Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

ITALIA- Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur për herë të tretë të mos konfirmojë ndalimin e 43 migrantëve të mbajtur në qendrat e ndërtuara nga Italia në Shqipëri. Gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre dhe kthimin në Itali, ndërsa ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Sipas mediave në vendin fqinj, emigrantët duhet të kthehen në Itali nesër në orën 12:00 në bordin e anijeve të rojes bregdetare. Kjo është hera e tretë që një gjykatë italiane vendos për kthimin e emigrantëve të mbërritur në Shqipëri.
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Asmirald Abazi LONDËR - Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Asmirald Abazi është dënuar me 30 muaj burg në L...
Pamje nga makina e djegur GJIROKASTËR - Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e k&e...
Takimi TIRANË - Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Tiranës, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian publikuan sot pro...
TIRANA- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë një reagim lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtorit të RTSH-s&e...
KRUJA- Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë...
TIRANA- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën me sasi lënde narkotike. Bëhet me dije se një 49-vjeç...
Pamje e dy të rinjve TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka publikuar së fundmi një video ku duken dy të rinj të cilët jan...
Donald Trump SHBA - Rikthimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë trazoi “ujërat” në Ame...
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një organizatë kriminale shqiptare, e cila grabiste shtëpitë luksoze në ...
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 30 janar lënien në fuqi të vendimit të Komisioni...