AKTUALITET

Masakra, atentate dhe hakmarrje/ Këto janë krimet më të bujshme për vitin 2025

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2025, 20:18
Masakra, atentate dhe hakmarrje/ Këto janë krimet më të

Viti 2025 u shenjua nga një seri vrasjesh, atentate mafioze, shpërthime me tritol të cilat nxorrën zbuluar një sistem të shembur sigurie dhe rendi për qytetarët. Ekzekutime me mesazhe të koduara, autorët e të cilëve në disa ngjarje, kanë mbetur mister i pazbardhur.

5 Janar – Vritet Ramazan Mataj në Shkodër. 33-vjeçari u ekzekutua me breshëri arme në zonën e Dragoçit, një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika. Të riut i zunë pritë në makinë dhe u gjet i pajetë brenda saj të nesërmen e ngjarjes. Autori i vrasjes ishte Arjon Hasaj, i cili dyshonte se motra e tij kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën.

12 Janar – Në një atentat pranë Pallatit me Shigjeta, mbeti i vrarë Bujar Nasufi. 56-vjeçari u qëllua pak para se të hynte në banesë. Për ngjarjen u arrestuan dy vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët porositën vrasjen e Nasufit. Shkak dyshohet se u bë një konflikt për motive pronësie mes familjes Nasufi dhe Xhani.

13 Janar – Kristian Marku alias Kristi Bardhi u ekzekutua në autostradën Vlorë – Fier pranë një karburanti në afërsi të fshatit Novoselë. 30-vjeçari nga Mirdita po lëvizte me një makinë tip “Volksëagen” në momentin e ngjarjes. Autorët, pas ekzekutimit, dogjën dhe e braktisën automjetin disa metra larg vendin të ngjarjes. Marku ishte nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Ai u qëllua teksa pinte kafe në lokalin e tij ndërsa nga plumbat u plagosën edhe 3 persona.

18 Shkurt – Kolë Manaj, pas 5 vitesh bashkëjetesë, zgjodhi t’i jepte fund marrëdhënies me Anila Prendushi, në mënyrën më makabre. Manaj qëlloi fillimisht me armë zjarri brenda automjetit, partneren e tij, dhe më pas u vetëvra. Prendushi ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes për shkak të plagëve të rënda. Ngjarja ndodhi në Shkodër. Çifti kishin pasu rmosmarrëveshje prej disa kohësh dhe ditën e ngjarjes Manaj i kishte shkuar partneres së tij në vendin e punës për t’u sqaruar. Anila Prendushi kishte tre fëmijë nga martesa e parë.

22 Shkurt – Rayan Alwan ishte vetëm 24 vjeçe kur u ekzekutua nga babai i saj, Fadi Alwan. E reja kishte mbërritur nga Gjermania në Shqipëri bashkë me të atin. Prindërit e 24-vjeçares kishin bashkëpunuar për ta sjellë të renë në Shqipëri me qëllim vrasjen e saj, pasi 24-vjeçarja nuk pranonte martesën e saj të imponuar nga familja.

17 Prill – Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit i ekzekutuar në vitin 2024, u vra në lokalin e tij ku disa vite më parë i ishte bërë attentat. Autorët udhëtonin me një mjet tip “Porche” i cili u gjet i djegur në Fushë Gjorm në Lezhë. Mjeti rezultoi i vjedhur një muaj para ngjarjes në Peqin. Roan Brahimit njihet si armiku i vjetër i Ervis Martinajt, ndërs arrethanat e vrajes së Prendit mbeten ende të paqarta dhe ngjarja pa autor.

27 Prill – Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba pranë banesës së tij në Vlorë, teksa kthehej nga puna. Autori i ngjarjes, Daniel Corneas, një shtetas rumun me precedentë të theksuar kriminal, i ndihmuar nga Kleanth Bylyku dhe Eris Mehmetaj, ekzekutoi me 4 plumba Hoxhajn. Ekzekutimi i 58-vjeçarit dyshohet se u porosit nga Dubai, pasi ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

19 Maj – Ermir Dedja, anëtari i grupit të Avdylajve, u vra në një atentat në Durrës. 29-vjeçari u qëllua nga një automjet tip “Seat” teksa po lëvizte në këmbë. I riu u dërgua në spital, por nuk iu mbijetoi dot plagëve.

1 Qershor – Saga 30-vjeçare e gjakmarrjes i mori jetën Pjetës Kazës, i cili u vra në oborrin e banesës së tij, në Tale të Lezhës. Kaza sapo ishte kthyer nga turni i natës pasi punonte në minierë. Trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët. Zanafilla e këtij zinxhiri vrasjesh lidhet me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen, i cili u vra më 7 janar 1994 në mes të qytetit.

Autorët e dyshuar, vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, u arratisën menjëherë pas ngjarjes. Në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i Ndue Kazës, vrau për hakmarrje dy vëllezërit në Laç, dhe për këtë ngjarje u dënua me 22 vite burg. Përplasja mes familjeve duket se nuk u ndal as pas kësaj. Më 28 prill të vitit 2024, në një lokal shqiptarësh në Bruksel, u vra Agustin Kaza, vëllai i 57-vjeçarit.

8 Korrik – Renis Dobra u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkopetit. 23-vjeçari dibran u mbyt fillimisht me litar nga tre vëllezërit Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët më pas e hodhën në liqen bashkë me mjetin e tij. Shkak për vrasjen e Dobrës dyshohet se janë bërë mosmarrëveshjet në pazaret e drogës pasi 23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike. Konflikti me 3 vëllezërit dhe Petrit Çakrrin (një nga bashkëpunëtorët) dyshohet se ka ardhur pasi Dobra ka tentuar t’i mashtrojë disa herë për sasitë e lëndëve narkotike.

