës për valëvitjen e flamurit shqiptar:
“Më 01.08.2026, gjatë manifestimit që mbahet çdo vit nga shqiptarët në Guci, valëvita flamurin ‘Autochthon’. Kjo i shqetësoi dhe u konsiderua provokim nga disa banorë të Plavës dhe Gucisë (boshnjakë), gjatë koncertit të Dava Gjergjit dhe Prengë Becit.
Të nesërmen pas koncertit më morën në deklaratë, përfundova në gjyq dhe mora gjobë.
Disa shqiptarë që janë në partitë ‘shqiptare’ nuk reaguan, sepse nuk e kanë guximin, pasi janë nën pushtetin e malazezëve.
Flamurin e valëvita me krenari për heronjtë dhe kombin shqiptar, në trojet e mia. Kjo është e drejtë e imja.
Jemi autoktonë dhe jo të ardhur në vendin tonë.
Sipas tyre, flamuri i ‘Sanxhakut’ nuk është provokim, ndërsa simbolet shqiptare po.
Rrnoftë Shqipnia!
Me respekt,
Vatra Agron Balidemaj.”
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të padisë qeverine shqiptarë në Abritrazh duke kërkuar kompesim maksimal p&eum...
Zjarr i madh pranë nënstacionit 220 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk pati rrezik për objektin energjetik Nj&e...
Muaji gusht, i cili përfaqëson kulmin e sezonit turistik dhe periudhën me hyrjet më të mëdha të valutës në ekonom...
Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës kur salla operative ësh...
Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku është shënuar një grabitje me...
Interpol Tirana ka finalizuar me sukses dy operacione të ndara për ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim nd&eu...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Penkovë në Bashkinë e Selenicës, duke shkaktuar dëm...
Një 40-vjeçar i dënuar me burg për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga policia në Krujë. Sip...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga plazhi i Velipojës, ku tre persona janë filmuar duke lëvizur me ...
Mijëra shqiptarë janë duke humbur jetën në mënyrë të parakoheshme për shkak të shpenzimeve të ulët...