E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
TIRANË- Ditën e sotme më 5 dhjetor është zhvilluar mbledhja e dhjetë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP), e cila u drejtua nga Kryetarja e tij, Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, në mbledhje morën pjesë përfaqësues nga qeveria shqiptare si dhe institucione të tjera të rëndësishme si Banka Botërore, Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare të industrisë së pagesave.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga bankat, institucionet financiare jobanka, përfaqësues të operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë. Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili u shpreh se dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një revolucion në fushën e pagesave për tregun shqiptar, duke e transformuar rrënjësisht atë në çdo aspekt.
Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë e ka udhëhequr këtë transformim, duke u treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave dhe duke e drejtuar tregun drejt adoptimit të kontrolluar të këtyre ndryshimeve. Më tej, Guvernatori Sejko u ndal në dy momente kryesore që kanë kurorëzuar punën disavjeçare të Bankës së Shqipërisë, si katalizator i zhvillimeve në fushën e digjitalizimit të pagesave. Ai tha se vendimi i Këshillit Evropian të Pagesave për të pranuar Shqipërinë në juridiksionin e zonës gjeografike SEPA, shënon një arritje politike në nivel kombëtar, si një hap konkret drejt integrimit të vendit në tregun evropian.
Ndërsa përmendi se përfitimet konkrete ekonomike prej kësaj vendimmarrjeje do të jenë të shumëfishta, Guvernatori u bëri thirrje institucioneve financiare të nxisin përgatitjet me rigorozitet dhe përkushtim për të respektuar afatet e rregullores përkatëse, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë do të drejtojë procesin dhe do të mbështesë institucionet financiare të plotësojnë kriteret teknike të SEPA-s.
Gurvenatori theksoi se një zhvillim tjetër i rëndësishëm në fushën e pagesave ishte operacionalizimi i bankingut të hapur (open banking), i cili i jep klientit më shumë mundësi zgjedhjeje që të kryejë pagesa dhe transferta më të thjeshtuara, më të shpejta dhe me kosto më të ulët. Ai u shpreh se operacionalizimi i bankingut të hapur është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), i cili do të mundësojë digjitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët. Përveç përfitimeve personale të konsumatorit, në një plan më të gjerë, kjo risi sjell dobi të shumta në rrugën drejt formalizimit të ekonomisë dhe përfshirjes financiare.
Në veçanti, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë inkurajon bankat që të jenë sa më të orientuara drejt projekteve inovative, që synojnë ofrimin dhe rritjen e volumit të shërbimeve bankare në distancë, e veçanërisht atyre me impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e përfshirjes së parë financiare, ose e thënë më thjesht, hapjes së një llogarie bankare në distancë.
Në vijim, Guvernatori Sejko nënvizoi se Banka e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë promotore e iniciativave pararojë dhe nxitjes së inovacionit që kërkon koha për rritjen e mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Ai nënvizoi se në këtë proces, Banka e Shqipërisë ka bashkëpunuar dhe do të vijojë të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me institucione të tjera shtetërore si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencinë e Inteligjencës Financiare, me autoritetet vendase, si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe AKSK, si dhe me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe ekspertë të bankave.
Gjatë mbledhjes së 10 të KKSP-së u diskutuan projektet prioritare në fushën e pagesave si: bankingu i hapur, anëtarësimi në SEPA dhe pagesat e shpejta (Instant Payment). Në lidhje me bankingun e hapur, përtej zhvillimeve dhe përvojave në nivel vendi, u prezantuan dhe eksperienca të suksesshme të aplikimit të këtij koncepti në tregun evropian.
Nga ana tjetër, sa i përket anëtarësimit në SEPA, përtej përfitimeve dhe perspektivës që krijon ky anëtarësim, zj. Silvia Di Lillo, përfaqësuese e EPC, prezantoi edhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrin institucionet shqiptare deri në anëtarësimin e tyre në SEPA. Së fundi, gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua dhe projekti i pagesave të shpejta i iniciuar nga Banka e Shqipërisë, duke u fokusuar kryesisht në hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për operacionalizimin e klonit TIPS të ofruar nga Banka e Italisë dhe angazhimin e nevojshëm të aktorëve të tregut në këtë drejtim.
Foto ilustruese LAÇ- Një 18-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Laç. Arrestimi i tij ...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin sot me kërkesë të Prokurorisë konfiskimin e 7 vilave në...
Veseli KRUJË- Një 56-vjeçar është zhdukur prej 6 ditësh në qytetin e Krujës. Mësohet se personi i zhduk...
BRUKSEL- Deputeti finlandez Sebastian Tynkkynen ka kërkuar llogari nga kreu i EuroJust Michael Schmid në lidhje me krimin shqiptar. Në...
mario perlleshi, martin cani TIRANË- Avokati mbrojtës i Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së Martin Canit, ka ankimuar mas&eum...
Baste TIRANË- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka...
Autori TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për autorin e vrajses së 50-vjeçarit, Alfred Ded...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Burgu i Rrogozhinës ka dalë më nje reagim zyrtar në lidhje me arrastisjen e një të dënu...
luis meçe TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga momenti para sherrit tragjik që i mori jetën 14-vjeçari, Martin C...
Foto ilustruese SARANDË- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se sherri ndodhi në nj&...