Protestuesi për gardhin në Kakome: Do ta rrëzonim me duar, e hoqën vetë me eskavator
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...

Është zbardhur dëshmia e Kostandin Voglit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjashtë të Sarandës, ku humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri 66-vjeçari Rexhep Ismaili.
Në deklarimin e tij para oficerëve të policisë gjyqësore, Vogli ka rrëfyer dinamikën e konfliktit, duke treguar se gjithçka nisi pas një përballjeje me Viktor Ruçin në makinën e tij, teksa kthehej nga plazhi i Krorezës në drejtim të Sarandës.
Sipas dëshmisë, ai kishte ndaluar fillimisht në Qafë Gjashtë dhe më pas pranë një lokali mishi për të blerë cigare dhe ushqime. Kur u kthye te automjeti, ai pretendon se gjeti brenda makinës Viktor Ruçin, të cilin e ka burrin e tezes.
“Dil nga makina, të kam ndonjë borxh”, deklaron se i tha Voglit, ndërsa Ruçi i kërkoi të lëviznin pak më lart për t’u sqaruar. Situata u tensionua, por më pas u qetësua përkohësisht pas ndërhyrjes së pronarit të lokalit.
Më tej, Kostandin Vogli tregon se kontaktoi të vëllanë, Margaritin, dhe më pas u nisën drejt Gjashtës bashkë me disa persona të tjerë. Ai pranon se morën edhe tre shkopinj me vete, ndërsa gjatë rrugës janë paralajmëruar se para na presin edhe makina të tjera.
Sipas dëshmisë, përplasja ndodhi pranë lokalit të të ndjerit Rexhep Ismaili. Vogli thotë se zbriti nga makina bashkë me të vëllanë, duke sharë dhe tentuar të godiste me shkop, por situata degradoi menjëherë.
“Në përleshje e sipër dëgjova dikë të bërtiste ‘Nori kallash’. Pashë një person nga ana e lokalit me kallashnikov në dorë”, ka deklaruar ai.
Vogli rrëfen se në ato momente tentoi të fshihej në makinë, por më pas u qëllua në këmbë. Ai u largua fillimisht drejt Shën Vasilit, ndërsa më pas, bashkë me të vëllanë, u strehuan në zonën e Nivicës.
Sipas deklarimit të tij, ai qëndroi i fshehur në një banesë të braktisur deri ditën tjetër, kur u dorëzua në polici në praninë e avokatit të tij.
Se i qëndroj thënieve të mia të dhëna në deklarimin e datës 08/05/2026, të dhëna në prani të oficerit të policisë gjyqësore, i cili shpjegon se ka qenë në plazhin e quajtur Krorez dhe pasi ka kryer disa punime aty, rreth orës 19:30 kam dalë nga plazhi i Krorezës dhe kam marrë makinën time tip xhip Rava 4, targa nuk më kujtohet dhe jam nisur në drejtim të Sarandës ku kam ndaluar në Qafë Gjashte, kam marrë diçka në fast food dhe jam nisur përsëri për në drejtim të fshatit. Në vendin e quajtur lokali i mishit kam ndaluar dhe kam marrë paketë cigare, kruasan dhe banane.
Kur kthehem te makina shikoj në brendësi burrin e tezes, Viktor Ruçi, mentalisht u stepa dhe i kam thënë: “Dil nga makina, të kam ndonjë borxh.” Në ato momente më ka dhënë çelësin e makinës pasi e kishte hequr nga vendi ku ishte dhe më thotë: “Ik pak më lart që të sqarojmë.” Unë dola nga makina dhe i them: “Sqarohu këtu, s’kemi pse lëvizim,” dhe në ato momente unë marr vëllain tim Margarit në telefon dhe i them se më ka hyrë Viktor Ruçi në makinë.
Në atë moment është afruar Lili, i cili është pronari i dyqanit të mishit dhe aty u zbut muhabeti. Në atë moment unë i kam thënë Viktorit:
“Do vij te karburanti të të takoj bashkë me vëllain tim.” Kur fillova lëvizjen me makinë, pasi Viktori doli dhe iku për nga karburanti, unë kam marrë vëllain tim dhe i kam thënë mos të nisej se po vij.
Në Nivicë te lokali i Poli Gjonit takoj Lulëzim Tabakun, shokun tim, dhe i them a ke folur gjë me Margaritin dhe ai më tha jo nuk kam folur dhe unë shkoj në shtëpi, diskutova me vëllain tim dhe mora 3 shkopinj dhe makinën tip Polshe jemi nisur për në Gjashte. Gjatë rrugës që po shkoja për në Gjashte kam takuar përsëri Lulëzim Tabakun dhe u nisëm për në Gjashte për të takuar Viktorin dhe diku te Gurorja në Volloder kemi ndaluar pak dhe i them vëllait që të kthehemi pasi nuk e ndieja. Kur po bisedonim Luli na tha para na presin dhe makina të tjera dhe jemi nisur për në Gjashte. Unë isha para me makinë, Lulëzimi ishte me motor pas meje dhe makinat e tjera na ndoqën të cilat unë nuk i njihja kush ishin. Unë isha makina e parë dhe kam ndaluar te hyrja e lokalit të të ndjerit Rexhep. Aty kam zbritur bashkë me vëllain me shkop në dorë dhe kam sharë dhe goditur me shkop por nuk e ka zënë shkopi dhe në përleshje e sipër, pasi nuk kuptoja se çfarë po bëhej, dëgjoj një të bërtitur “nori kallash” dhe futa kokën te dera e pasme e pasagjerit dhe u futa brenda dhe shikoj nga ana e lokalit një person me kallash në dorë dhe kam zbritur nga makina kam shkuar në drejtim të rrugës nga ana e karburantit dhe kam ndier që u godita në këmbë dhe në këtë kohë kam shkuar te makina, kam ndezur makinën dhe jam nisur në drejtim të fshatit Shën Vasil. Rreth 50 m në rrugë shikoj vëllain tim të cilin e mora në makinë dhe u larguam në drejtim të fshatit. Në vendin e quajtur Volloder makinën e ka marrë vëllai im pasi unë nuk isha në gjendje dhe kemi shkuar deri në fshatin Nivicë dhe aty unë kam zbritur nga makina dhe jam futur në një shtëpi të braktisur ndërsa vëllai iku në drejtim të fshatit Shën Vasil. Unë kam qëndruar në banesën e braktisur deri ditën tjetër rreth orës 13:00–14:00 ku ka ardhur avokati im dhe kemi ardhur dhe jam dorëzuar.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar (SPAK), ka lexuar këtë të martë (12 maj 2026), konkluzi...
Katër persona janë arrestuar pas një hetimi disa mujor të Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë t&eu...
Policia e Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e qy...
Portali që ofron shërbime për qytetarët, e-Albania do të jetë jashtë funksionit duke nisur nga 15 maji. Në një n...
Ditën që kryeministri Edi Rama çuditi botën kur tha se Shqipëria është përpara Gjermanisë dhe Suedisë sa i...
Një 21-vjeçare me origjinë nga Korça, e cila denoncoi të dielën një mjek kirurg, ka rrëfyer se si ishte ngacmuar s...
Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2025, sipas të dh&e...
Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhënave që u pu...
Punimet që po zhvillohen në qytetin e Lezhë për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza kan&eum...
Një shtetas në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet, me qëllim ekstradimin drejt Kosova, pasi ishte d&e...