Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është zhytur në një krizë të thellë funksionimi, duke lënë dhjetëra pacientë me sëmundje tumorale pa trajtimin jetik të radioterapisë.
Për tre ditë me radhë, të dy aparaturat e vetme të rrezeve në vend, të njohura si akseleratorë linearë, dolën jashtë funksionit, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke rrezikuar jetën e të sëmurëve.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Osman Stafa u shpreh se rreth 100 pacientë në ditë, të cilët udhëtojnë nga i gjithë vendi, nga Malësia e Madhe në Përmet, u kthyen mbrapsht pa marrë shërbimin e domosdoshëm.
Përballë këtij skandali, thekson gazetari, drejtuesit e QSUT-së tentuan ta minimizojnë problemin duke deklaruar se defekti zgjati vetëm një ditë dhe u riparua menjëherë, një pretendim që hidhet poshtë si gënjeshtër nga gazetarët që ndjekin çështjen, të cilët këmbëngulin se pacientët mbetën pa shërbim për tre ditë.
Denincimi i gazetarit Stafa ka qenë edhe më i rëndë, ku tha se një marrëveshje e përbashkët Shqipëri-Itali, nuk lejon që pacientët me kancer të mos kurohen në vendin fqinj, pasi autoritetet shëndetësore kanë njoftuar ati italiane se i ofrojnë të gjitha shërbimet.
‘Në Itali ka qenë një rast i një koleges tonë gazetare, që i kanë përdorur këto dhe kanë fituar gjyqet, kanë fituar të drejtën për të fituar azil dhe për t'u trajtuar atje, sepse nuk konceptojnë ato vende që mos të kesh brakiterapi, madje e cilësojnë si shaka. Apo kur takohemi ne këtu me individë të cilët janë pra jashtë Shqipërisë, që vijnë interesohen për situatën e shëndetësisë dhe i them që nuk ka brakiterapi. Jo më thonë, nuk është e vërtetë, s'mund si mund të mos ketë’, u shpreh gazetari Osman Stafa.
Përveç defekteve të aparaturave, Onkologjiku vuan nga mungesa kronike e pajisjeve thelbësore. Prej 12 vitesh, aparati i brakiterapisë, thelbësor për trajtimin e grave me kancer gjinekologjik, ka qenë funksional vetëm për 8 muaj.
Problemet nuk ndalen këtu. Pacientët në shërbimin e hematologjisë vuajnë nga mungesa e barit jetik Daratumumab, edhe pse tenderi për blerjen e tij është kryer dhe fondet janë paguar. Ilaçi thjesht nuk gjendet. Ndërkohë, heshtja është absurde, mjekët dhe stafi mjekësor qëndrojnë të heshtur përballë dramës së pacientëve.
Pacientët dhe familjarët e tyre janë lënë vetëm, duke luftuar jo vetëm me sëmundjen, por edhe me një sistem që duket se i ka braktisur plotësisht.
"Luhet me vdekjen, luhet me jetën e njeriut, luhet me dhimbjen, luhet me gjëra në atë në atë spital, prandaj prandaj nuk është asnjëherë e mërzitshme për t'i dhënë hapësirën në mënyrë që të paktën të dëgjohet diku zëri jonë dhe i atyre pacientëve në mënyrë që të mund të ketë diçka, të mund të bëhet diçka, sepse tre ditë në spitalin onkologjik nuk punuan të vetmet pajisje që shërbejnë për rrezet, që janë dy akseleratorët e vetëm që Shqipëria ka në punë aktualisht, se një tjetër e ka të prishur tek neurokirurgjia, një tjetër ende nuk është vënë në punë edhe pse ka ardhur tek spitali onkologjik dhe tre ditë pacientët mbetën duke u ngrohur në diell, sepse të dyja pajisjet dolën jashtë funksionit. Dhe për turpin e tyre, dhe e them këtë me me ndërgjegje shumë të qetë. Për turpin e tyre bën një deklaratë QSUT-ja ditën e djeshme dhe thotë, sot na u prish ne Linak 1-shi që është akseleratori 1. Gënjejnë sepse kishte tre ditë që ishte prishur. Pra këta gënjejnë, konceptin e gënjeshtrës e kanë pa pikën e turpit, e bëjnë, e bëjnë gënjeshtrën sikur nuk dinë se njerëzit dinë se çfarë bëhet në atë spital. Dinë, njerëzit dinë, gazetarët dinë, doktorët dinë, infermierët dinë, kushdo që punon në atë spital e di se kur është prishur. Dhe ata deklarojnë ditën e djeshme, sot na u prish, ne sot e rregulluam.
