Shqiptarët e Genovës në Itali sërish në protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...
Ka nisur pasditen e kësaj të diele, protesta e 22 masive në Tiranë, ku qytetarët janë mledhur në “Sheshin Skënde...
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...
Trajneri i Japonisë, vlerëson mesfushorin Kamada pas fitores ndaj Tunizisë në Botëror.Japonia e shkatërroi Tunizinë 4-0 t&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas një postimi të një qytetareje nga Tetova lidhur me protestat kundë...
Nën vapën e fortë të Kansas City-t, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, po udhëheq me intensitet maksimal përgatitjet e...
Paratë në këtë vendin tonë nuk mjaftojnë asnjëherë, gjithmonë kur bëhet fjalë për ndërtime, i...
Protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet po i bashkohen edhe shumë qytetarë nga rrethet. Një protestues i ardhur nga Vlor...
Protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Rama i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Kosova, të cilët ka...

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u shpallën fajtor dhe dënuan shtetasit P.Sh. ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror për veprën penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’ parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe shtetasi A.Sh., djali i tij, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane u shfaqën lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online. Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH. Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar. Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar. Për sa më sipër, në përfundim të hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Berat kërkoi dhe u pranua nga gjykata:
Deklarimin fajtor tëtëpandehurit P. Sh., për kryerjen e veprës penale të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
2. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim;
3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin për një afat prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën e Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij;
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim;
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. Sh. për kryerjen e veprës penale të “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” parashikuar nga neni 294/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vite burgim;
6. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim;
7. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.Sh. për një afat 2 vite e 8 muaj me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër pnale; dhe
8. Në zbatim të ne nit 35 të Kodit Penal të pandehurin A.Sh., i hiqet e drejta të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Personi që shihni në foton e mësipërme është Gazmir Rraja, kushëri i Rrahman Rrajës dhe i dyshuar si pjesë e grup...
Një konsorcium i udhëhequr nga kontraktori kroat Dalekovod ka nënshkruar një kontratë prej 19.7 milionë eurosh me operatorin shtet...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, në zonën q...
Një automjet tip BMW është gjetur i shkrumbuar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në afërsi t&e...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë publike arsyet pse nuk e ka votuar ligjin e ri për rivlerësimin e pasurive ...
Zbardhen detaje të dosjes hetimore të SPAK, që goditi pak ditë më parë grupin kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi R...
Ngjarje tragjike në mesditë në Qafën e Llogarasë. Rreth orës 14:35, një automjet është përfshirë nga flak...
Vlorë, merr flakë një makinë në Llogara, raportohet për një person të djegur brenda Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mb...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Blushi ka sulmuar ashpër qeverinë dhe mazhorancën se kjo e fundit ë...
Detaje të reja janë zbuluar për grupin kriminal të përbërë nga katërmbëdhjetë persona, Islam SEFA (alias XAK...