“Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, reagon vajza e Jakup Krasniqit: Unë do të vdes me bindjen në pafajësinë e babait tim
Pas vendimit të sotëm në Hagë, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi. Në një status të publikuar n&...
Pas vendimit të sotëm në Hagë, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi. Në një status të publikuar n&...
Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çl...
Pas vendimit në Gjykatën Speciale, turma që gjendej në sheshet e Prishtinës është nisur drejt selisë së EULEX-it,...
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtris&e...
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dënimin me gjithsej 81 vite burg për komandantët e UÇK-së Hashim Tha&cced...
Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi çmimi i naftës ka qëndr...
Pas dhënies së dënimit në Gjykatën Speciale në Hagë, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rex...

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Spitalin Rajonal të Durrësit (2015–2018), i publikuar në vitin 2019, (i fundit deri më tani referuar mbetjeve) evidentoi shkelje serioze në menaxhimin e mbetjeve spitalore në atë spital
Raporti thekson se mbetjet e rrezikshme nuk janë trajtuar sipas klasifikimit përkatës por si të zakonshme, në kundërshtim me ligjin, ndërsa në një tjetër konstatim nënvizohet se “dokumentacioni i administruar nuk siguron prova të plota mbi kryerjen e shërbimit”.
Referuar raportit, u konstatuan shpenzime të paargumentuara (për shkak të mungesës së dokumentacionit justifikues) ndërsa nënvizohet se “grupi i auditimit nuk mund të shprehet mbi saktësinë, plotësinë dhe vërtetësinë e kryerjes së shërbimit” .
Po ashtu, sipas raportit, nuk janë ndjekur procedurat e nevojshme për të siguruar që mbetjet të jenë asgjesuar realisht.
Por si është sot situata e mbetjeve në Durrës dhe sa janë reflektuar rekomandimet e KLSH?
Referuar përgjigjeve për Faktoje, në Spitalin Rajonal të Durrësit, ka një kontratë me një kompani të licencuar për asgjesimin e mbetjeve spitalore, por transparenca mbetet e kufizuar
Zyrtarisht, spitali deklaron për Faktoje se shërbimi me kompaninë e liçensimit kryhet sipas ligjit.
Për këtë proces, nga viti 2022 deri në 2025 janë paguar mbi 32 milionë lekë.
Por kur kërkohet të shihet kontrata, institucioni refuzon, duke e justifikuar me “sekret tregtar” dhe për pasojë ”nuk mund të bëhet publike” .
Në të njëjtën kohë, mbi mënyrën e matjes së mbetjeve, spitali deklaron se “sasia e mbetjeve matet me peshë reale përmes peshoreve elektronike në përdorim”.
Megjithatë, dokumentet tregojnë se peshorja për matjen e mbetjeve është vendosur në përdorim vetëm në vitin 2025, ndërkohë që raportohen të dhëna edhe për vitet më parë
Të dhënat e vëna në dispozicion nga Spitali Rajonal Durrës:
Për më tepër, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmon se spitali nuk është inspektuar prej pesë vitesh
Sipas autoritetit përgjegjës për monitorimin mjedisor, “Spitali Durrës nuk është inspektuar, por do të jetë pjesë e subjekteve të planifikuara nga ana e institucionit tonë për kontroll të kritereve dhe zbatimit të kushteve të lejes mjedisore”.
Por AKM thotë gjithashtu se Spitali Rajonal Durrës kryen transportin e mbetjeve sipas kontratave me subjekte tË liçensuara
“Subjektet që janë të pajisur me leje mjedisi janë objekt kontrolli nga kjo agjenci”, thotë AKM
Auditimet e mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se problematikat në Spitalin Rajonal të Durrësit nuk kufizohen në një proces të vetëm apo në një periudhë të caktuar.
Nga menaxhimi i mbetjeve spitalore, ku mungesa e dokumentimit dhe verifikimit e bën të vështirë vlerësimin e plotë të shërbimit, te funksionimi në situatë emergjence gjatë pandemisë, ku janë evidentuar dobësi në shërbime jetike, burime njerëzore dhe menaxhim financiar, vihet re një element i përbashkët: mungesa e mekanizmave efektivë të kontrollit dhe monitorimit.
Në këtë kontekst, gjetjet e auditimeve sugjerojnë se sfidat nuk lidhen vetëm me raste të veçanta, por me mënyrën se si funksionojnë dhe mbikëqyren proceset në tërësi, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e masave për adresimin e tyre në praktikë.
Në mungesë të transparencës dhe dyshimeve për sistemet e mbikqyrjes së procesit, menaxhimi i mbetjeve në spitalin rajonal të Durrësit nuk ofron garancitë e duhura të funksionimit.
Një aksident është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një grua te...
Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ...
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt edhe në rritjen e çmimit të biletës së transportit publik në t&eu...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Art&eum...
Pas publikimit të denoncimit në Piranja News, për kabinën elektrike që qëndronte e hapur në lagjen “Gurra” n&eu...
Grupi i hackerave “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës s&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, teksa e dhunuar ka mbetur një grua që ka përjetuar momente tmerri nga sulmi i papri...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një tjetër vilë në zonën e Palasës në pronësi të Mirlinda Karçanajt. ...
Rruga që lidh fshatrat e njësisë administrative Gjinar ka pësuar shembje të konsiderueshme, duke vështirësuar kalimin e aut...
Policia italiane në Venecia lokalizoi dhe arrestoi një ‘turist’ shqiptar që ishte përfshirë në rrjetin e shpërn...