Jo. Është, është prishur që të martën në mëngjes dhe nuk ka funksionuar prej të martës, të mërkurën dhe të enjten. Sot e premte është rregulluar të dy akseleratorët mbrëmjen e djeshme. Pra në mbrëmjen e djeshme janë rregulluar të dy akseleratorët. Pas gjithë kësaj luftës, kaosit që prodhoi me pacientët të cilët janë 100 pacientë në ditë që vijnë për të bërë rreze në spitalin onkologjik. Dhe kjo është çmenduri, duke i bashkangjitur pastaj, mungesën e brakiterapisë. Gratë të cilat vuajnë nga kanceri gjinekologjik janë, janë, janë lënë në mëshirë të fatit, këtu bën sensi pozitiv për të ndihmuar. Okej, nuk e ke një shërbim, por mundësoje, rimbursoje asaj gruas, lidhur me një spital atje në Turqi, a në Itali se ne e kemi vllazëri. Folësi
Jo kemi dhe këtë me Turqinë mo, e pa pak atë videon nga spitali i Fierit ndërkohë që flet Osmani të lutem. Shumë mirë, kërkoje Italisë ti që ato gra, se nuk janë numër i pafundmë, të cilat vuajnë nga kanceri gjinekologjik, të shkojnë në Itali për të bërë ë seancat me brakiterapi. Dy, tre seanca janë, nuk janë shumë që të thuash është një situatë e pa e pakonceptueshme, nuk mund të përballohen e të tjerë. Pra për çfarë na duhet një kryeministër ne në qoftë se nuk zgjidh këto? Shkon në Turqi, çon tenderin e tunelit të Llogarasë atje, bëjnë pazare për tunelin e Llogarasë në kurriz të shqiptarëve 50 milionë euro. Ato 50 milionë euro mund t'i kishin futur në një spital. Kishin blerë nuk e di se sa brakiterapi, sa petskan, sa akselerator, sa skaner, sa rezonanca. E kishin, e kishte mbyllur Shqipëria për nja 15 vitet e ardhshme gjithë këtë situatën e këtyre e këtyre pajisjeve.
Pra është, është tallëse se nuk, pra përveçse nuk ka vullnet për të rregulluar, mundësia është se mund të rregullohen këto gjëra rregullohen. Po këtu domethënë, këtu i kanë lënë ata njerëzit, po më mirë, ju ra kjo sëmundja ju, po shkoni mor vdisni. Po më, po më detyrojnë dhe duhet të flas dhe unë në këtë formë që dhe njerëzit ta kuptojnë. Janë 100 persona në ditë atje që presin të marrin rreze. Dhe tre ditë këta nuk i morën. Asnjëri zero, i kthyen të gjithë. Po se vinin nga Malësia e Madhe, se vinin nga Tepelena, nga Përmeti, se merrnin këta një taksi se duhet ta paguajnë, i shkon 100.000 lekë taksia vajtje ardhje, se nuk ecin dot, nuk vijnë dot me autobus, nuk vijnë dot me furgona e të tjerë e të tjerë, se nuk janë ata hip zbrit, se janë pacientë onkologjik, janë të moshuar.
Dhe situata pastaj kthehet në dramatike, kthehet në dramatike. Dhe pa pikën e turpit pastaj dhe turp ju vij, QSUT-ja gënjen, drejtoria e QSUT-së gënjen. Pse gënjejnë? Pra, këta gënjejnë edhe për elemente të tilla. Po imagjino pastaj për ilaçet, po imagjino pastaj për ë pajisjet e tjera që mund të prishen që i mbajnë të fshehta. Po imagjino pastaj situatën me pacientë të caktuar që këta i mbajnë të fshehta. Çfarë po bëhet? Është qendra më e madhe universitare. Çfarë bëjnë pastaj? Po të shikosh se ditë për ditë kaloj aty unë, më duket sikur ajo, ato katet e atyre dy ndërtesave që po bëhet, njëra parking, njëra hotel, ecin me një ritëm të frikshëm. Të ishte bërë spital. Të ishte bërë spital se do fitonim ne, pacientët, qytetarët shqiptarë. E aty ngrihet hotel, ngrihet parking se do duan të fitojnë këta.