28 Korrik – Kozeta Teço u gjet e pajetë brenda banesës së shkrumbuar nga flakët në Pogradec. Fillimisht, u dyshua për një zjarrvënie të qëllimshme, po rmë pas policia identifikoi autorin e ngjarjes, Ilirjan Selmani 37 vjeç, me të cilin dyshohet se viktima kishte lidhje intime. Selmani e kishte mbytur dhe goditur me mjet prerës Teçon, e më pas i kishte vënë flakën banesës. Autori u identifikua pasi ishte pikasur duke hedhur në koshin e mbeturinave rrobat me njolla gjaku.

14 Gusht – Rasti i Martin Canit u ripërsërit në Maliq të Korçës, ku 14-vjeçari Erald Xhejo mbeti i vrarë pasi u godit me thikë në zemër, nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri. Ngjarja ndodhi pas një konflikti në local mes dy të miturve. Në pranga ra i mituri bashkë me babain dhe xhaxhain, të cilët e ndihmuan pas ngjarjes. Gjykata e Apelit në Korçë vendosi të lirojë nga qelia këta dy të fundit, çka për familjen e viktimës tregon se drejtësia nuk po vepron

4 Shtator – Kristian Kola u ekzekutua në ambientet e një lokali në Shkodër teksa po konsumonte kafe bashkë me një mikun e tij, i cili i shpëtoi plumbave. Kola nuk ishte një person me precedent penal. Autorët e maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se autori i vrasjes është Ragip Gila, i njëjti që ekzekutoi Armando Palin dhe Liridon Krajën.

8 Shtator – Dy të vrarë dhe dy të plagosur ishte bilanci i atentatit që tronditi Shkodrën, mëngjesin e 8 shtatorit. Viktima të plumbave mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, të cilët po konsumonin kafe me Erogen Bajroviç allias Vaso, i cili mbeti i plagosur bashkë me një kameriere të lokalit. Bajroviç, anëtar u fisit Bajri, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit. Autori i ngjarjes, Ragip Gila, ka pranuar autorësinë dhe ka pohuar se donte të vriste Bajroviç, çka ngre dyshime për një vrasje me porosi.

27 Shtator – Edoardo Sarchi, biznesmen Italian, u gjet i pajetë mes fshatit Salari dhe Nivicë. Sarchi ishte për gjueti bashkë me Eqerem Braçin dhe dy djemtë e tij, kur rrugës u përballën me një automjet që drejtohej nga Kamber Sulçaj, i cili kishte ndezur dritat e gjata. Aty mendohet të ketë nisur një debat që i ka nxjerrë palët nga makinat e tyre, pasi dritat e gjata nuk po fikeshin duke penguar shikimin.

Sulçaj nuk e ka lënë me kaq dhe duke i ndjekur nga pas teksa italiani dhe miku i tij po i shkonin në ndihmë djemve që kishin dalë për gjueti, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të makinave të ndaluara. Një plumb rikoshet me asfaltin, kapi në arterien kryesore në këmbë, dhe la të pajetë Edoardo Sarchin, i cili mendohet se fshihej pas makinës.

6 Tetor – Në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, aty ku dha vendimin e tij të fundit, gjyqtari Astrit Kalaja mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri nga Elvis Shkambi. Të plagosur mbetën Rakip dhe Elvis Kurtaj, pala tjetër në seancën gjyqësor me familjen Shkambi. Autori u vetëdorëzua pas ngjarjes, ndërsa në pranga u vu edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili bashkëpunoi në krim.

22 Tetor – Debati për ekspresin e kafes përfundoi me vrasjen e dy të rinjve në Manëz. Aranit Kurti dhe Flori Paluçi u vranë në afërsi të një karburanti. Ishte Paluçi i cili u konfliktua me Kurtin dhe shokun e tij, Daniel Pepën, për shkak se këta të fundit kërkonin nga kamerieri kafe kur ekspresi ishte fikur. Pasi dolën jashtë Flori Paluçi qëlloi për vdekje me armë Kurti, dhe më pas Daniel Pepa në mbrojtje të shokut, qëlloi Paluçin.

28 Tetor – Pushimet me familjen në vendlindje u kthyen në funeral për Keli Hoxhën. 42-vjeçari u vra me thikë nga Kristo Mema allias Kostandin Hoxha, pasi ky i fundit pretendoi se fëmijët e viktimës po i trembnin kalin. Keli Hoxha ishte duke shëtitur fëmijët me kalin e autorit, porn ë një moment, autori ka pretenduar se fëmijët po e bezdisnin kaln dhe në debat e sipër qëlloi për vdekje Hoxhën.

28 tetor – Indrit Ismaillari mbeti viktimë e një goditjeje me thikë nga kolegu i tij i punës, Filip Shehu. Autori picier dhe viktima kamerier punon në një restorant në zonën e Komunës së Parisit. Shehu pretendoi se viktima e bullizonte vazhdimisht dhe në momentin e ngjarjes ishte ndjerë i fyer.

11 Nëntor – Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani (Sheqeri) mbetën të vrarë pranë Aeroportit të Rinasit. Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit po udhtëonte bashkë me Sheqerin, në një makinë në pronësi të Elvis Kosovës. Autorët dyshohet se kanë qenë tre, ndërsa mjeti u gjet i djegur në Krujë.

30 Nëntor – Biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka allias Mëhalla u ekzekutua në Elbasan me dy plumba në kokë, pranë biznesit të tij “Xhaxhi Oil”. Viktima ishte pronar i karburantit ku ndodhi atentati, si dhe i rrjetit të taksive “El Taxi”. Autori i dyshuar i ngjarjes, Nevzat Spaho, u arrestua disa ditë më vonë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan