Mediat holandeze: Kapet ‘mbreti shqiptar i kokainës’, solli 7.5 ton kokainë në Roterdam, iu sekuestruan 232 pasuri
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në di...
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.
Dëshmitari Mirza Veli u thirr nga mbrojtësit e të pandehurit Agron Qoli, për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen penale që përfshin të pandehurit, Dumani, Alibej, Xhixha, Hoxha, Qoli e të tjerë.
Dëshmitari deklaroi se nuk ka njohje personale me asnjërin prej tyre.
Veli, i lindur dhe banues në Durrës, me arsim të lartë dhe oficer i policisë gjyqësore në qytet, u pyet nga avokatët:
Avokati: A njihni ndonjë nga të pandehurit?
Dëshmitari: Agron Qolin e kam komshi, kemi shkuar njëherazi në pallat.
Avokati: Fatmira Dedane njihni?
Dëshmitari: Si komshije, por nuk kam pasur marrëdhënie personale. Ka pasur dy banesa, një në kat të pestë dhe një në kat të dytë.
Avokati: Raporti i Qolit me Fatmirën?
Dëshmitari: Qoli ka qenë administrator pallati, merrej me problemet. Nuk e di nëse kanë pasur marrëdhënie personale.
Avokati: Nga hyje dhe dalje nga pallati?
Dëshmitari: Pallati ka vetëm një hyrje për garazh, e njëjta për dalje.
Avokati: Kjo ishte e njëjtë edhe në kohën e vrasjes së Fatmira Dedës?
Dëshmitari: Po, nuk kishte pengesa rrugore.
Avokati: Ku bie hyrja e Agron Qolit?
Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam qenë te banesa.
Avokati: Ditën e ngjarjes ku keni qenë?
Dëshmitari: Në kafe. Më mori vëllai, kam parë trupin e të ndjerës në garazh dhe kam telefonuar policinë.
Ai shtoi se Agron Qoli komunikoi me vëllain e tij, duke e informuar për ngjarjen, por vetë nuk pati kontakt me të.
Avokati: Fatmira ka pasur persona të tjerë që jetonin me të?
Dëshmitari: Jo, vetëm një zonjë pastruese që e ndihmonte. Nuk kam qenë në ceremoninë e varrimit.
Pyetje nga gjyqtari dhe të pandehurit
Gjatë seancës, Agron Qoli dhe Petrit Qoli pyetën dëshmitarin për pozicionin e tij dhe hyrjen/daljen nga garazhi, duke u përpjekur të sqaronin marrëdhëniet dhe lëvizjet e ditës së ngjarjes.
Dëshmitari saktësoi se, në kohën e ngjarjes (2012-2013), ai ka qenë në punë në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa kafja që kishte pirë ishte 50-100 metra larg pallatit. Vëllai i tij kishte shkuar për të marrë makinën, ndërsa ai më pas njoftoi policinë.
Prokurori Dibra: Sa larg pallatit keni pirë kafe?
Dëshmitari: 50-100 metra.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte vënë re persona të tjerë afër trupit të të ndjerës.
Pas publikimit të denoncimit në Piranja News, për kabinën elektrike që qëndronte e hapur në lagjen “Gurra” n&eu...
Grupi i hackerave “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës s&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, teksa e dhunuar ka mbetur një grua që ka përjetuar momente tmerri nga sulmi i papri...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një tjetër vilë në zonën e Palasës në pronësi të Mirlinda Karçanajt. ...
Rruga që lidh fshatrat e njësisë administrative Gjinar ka pësuar shembje të konsiderueshme, duke vështirësuar kalimin e aut...
Policia italiane në Venecia lokalizoi dhe arrestoi një ‘turist’ shqiptar që ishte përfshirë në rrjetin e shpërn...
Prokuroria e Tiranës kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së nën akuzë për ‘Shpërdorim de...
Sot mori detyrën drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamalla...
Skënder Hita është betuar, mëngjesin e kësaj të marte, si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Me...
Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shp...