Këta nuk e kanë hallin për të trajtuar pacientët. Këta e kanë hallin me fituar. Dhe unë nuk e di, për ta përmbyllur këtë këtë këtë fjalë. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në gjithë CV-në e saj, në gjithë eksperiencën e saj jashtë vendit. A ka pasur ajo një vend që të ketë vetëm dy akselerator dhe të mbahet gjithë Shqipëria me dy akseleratorët? A ka pasur ajo një vend, në çdo spital ku ka punuar, se ka qenë e kësaj fushe, të ketë një spital në 12 vite pa brakiterapi. Në 12 vite ajo pajisje ka punuar tetë muaj. KLSH-ja thotë vetëm për dy vite, është raport zyrtar i KLSH-së i vitit 2024, thotë vetëm për dy vite 600 grave ju është mohuar trajtimi me brakiterapi. Po për 12 vite sa grave, nënave, vajzave ju është mohuar trajtimi jetik me brakiterapi që është rrezatimi i brendshëm dhe është vetëm për gratë të cilat vuajnë nga kanceri gjinekologjik. Pra është çmenduri totale.
Po petskan, 35 vite. A di ministrja e shëndetësisë një vend pa petskan që pacientët torturohen, marrin avionet, marrin makinat e tyre për të ikur, sa në Greqi, sa në Turqi, sa në Itali, sa në Maqedoninë e Veriut për të bërë një petskan? E si e zëvendësojmë ne në Shqipëri? E zëvendësojmë me skaner me kontrast. Hiç gjë. Pra të mbyllësh një plagë, të bëhet një plagë e madhe në trup që mund të, pra nuk e di se çfarë mund antibiotikësh mund të kërkojë dhe ti e trajton në mënyrë të jashtme me nuk e di me ndonjë ilaç të caktuar. Kur ti ndërkohë kërkon antibiotikun për atë pacient. Dhe prandaj them është çmenduri dhe nuk është e mërzitshme sikur çdo ditë të flasësh për atë spital, sepse realisht luhen jetët e njerëzve dhe është një dramë jetësore e cila luhet çdo ditë. Si tek kimioterapia, si tek radioterapia në spitalin onkologjik, por mos harrojmë edhe shërbimin e hematologjisë, ku pacientët, pra është shërbim tjetër i vendosur diku tjetër tek gjashtëkatëshi i ri që quhet, dhe vuajnë pacientët prej kohësh për barin Daratumumab. Është një bar jetik për ta, ë shumë i rëndësishëm, por nuk e kanë më. Është bërë tenderi, janë paguar lekët, ilaçi s'është.
Pacientët realisht, ditën e djeshme, se shkoj përditë në atë spital, sidomos pas atij kërcënimit domethënë që mora, vendosa ditë për ditë gjysmë ore, një orë atje të shkoj, pra paraqitem, e kam bërë si punë time të dytë. Pacientët realisht, një pjesë e tyre, për shembull unë e pashë dhe dje kishin frikë sepse ishin nën vazhdimësinë e rrezeve. Psikologjia e tyre ashtu u thoshte, nuk donin të dilnin për të bërë denoncim. Dy të tjerë pranuan, erdhën, denoncuan, një zonjë nga, mos gaboj nga jugu i Shqipërisë, nga Përmeti mos gaboj, e cila deklaronte që unë kam tre ditë që vij, tre ditë kthehem. Bënte, bënte, bënte rreze, i ka thënë mjeku ti do bësh 25 rreze dhe po i shkojmë për dy muaj sepse ka ndërprerje. Po ashtu edhe një zotëri nga Malësia e Madhe, i cili tha, po vij për rreze, tha, po s'kam bërë, tha, kam tre ditë që s'bëj rreze, tha. Vij këtu, më thonë që s'ka, rri, tha, pres, tha se mos ndoshta mund të rregullohet pajisja se thonë që është duke u rregulluar, kalon orari, pastaj marr makinën prapë të cilën e kam aty dhe shkoj prapë në Malësi të Madhe. Dhe kjo është thuajse përditë.
Pastaj vijnë pacientët të cilët kanë këtë mungesën e Daratumumab-it që them unë barit, vijnë aty thonë, kemi tre muaj pa marrë ilaçin. Tre muaj mo, nuk kemi ku e gjejmë se s'e blejmë dot. Është shumë i shtrenjtë. Pastaj vijnë pacientët të cilët janë tek, tek, që bëjnë kimioterapinë në spitalin onkologjik. Edhe këta me probleme të mëdha. I vendosën 30 poltronët e rinj pas presionit publik që u bë, me e kemi bërë edhe këtu në emisionin tënd së bashku e në emisione të tjera ku kam qenë i ftuar, janë 30 poltron, janë 100, 100 e gati 20 pacientë që bëjnë kimioterapi, janë të pamjaftueshëm. Këta menduan se... Mbeten në këmbë. Kjo është, kjo është forma sepse nuk e di, 75.000 euro, po aludon në burimet e mia i ka kushtuar donatorit privat që të vendoste ato karriget, pra poltronët e ri që quhen, të vendoste atë, të rikonstruktonte atë pjesën e dhomës aty dhe këta nuk, nuk ka, nuk ka shteti ynë mo, shteti i kopshtit Eden, se kjo është çmenduria.
Kjo, atëherë unë nuk e di fiks për këtë, por unë di të paktën çfarë po ndodh në vende të tjera. Për shembull në Angli, në Francë, në Belgjikë kam raste dhe në Gjermani. Pra kam raste të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri dhe kanë shkuar atje, kanë marrë trajtime dhe paktën ka një vit, një vit e pak, ku vendet e atjeshme, pra këta janë persona që shkojnë atje, kërkojnë azil se thonë nuk trajtohemi dot në Shqipëri se jemi me kancer dhe janë me kancer. Dhe u u thonë autoritetet atje, jo, Shqipëria ka deklaruar se të gjitha pra sëmundjet e kancerit trajtohen në Shqipëri, çka do të thotë se ju mund të largoheni. Dhe kam qenë vetë, pra një person i cili kam bërë deklarime që i kam firmosur, kam mbledhur fakte, pacientë të tjerë kanë marrë dhe deklaratat, intervistat që unë kam bërë dhe i kam përdorur në gjyq në Angli një rast të caktuar, apo edhe në Itali ka qenë një rast tjetër, një i afërmi i një koleges tonë gazetare, që i kanë përdorur këto dhe kanë fituar, kanë fituar gjyqet, kanë fituar të drejtën për të fituar azil dhe për t'u trajtuar atje, sepse nuk konceptojnë ato vende që mos të kesh brakiterapi, madje e cilësojnë si shaka. Apo kur takohemi ne këtu me individë të cilët janë pra jashtë Shqipërisë, që vijnë interesohen për situatën e shëndetësisë dhe i them që ore nuk ka brakiterapi.
Jo më thonë, nuk është e vërtetë, s'mund si mund të mos ketë. Po ja more, i i tregoj deklaratat e QSUT-së që unë kam marrë, për petskanën gjithashtu, se i kam deklarata zyrtare që m'i kanë dhënë dhe deklarojnë se nuk kanë. Pra dhe ajo çfarë po të thoja Flavio, është shumë çmenduri. Pra për 75.000 euro që të shtojnë edhe 30 poltron të tjerë, shteti i kopshtit Eden, 4.3 milionë euro që ka kushtuar vetëm për hormonet e kryeministrit, po e po e them realisht për hormonet e kryeministrit se nuk ka asnjë lloj vlere publike, ne e kemi aty vetëm për qejfin e tij, ndërkohë për pacientët që vuajnë nga kanceri, ne nuk shtojmë dot edhe 30 poltron të tjerë. Mos çmenduri, është për të vënë duart në kokë. Është për të vënë duart në kokë dhe në shtetin e dy satelitëve që kushtojnë 6 milionë euro, ne nuk kemi 75.000 euro për të shtuar edhe 30 poltron të tjerë. Në shtetin e inceneratorëve, në shtetin e tigrave, në shtetin e luanëve, nuk e di domethënë, në shtetin më të vjedhur, ne nuk kemi 75.000 euro për t'ia çuar të sëmurëve me kancer. Pra ne nuk kemi lekë për t'ia çuar atyre të cilët luftojnë me jetën, që kanë të drejtën e tyre, është e drejtë kushtetuese. E janë lajmëruar të gjithë, e ke parë ti atë, se do ta them të fundit këtë. Po. Shkon kryeministri i vendit në ato vendet arabe dhe ka marrë një çmim atje, domethënë, nuk e di, dhe të gjithë deputetët e PS-së në të njëjtin tekst copy-paste që ka shkuar në grupin parlamentar të Partisë Socialiste e kanë publikuar, përveç disave, se i kam kontrolluar profilet e tyre.
E ndërkohë për një zonjë e cila kishte nevojë për Pembrolizumabin, një bar jetik për atë, pra vjen në Shqipëri ky bari, por për gruan që vuan nga kanceri gjinekologjik nuk jepet. Ndërkohë ti duhet të kesh vetëm kancer melanomë apo kancer gjiri që ti ta marrësh këtë barin. Ti që ke këtë kancerin tjetër nuk e merr dot. Ti do vdesësh i thotë ai, sepse ne kemi vetëm për këta që kanë kancerin e lëkurës apo kancerin e gjirit. Pra e kupton çfarë bëhet këtu? Edhe është lajmëruar presidenti, janë lajmëruar deputetët, gratë, Kuvendi i Shqipërisë. Edhe po ashtu edhe këtë, një letër të fundit e një gruaje e cila thoshte, ore jeta ime është në dorën tuaj se nuk bëj dot brakiterapi. S'kam lekë more, po jam në shtëpi. Prapë do ua dërgoj tani se do nisin seancën së shpejti, por asnjë nuk publikon nga këto. Zero, asnjë nuk merret njeri me gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik. Këta merren me çmimet e mëdha, heroike, stoike që merr kryeministri i vendit. Pra ne jemi republikë bananesh realisht. Ose ky kryeministër e ka ndarë mendjen dhe thotë unë këtyre njerëzve nuk i, nuk, nuk i njoh, nuk i duroj, s'merrem me këta se këta nuk jetojnë në realitetin tim, ose ky kryeministër jeton në një realitet tjetër që s'ka pikën e lidhjes me Shqipërinë e është i rrezikshëm për ne.
Unë nuk e di në çfarë vendi të botës, Flavio, një opozitë nuk organizon pesë, 10, 15 deputetë apo një deputet që të merret me shëndetësinë në Shqipëri sepse qytetarët shqiptarë, e kemi thënë në emisionin tënd, pas datës 20 nuk bëjnë më analiza. Onkologjiku në skandal. Trombektomia nuk bëhet në neurokirurgjinë e QSUT-së. E sa e sa skandale të tjera. Si more nuk i qëndron njeri mbrapa, është opozita e Shqipërisë. Është gjoja qeveria, të themi partia në hije ose qeveria nën hije që nesër pretendohet të marrë pushtetin. Ku janë këta mo? Ku janë këta? Ku janë këta se kemi ngelur domethënë, bëj ti një emision, fol unë këtu edhe kaq mbaroi historia. Janë, janë më të fuqishëm sesa ne ndoshta. Ta bëjnë ata këtë betejë se është opozita e Shqipërisë. Përveç kësaj domethënë, përveç se nuk merren fare, ke dhe ndonjë aty që thotë se lëre se nuk zgjidhim gjë me këtë. Dhe është e turpshme, nuk flitet aty dhe realisht mua kjo më vjen keq.
Ka një diçka që po ndodh sepse ata s'kanë marrë akoma rrogat e dhjetorit. Mjekët, infermierë, mjekë, sanitare, kushdo, në thuajse në gjithë spitalet e gjithë Shqipërisë dhe më shkruajnë mua, më thonë, ngrije këtë çështje, shiko se kemi marrë rrogat, kemi dhjetorin, kemi kredi dhe me të drejtë kanë se janë të gjithë personeli shëndetësor. Kemi kredi, kemi gjëra për të blerë, kemi ushqime, kemi fatura për të paguar. Dhe unë kam thënë vetëm një gjë atyre personave që më është dashur t'i kthej një përgjigje. Po mirë mo, në momentin që unë kam bërë një betejë për pacientët, në momentin që kam ngritur zërin për pacientët, pse nuk e ngritët, pse nuk e ngritët ju zërin për pacientët dhe tani kërkoni që unë të ngre zërin për ju. Jo. Ngrini zërin për pacientët, pastaj do ngremë zërin për ju. Sepse nuk është e drejtë që ke mjekët, sidomos në spitalin onkologjik, nuk e ka ngritur zërin dhe nuk e ngrenë zërin për pacientët."
Dalja e lumit Seman nga shtrati në zonën e Mbrostarit, Bashkia Fier, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori dhe biznese t&eu...
Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec. Tërmeti ka rënë r...
Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një burrë 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë në familje pas incident...
Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, i dyshuar për një seri vjedhjesh në disa banesa. Sipas të dh&eum...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave p...
Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Shkambi akuzohet veprat penale të...
Një qytetar ka dërguar mesazh në redaksinë e Piranjave duke denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Pirgut t...
Në hijen e tenderave publikë, larg transparencës dhe llogaridhënies, është ndërtuar një nga skemat më të dys...
Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar në mënyrë të përsëritur gjatë kohëve të fundit, duke akuzuar nj&eum...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur sekue...